Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ligjvënësit e miratojnë me shumicë votash Projektligjin për sigurimet shëndetësore në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë kaluar me shumicë dërrmuese votash një Projektligj për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor të enjten, një synim i kamotshëm rreth 12-vjeçar për ta sjellë një sigurim mungesa e të cilit besohet se i ka dëmtuar shumë qytetarë të vendit.
Projektligji u miratua në lexim të dytë me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dhe do të bëhet ligj sapo të nënshkruhet nga presidenti i vendit, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.
Ai ishte miratuar në parim para rreth dy javëve dhe është mbështetur vazhdimisht edhe nga opozita, e cila, megjithatë, ka kërkuar më shumë sqarime nga Qeveria dhe një datë se kur do të fillojnë të zbohen sigurimet shëndetësore për qytetarët.
Projektligji synon mbulimin universal të shërbimeve shëndetësore dhe synon të përmirësojë shëndetin e mirëqenien, por edhe të parandalojë sëmundje të ndryshme, përmes një fondi të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
Projektligji përfshin të gjithë popullatën e vendit, synon ofrimin e qasjes universale në shërbime themelore shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Kur do të fillojë zbatimi i ligjit?Në Kosovë, ligji zakonisht hyn në fuqi 15 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare pasi të nënshkruhet nga presidenti i vendit.
Por, gjatë një debati para votimit, Qeveria u kritikua se nuk ka dhënë ndonjë datë fikse se kur do të fillojnë të përfitojnë qytetarët nga ky ligj.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, tha se qytetari duhet ta dijë se kur do të fillojë t’i marrë shërbimet nga ky ligj i rëndësishëm.
“Ndoshta do të kritikohemi pse e mbështetëm në parim një ligj për të cilin nuk e dimë se kur fillon të zbatohet. Këto janë brenga të përgjithshme, jo personale”, tha Zemaj.
Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nënvizoi se “ka frikë” se qytetarët nuk do të mundë të përfitojnë së shpejti nga ligji.

“Kur do të kemi mundësi ta shohim, a ka pasur planifikim ku thuhet tash, pas një ligji, më këtë afat kohor do të keni sigurime shëndetësore. Unë besoj që edhe pasi të kalojë ky ligj, qytetarët do të përballen me mungesë të sigurimeve shëndetësore”, tha Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk qe në gjendje të tregojë se kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjit.

“Për dinamiken dhe implementimin e tij, natyrisht se ne do të punojmë ditë e natë dhe përgjegjësia do të na takojë neve, por jam i sigurt se qytetarët shpejt do të bëhen me sigurime shëndetësore”, tha Vitia duke iu përgjigjur ligjvënësve opozitarë.
Por, profesori i politikave shëndetësore, Liridon Bllaca, i tha Radios Evropa e Lirë ditë më parë deri në funksionimin e plotë të sigurimeve shëndetësore, qytetarët do të paguajnë për disa muaj, para se të nisin t’i marrin shërbimet shëndetësore.
Kjo, sipas tij, bëhet për të mbushur fondin e sigurimeve, ndërsa funksionalizimi i plotë në praktikë i sigurimit shëndetësor do të zgjasë deri në pesë vjet.
Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar, pasi ajo gjeti se ky ligj ishte miratuar në mënyrë jokushtetuese.
Gjykata tha në vendimin e janarit se Kuvendi e miratoi atë më 5 dhjetor 2024 duke bërë shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës.
Kjo është një përpjekje 12-vjeçare për sjelljen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vend.
Mungesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor besohet se i ka dëmtuar të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos shtresat e varfra të shoqërisë dhe grupet e cenueshme, si pensionistët dhe rastet sociale.
Aktualisht, shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Kosovë ofrohen pa pagesë vetëm për kategori të caktuara, si fëmijët, pensionistët apo rastet sociale, ndërsa për të tjerët vlen bashkëpagesa për kujdes shëndetësor.
Shuma e saj varion - nga 1 deri në qindra euro - varësisht nga shërbimi që merr pacienti.
Për ato trajtime që nuk realizohen në institucionet publike, përgjegjësinë e mbulimit të kostove e ka Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë. Por procedurat burokratike, derisa pacientët t’i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me javë të tëra, e nganjëherë edhe muaj.
Prandaj, shumë qytetarë detyrohen t’i përballojnë vetë shpenzimet - qoftë në spitale private, qoftë jashtë shtetit.
Sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus