Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim për sulmin e 2023-tës në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendimi i 24 prillit u kundërshtua nga mbrojtja e të pandehurve, ndërsa nga autoritete në Kosovë u vlerësua si i pjesshëm derisa Millan Radoiçiq dhe të akuzuarit e tjerë nuk dalin para drejtësisë.