Të themeluara në vitin 1951, Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje multi-sportive që zhvillohet çdo katër vjet me përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Për herë të parë, Kosova do të jetë nikoqire e tyre në atë që do të jetë ngjarja më e madhe sportive e organizuar nga ajo deri më tani. Më 8 shtator, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e votoi kandidaturën Prishtina 2030, me 55 vota pro, tetë kundër dhe tri vota të pavlefshme, gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion. Читать дальше...
“Më e rëndë se vetë sëmundja bëhen dyshimet nëse marrim ose jo terapinë e duhur”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Elizabeta Ristovska, e prekur nga kanceri në gji, e cila tash e dy vjet po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Maqedoninë e Veriut. Ajo bashkë edhe me disa pacientë të tjerë për çdo mbrëmje proteston para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup me kërkesën për përgjegjësi, në lidhje me dyshimet se në Klinikën e Onkologjisë janë kryer keqpërdorime me barna, veçanërisht me terapinë e shtrenjtë biologjike... Читать дальше...
“Kur u zhvendosa në Varshavë menjëherë dëshiroja të gjeja bashkëkombës të mi bjellorus”, tha Natalka Hapanovich, një inxhiniere bjelloruse që u largua nga Minsku në dritë të shtypjes brutale pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të shtetit të vitit 2020. Hapanovich është bashkëthemeluese e Shkollës së Kulturës Tradicionale Bjelloruse në Varshavë. Ajo tregoi për Shërbimin Bjellorus të Radios Evropa e Lirë se si u themelua organizata një vit më parë. “Ne nisëm të njiheshim me bjellorusë... Читать дальше...
Ditët e Ariana Nilës nisin me ar dhe argjend. Qëkur ishte e vogël, ajo ka ndjekur me ëndje babanë e saj teksa ai punonte stoli të çmuara. Por, Ariana e ka çuar këtë zanat të trashëguar nga familja një hap më tutje. Tani, ajo ëndërron që krijimet e saj të shiten edhe në vende të tjera në Evropë e Amerikë.
Viti i ri shkollor në Kosovë, prej kohësh, nuk nis pa ndonjë sfidë - sivjet ishte sigurimi i teksteve shkollore, vjet ishte greva e mësimdhënësve. Por, ajo që e përcjell vazhdimisht, është mungesa e digjitalizimit të shkollave në epokën e bumit digjital. Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], të publikuara vitin e kaluar në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, tregojnë se numri i kompjuterëve në shkollat publike të Kosovës është 9.138, apo mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës. Читать дальше...
Së paku 632 njerëz kanë vdekur dhe 329 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë, raportoi të shtunën televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut. Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marrakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija. Numri i viktimave... Читать дальше...