Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike - nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborret. Sipas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”.