Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai. Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri. “Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen... Читать дальше...
“[Derdhja e ujërave të zeza] shkakton sëmundje ngjitëse! Vetëm bretkosat dhe gjarpërinjtë që nuk nisin të dalin”. Me këto fjalë, Ismet Qakatolli, rom nga Graçanica, komenton derdhjen e ujërave të zeza pranë shtëpisë së tij, tash e sa muaj. Graçanica është një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të lumit Ibër në Kosovë, ku romët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë. Ata jetojnë kryesisht në disa rrugë në dalje nga Graçanica, që njihen si Lagjja e Romëve. Në këtë mëhallë, sipas pohimeve të banorëve... Читать дальше...
Dy burra kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen së mërkurës. Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente, ka thënë se dy burrat kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve. “Ata kanë pasur lëndime të shumta në kokë”, ka thënë Hitrova. Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë. Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste. Читать дальше...
Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar të mërkurën Jordan “Orce” Kamçevin nga Maqedonia e Veriut, me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur. Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut". Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet amerikane, përmendet se Kamçev është shpallur fajtor në rastin “Parcelat e Vodnos”... Читать дальше...
Ajri i nxehtë nga Afrika ka sjellë vapë ekstreme dhe ajër të lagësht në Ballkan, ku temperaturat në disa zona po arrijnë apo po kalojnë 40 gradë celsius, teksa turistët dhe vendësit po bëjnë çfarë po munden për të qëndruar të hidratuar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Gratë në Afganistan e kanë mbajtur një protestë të rrallë kundër vendimit të talibanëve për t’i mbyllur sallonet e bukurisë. Gratë janë dëgjuar duke bërtitur “punë, bukë dhe drejtësi”, teksa kanë protestuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Garda e talibanëve është përgjigjur me topa uji. Të drejtat e grave janë kufizuar ashpër prej kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021. Rreth 50 gra kanë marrë pjesë të mërkurën në protestë, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Talibanët... Читать дальше...
Institucionet për zbulim dhe kundërzbulim, si dhe sektori për luftimin e kriminalitetit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut nuk kanë dhënë asnjë informacion pas publikimit të Departamentit amerikan Tregtisë se kompania maqedonase “Cytrox” është pjesë e listës së zezë amerikane. “Cytrox” është kompani vëzhgimi me bazë në Hungari. Nga Agjencia për Zbulim e Maqedonisë së Veriut për Radion Evropa e Lirë thonë se “Cytrox" si kompani është e njohur për ta, porse nuk... Читать дальше...
Nisma rajonale, Ballkani i Hapur, për Shqipërinë është “mision i kryer”, ndërsa për Serbinë një histori që ende pret një “të ardhme të ndritur”. Nisma u ndërmor në vitin 2019 nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me qëllim përmirësimin e qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. Këto tri vende mbetën anëtaret e vetme të saj, pasi Kosova, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi nuk iu bashkuan. Por, statusi i ardhshëm i Ballkanit të Hapur, u vu në pikëpyetje... Читать дальше...
Më shumë se 700 persona janë dënuar me burgim pas trazirave që ka përjetuar Franca në fund të muajit të kaluar, ka thënë ministri i Drejtësisë në Francë, Eric Dupond-Moretti. Sipas tij, në total janë shqiptuar 1.278 dënime, dhe 96 për qind e tyre kanë pasur të bëjnë me akuza për vandalizëm dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë. Deri më tani është thënë se janë burgosur 600 persona. “Ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme që ta kemi një përgjigje të qëndrueshme dhe sistematike”, ka thënë Dupond-Moretti për radion RTL. Читать дальше...
Bota është duke u përballur me një valë të pamëshirshme të të nxehtit. Për pasojë, janë shkaktuar zjarre që tashmë kanë djegur pjesë të tëra të hemisferës veriore. Autoritetet shëndetësore nga Amerika e Veriut në Evropë dhe Azi, u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të hidratuar dhe të strehohen nga dielli.
Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës për lobim në SHBA - Afërdita Rakipi Communications dhe Ambal - nuk kanë pasur asnjë marrëveshje lobimi të regjistruar më parë në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në deklarimet e tyre, pronarët e dy kompanive, Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”. Читать дальше...
Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, është dënuar me katër vjet e tetë muaj burgim për dëbim të paligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë që kishin leje qëndrimi dhe leje pune në Kosovë, në atë që njihet si rasti “Gylenistët”. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prej ku iu shqiptua dënimi, u tha se Gashi shpallet fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës... Читать дальше...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor gjatë mëngjesit të së mërkurës, si përgjigje ndaj vendosjes së një nëndetëseje amerikane që mban armë bërthamore në Korenë e Jugut. Shefat e përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se midis orës 3:30 dhe 3:46 të mëngjesit, Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian. Ato fluturuan rreth 550 kilometra, para se të binin në det në lindje të gadishullit korean. Читать дальше...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq i Serbisë u ftuan nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Sipas burimeve të BE-së, janë dy qëllime kryesore që Lajçak do t'i ketë në bisedimet me shefat e dy delegacioneve. I pari është fokusi në zbatimin e plotë të Marrëveshjes që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi... Читать дальше...