Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se në orët e hershme të 19 prillit janë dëgjuar shpërthime afër qytetit qendror Isfahan, ku ndodhet një bazë ajrore dhe një uzinë bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka raportuar se qendrat bërthamore të Iranit nuk kanë pësuar dëme. Burimet amerikane janë cituar të kenë thënë se zona është sulmuar nga Izraeli. (Përgatiti: Trim Haliti)
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në javët e fundit, duke rritur shqetësimet për mundësinë e një lufte të plotë në mes të armiqve të përbetuar.
Asistentit të avancuar Meta AI, që fuqizohet nga Llama 3, do t’i jepet hapësirë më e madhe brenda aplikacioneve si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger
Izraeli dhe Irani janë fuqi të mëdha ushtarake në rajon. Ushtria e Izraelit është më e vogël në numra, mirëpo ka teknologji më të avancuar dhe është e pajisur më mirë. Irani ka superioritet në shifra, mirëpo forcat e tij të armatosura varen nga një teknologji e vjetërsuar kur bëhet fjalë për disa lloje avionësh apo pajisjesh të blinduara.
Përgjigja e dyshuar ushtarake e Izraelit, në orët e hershme të 19 prillit, u duk se ishte e kufizuar për nga pesha dhe shtrirja, dhe se kishte për qëllim uljen e tensioneve me Iranin.
Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim. Masa vjen në kohën e “ankthit të shtuar në SHBA” për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, thonë analistët.
Popullata shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk i pranon kryetarët shqiptarë, por ka shumë mundësi që, më 21 prill, të mos votojë për largimin e tyre.