Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Armëpushimi 10-ditor mes Libanit dhe Izraelit ka hyrë në fuqi në mesnatë, sipas kohës lokale, teksa gazetarët kanë raportuar për “të shtëna me armë zjarri” dhe lëshime raketash, që mund të kenë qenë të shtëna festuese teksa nisi armëpushimi.

Media shtetërore e Libanit raportoi për vazhdim të sulmeve izraelite në jug të shtetit, por këto raportime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ushtria libaneze, në orët e para të 17 prillit pretendoi për disa “shkelje të armëpushimit” nga ana e Izraelit dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos kthehen menjëherë në fshatrat jugore.

Për arritjen e armëpushimit njoftoi më 16 prill presidenti amerikan, Donald Trump, dhe më pas arritja e tij u konfirmua edhe nga udhëheqësit izraelitë dhe libanezë.

Trump njoftoi për armëpushimin pasi bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin libanez, Joseph Aoun. Presidenti amerikan tha se planifikon t’i takojë të dy udhëheqësit brenda një ose dy jave.

Përmes një video-deklarate, Netanyahu tha se ishte pajtuar për një armëpushim 10-ditor dhe se ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje historike me Libanin pas dekadash konflikt.

Presidenti amerikan tha se armëpushimi përfshin edhe Hezbollahun, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesë të mëdha të jugut të Libanit. Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur.

Në një postim në rrjetet sociale pasi armëpushimi hyri në fuqi, Trump shkroi: “Shpresoj që Hezbollahu të sillet mirë gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Do të ishte një moment I MADH për ta nëse e bëjnë këtë. Jo më vrasje. Duhet më në fund të ketë PAQE!”.

Libani ka këmbëngulur që të arrihet një armëpushim para se të zhvillojë bisedime të mëtejme, por ka premtuar se do të çarmatosë militantët e Hezbollahut.

Disa pamje të publikuara nga AFPTV shfaqën njerëz duke u kthyer në bastionin e Hezbollahut dhe disa prej tyre valëvitnin flamurin e verdhë të grupit, që mbështetet nga Irani, dhe disa duke mbajtur fotografinë e udhëheqësit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në vitin 2024.

Paraprakisht, Hezbollahu u kishte bërë thirrje banorëve që të mos kthehen në zonën në jug të Libanit, para se të jetë e qartë se armëpushimi po respektohet. Ky grup po ashtu u ka kërkuar njerëzve që të mos festojnë me armë.

Izraeli ka kryer sulme ndaj militantëve të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani, në Libanin fqinj që nga 2 marsi, dy ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, kurforcat e Hezbollahut hapën zjarr në mbështetje të Teheranit.

Armëpushimi dyjavor për luftën në Iran nuk vlente edhe për Libanin.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj do të mbeten të dislokuara në jug të Libanit edhe pas armëpushimit dhe u bëri thirrje banorëve libanezë që të mos lëvizin në jug të lumit Litani, që gjendet rreth 20-30 kilometra në veri të kufirit me Izraelin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e përshëndeti njoftimin për armëpushim dhe u bëri thirrje “të gjithë aktorëve” që ta respektojnë plotësisht armëpushimin, tha zëdhënësi i tij.

“Sekretari i Përgjithshëm e mirëpret njoftimin për një armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit dhe vlerëson rolin e Shteteve të Bashkuara në ndërmjetësimin e tij”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Guterresit, Stephane Dujarric.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus