Мы в Telegram
Добавить новость

Москвичей пригласили на спортивные мероприятия с 24 по 26 мая

25 мая: какой сегодня праздник, что было в этот день

В аэропорту Шереметьево запустили топливозаправщик с электродвигателем

На бульваре Победы в Ступине сделают видеонаблюдение и проложат линии освещения





Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mësimdhënësit rrisin pagat, por do të mbeten pa nxënës

Mësimdhënësit rrisin pagat, por do të mbeten pa nxënës

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Maqedoninë e Veriut thotë se ka arritur t’i përmbushë kërkesat e mësimdhënësve për rritjen e pagave prej 15 për qind dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Marrëveshja me Qeverinë është arritur pas një greve të përgjithshme që ka zgjatur rreth tri javë.

Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 janë në arsimin e mesëm dhe më shumë se 5,000 në kopshte.

Paga mesatare e arsimtarëve në sistemin parashkollor dhe fillor sillet në rreth 21,600 denarë (350 euro), ndërsa në arsimin e mesëm 22,500 denarë (365 euro).

Nënkryetari i Sindikatës, Tafa Ameti, thotë për Radion Evropa e Lirë se arsimi në Maqedoninë e Veriut përballet edhe me sfida tjera, si uljen e numrit të nxënësve, por edhe rënien e cilësisë në mësim.

Sipas tij, për shkak të largimit të shumë familjeve nga Maqedonia e Veriut, 2,640 mësimdhënës kanë mbetur pa orë mësimore kështu që pritet t’i humbin vendet e tyre të punës.

Radio Evropa e Lirë: Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) ka aprovuar marrëveshjen me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me kërkesat për rritjen e pagave dhe marrëveshjet kolektive në shkolla dhe kopshte. Sa i ka përmbushur kërkesat e Sindikatës kjo marrëveshje?

Tafa Ameti: Në bazë të të dhënave që i grumbulluam nga të gjitha rajonet, janë gjithsej 20 rajone, në mbledhjen e përgjithshme i dhamë mbështetje kreut të sindikatës që të nënshkruajë marrëveshjen e arritur me ministritë përkatëse. Në bazë të kësaj, pjesa dërrmuese e anëtarëve të sindikatës sonë janë të kënaqur me këtë që është arritur.

Radio Evropa e Lirë: Sindikata kërkonte një rritje të pagave prej 18.4 për qind në kopshte, si dhe në arsimin fillor dhe të mesëm, por edhe respektimin e marrëveshjeve kolektive ndërkohë që marrëveshja parasheh rritje prej 15 për qind. A përmbushen kërkesat e mësimdhënësve me këtë rritje?

Tafa Ameti: Gjithmonë kur hyhet në grevë të përgjithshme, nëse realizohen 50 për qind e kërkesave të sindikatave atëherë greva konsiderohet e suksesshme. Ne kemi arritur një rritje prej 15 për qind duke nisur me pagat e shtatorit. Në negociata flitet për minimumin dhe maksimumin e kërkesave dhe në fund arrihet një mes. Por, ne kemi arritur që të marrim pjesë edhe në hartimin e buxhetit për pagat në vitin 2023 dhe këtu kemi arritur të sigurojmë edhe një rritje prej 3.4 për qind.

 

E dyta që vlen të përmendet janë marrëveshjet kolektive, të cilat për kopshtet do të nënshkruhen deri në fund të qershorit, ndërsa për shkollat në shtator. Këto marrëveshje kanë shumë risi dhe më kryesorja është se kemi arritur që punonjësit të marrin edhe rrogën e 13-të që ndryshe njihet si K-15, për pushim vjetor, ndërsa kemi arritur që të gjithë mësimdhënësve që udhëtojnë në punë t’u paguhet transporti.

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj sa i përket pozitës së mësimdhënësve, por edhe të punonjësve të kopshteve në Maqedoninë e Veriut?

Tafa Ameti: Ishim me pagat më të ulëta në Ballkan, pra më së keqi se të gjitha shtetet, mirëpo tani me këtë rritje arrijmë te rroga mesatare afër 500 euro. Kjo është pak, por këto janë mundësitë dhe duke marrë parasysh problemet e shumta e krizën ekonomike, ky ishte maksimumi që mund të arrihej.

Radio Evropa e Lirë: Me cilat probleme përballet arsimi, përveç atyre për pagat që tashmë besoni se është zgjidhur si problem?

Tafa Ameti: Problemi kryesor, me të cilin përballet arsimi dhe mësimdhënësit është ai i mungesës së nxënësve apo uljes së numrit të tyre pasi kemi një largim të familjeve të tëra nga shteti, pa marrë parasysh se çfarë etnie janë. Në bazë të të dhënave që i kemi marrë nga Ministria e Arsimit diku 2,640 mësimdhënës do të mbeten pa orë mësimore. Pra, po përballemi me problemin e dytë, atë të largimit të mësimdhënësve nga puna apo shpalljen e tyre si tepricë teknologjike.

Radio Evropa e Lirë: Po cili është niveli i arsimit në Maqedoninë e Veriut pasi të gjitha të dhënat, qoftë vendore apo ndërkombëtare, flasin për një rënie të nivelit të arsimit?

Tafa Ameti: Arsimi te ne është në një nivel shumë të ulët. Ndoshta edhe krizat e përgjithshme, me të cilat përballemi, e kanë bërë të veten, por edhe mosinteresimi i fëmijëve për dije. Ka 30 vjet që jam në arsim por niveli i njohurive që marrin fëmijët është për t’u mërzitur dhe nëse vazhdon kështu, ne do të vijmë në situatë të kemi atë analfabetizmin modern.

Radio Evropa e Lirë: Sa ka të bëjë kjo me pandeminë e koronavirusit, pasi këtu gati dy vjet fëmijët nuk shkuan në shkolla, ndërsa tani pati edhe bojkot të mësimit. A do të arrihet të kompensohen humbjet?

Tafa Ameti: Kjo punë i takon Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe ajo do të vendosë, si dhe në çfarë forme do të kompensohen humbjet. Duhet të kemi parasysh se ne me dy javë vonesë e nisëm gjysmëvjetorin për shkak të pandemisë, por ne, si mësimdhënës, normalisht se pajtohemi për të kompensuar çdo ditë të humbur.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

ВС РФ атаковали аэродром Староконстантинов ракетами «Кинжал»

В Британии заявили о разваливающейся на части империи Макрона

Сергей Капков и Анна Пискунова: Все, кто делает фестивали, — адреналиновые зависимые

Внутриполитическая борьба в Эстонии спровоцировала новый пограничный конфликт с Россией

Музыкальные новости

"Спартак" и "Оренбург" сыграли вничью в заключительном матче РПЛ

Волшебное путешествие в мир музыки и кино

КУРОЧКА РЯБА - спектакль театра кукол Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети

Посол Антонов: Байден оскорбляет весь народ России в нападках на Путина

Новости России

Будут ещё аресты: Хазин объяснил, почему олигархи встанут на сторону Путина

ВС РФ атаковали аэродром Староконстантинов ракетами «Кинжал»

В Британии заявили о разваливающейся на части империи Макрона

Рогов: ВС России продвигаются в районе Старомайорского при помощи мотоциклов

Экология в России и мире

Театр кукол Бурятии "Ульгэр": Россия, Культура, Театр, Дети - Спектакль "Курочка ряба"

Количество пользователей-инвесторов на платформе «Атомайз» превысило 72000

Компактные ирригаторы, электрические щетки и насадки ДиФреш по старым ценам с доставкой в РФ

Бизнес-эксперт Екатерина Паршина дала 3 совета, как не стать самодуром в компании

Спорт в России и мире

Dagospia: Синнер и Калинская вместе поужинали в ресторане в Париже

Определилась первая соперница Рыбакиной на Ролан Гаррос

Новак Джокович и Хамад Меджедович сыграли в бочче на Ролан Гаррос | Виды спорта

Рафаэлю Надалю подмигнул слепой жребий // Первым соперником 14-кратного чемпиона будет четвертая ракетка мира Александр Зверев

Moscow.media

Мобильный принтер этикеток iMove T3Pro - лёгкий, производительный, компактный

23 МАЯ РОССИЙСКАЯ МЕЖДУНАРОДНАЯ АКАДЕМИЯ ТУРИЗМА ОТМЕТИЛА СВОЙ 55-Й ДЕНЬ РОЖДЕНИЯ. ФОТОРЕПОРТАЖ

По-хорошему у Путина с США не вышло. Один указ, который перевернул все санкции

Астана остается без российских денег. Россия закручивает Казахстану сразу несколько гаек.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Будут ещё аресты: Хазин объяснил, почему олигархи встанут на сторону Путина

В Ярославле изменили вокзал, на который прибивает «Чайка» из Рыбинска

ИСТОРИЯ ⟩ На смену собору Александра Невского мог прийти пантеон независимости

«Адвокат Валиевой: ей подсыпали допинг и сделал дедушка». Серьёзное расследование.