Мы в Telegram
Добавить новость

«Булава» принята на вооружение в России

Свыше 1200 подростков трудоустроят в Ленинском округе летом

Телеведущая Елена Николаева вернулась к работе после родов

Дочь актрисы Анастасии Заворотнюк рассказала, что вышла замуж

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ

Partitë politike në Shqipëri kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për kryetar të bashkive dhe anëtarë të këshillave bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.

Derisa partia në pushtet - Partia Socialiste (PS) - i publikoi emrat pas mbledhjes së Kryesisë mbrëmjen e 25 marsit, për Partinë Demokratike (PD) është ende e paqartë se me sa kandidatë shkon në zgjedhjet për kryetarë të 61 bashkive.

PS-ja ka vendosur të rikandidojë 44 bashkiakë aktualë. Tirana, Durrësi, Korça, Fieri, Berati janë disa nga bashkitë që Kryesia e PS-së vendosi tu besojë të njëjtëve emra.

Kështu, Erion Veliaj do të kërkojë mandatin e tretë në krye të Tiranës, Emirjona Sako mandatin e dytë në Durrës, Sotiraq Filo në Korçë, Armando Subashi në Fier, dhe Ervin Demo në Berat. Ndryshimi i madh ndodhi në Vlorë, ku prej disa kohësh kryeministri Edi Rama ka pasur përplasje me kryebashkiakun Dritan Leli. Për pasuesin e tij u zhvillua një votim në asamblenë e degës së Vlorës, ku garën me ish-deputetin, Fate Velaj e fitoi ish-diplomati Ermal Dredha. Ndërsa në Shkodër, PS-ja kërkon të marrë bastionin e PD-së me deputetin Benet Beci, i cili ka dorëzuar tashmë mandatin e deputetit.

Por, PD-ja ende nuk e ka bërë publik numrin e saktë të kandidatëve për bashkitë në të cilat do të garojë. Pas disa ditë diskutimesh dhe negociatash, ushtrues i detyrës së kryetarit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e kandidatëve të kësaj force politike

“Kam dorëzuar listën me rreth 20 kandidatë, por numrin e saktë e mësoni nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha ai. Pas kësaj deklarate pati disa njoftime se kandidatët e Partisë Demokratike në të paktën 5 bashki janë tërhequr.

Dështimin për të dalë me 61 kandidatë, Alibeaj ia faturoi kryeministrit Rama dhe ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

“Manovrat e Ramës për stërzgjatjen e procesit gjyqësor për vulën dhe logon e PD-së, dhe përpjekjet e Berishës për të mbajtur peng selinë e partisë dhe disa prej demokratëve, e kanë sjellë partinë në këtë situatë, aspak të favorshme para zgjedhjeve të 14 majit", tha ai.

Më 3 mars, Gjykata e Apelit në Shqipëri vendosi që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike (PD), si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

Në anën tjetër, grupimi i Berishës ka bërë aleancë me Partinë e Lirisë të Ilir Metës dhe disa parti të tjera të vogla, dhe kanë dorëzuar listën me 61 kandidatët e tyre.

Pjesa më e madhe janë përfaqësues të Partisë Demokratike, që do t’u duhet të garojnë nën llogon e një partie të majtë, pra partisë së Metës, pasi KQZ e njeh zyrtarisht Partinë Demokratike e drejtuar nga Alibeaj. Sipas marrëveshjes së arritur mes Berishës dhe Metës si drejtues të koalicionit "Bashkë fitojmë!" anëtarët e këshillave bashkiakë do të ndahen sipas përqindjes që secila forcë politike ka marrë në zgjedhjet e vitit 2015 në secilën prej bashkive.

Deri tani për kryeqytetin janë në garë 3 kandidatë: Erion Veliaj i PS-së, Belind Këlliçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Roland Bejko nga PD-ja.

Pak ditë më parë Ambasada amerikane apeloi që partitë politike të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të zhvillojnë aktivitetet zgjedhore në përputhje me ligjin.

Aktualisht thuajse të gjitha bashkitë e vendit drejtohen nga Partia Socialiste, për shkak se opozita i bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Procesi i 14 majit shënon zgjedhjet e nënta lokale që do të mbahen në Shqipëri, prej rënies së komunizmit, pa përfshirë këtu zgjedhjet e pjesshme lokale.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Не «поехали»: транспортный коллапс сковал Родину Гагарина после закрытия моста

Путин поздравил президента Казахстана Токаева с днем рождения

Синоптики пообещали новую волну похолодания в Москве на следующей неделе

Власти Франции заявили, что «не исключают влияния России и Азербайджана на

Музыкальные новости

RPG Battle of Souls доступна в Google Play 2 стран

Обращение Аршака Карапетяна к соотечественникам

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Глава Центробанка РФ: "Я вижу в ЦФА большой потенциал"

Новости России

Обожглись на ценностях: побег Лии Заурбековой обострил конфликт права и традиций

Свыше 1200 подростков трудоустроят в Ленинском округе летом

Злые духи, метеорит и машина времени: что ждет кузбассовцев на «Ночь музеев»

В Мордовии осужден очередной мошенник за хищение денег у пенсионерки

Экология в России и мире

Обращение Аршака Карапетяна к соотечественникам

10 полезных продуктов для сердца

Не чувствую руку: Доктор Кутушов рассказал к чему приводит частое онемение конечностей

«585*ЗОЛОТОЙ» назвала топ-10 самых популярных драгоценных камней в России

Спорт в России и мире

Свищёв: МОК и ITF не будут реагировать на призывы наказать Хачанова

Соболенко — Коллинз: белоруска выиграла первый сет в полуфинале Рима

Свёнтек прошла в полуфинал турнира WTA-1000 в Риме

Хачанов проиграл Табило в 1/8 финала «Мастерса» в Риме

Moscow.media

Завершен очередной этап строительства моста в Мнёвниках

Игровые клавиатуры Bloody S515R, B825R: механические свитчи и подставка под запястья

Краски севера V

АвтоВАЗ запустит производство доступного семиместного автомобиля "Лада"











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Подвели подрядчики? 115 мигрантов выдворят из России после рейда на складе Ozon в Подмосковье

Полицейские в Подмосковье задержали лжесоцработниц, подозреваемых в краже более 1 млн рублей у пенсионерки

Силкин: «Крылья Советов» всю жизнь были непростой командой для «Динамо»

«Швабе» представляет устройство для реанимации новорожденных на «ГОСЗАКАЗ»