Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Më 24 prill shpallet aktgjykimi për rastin Banjska

Të premten, më 24 prill, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të nisë në orën 15:00, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar kërkoi burgim të përjetshëm për Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq. Që të tre kanë mohuar akuzat.

Një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Tre të akuzuarit janë në mesin e 45 personave të përfshirë në aktakuzën e ngritur një vit pas sulmit në Banjskë, sulm që Kosova e cilëson si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të.

Teksa pritet të shpallet aktgjykimi, më 17 prill autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar një burrë, që dyshohet se ishte përfshirë në sulmin në Banjskë.

Ai u arrestua në Merdare, teksa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Stefan Radulloviq, të cilin e përshkroi si “ “edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus