Мы в Telegram
Добавить новость

МИД РФ: с 1 сентября финское посольство в Москве возглавит Марья Лиивала

Снайперов из охраны Путина заметили с зарубежными винтовками

Москва экспортирует сладости в 50 стран мира

112: водителя упавшего в реку автобуса заставили работать после 20-часовой смен



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pakti i ri global që synon të shpëtojë biodiversitetin

Pakti i ri global që synon të shpëtojë biodiversitetin

Reuters

Teksa bisedimet nisin këtë javë lidhur me arritjen e një pajtimi për një pakt global për mbrojtjen e natyrës në samitin COP15 që mbahet në Montreal, një synim pritet të jetë fokusi kryesor i negociatave: “30 deri në 30”.

Projekt-premtimi – për të mbrojtur të paktën 30 për qind të tokës dhe oqeaneve të planetit deri në vitin 2030, apo i njohur edhe si 30x30 – ka fituar një mbështetje të gjerë nga mbi 110 shtete, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara. Ky draft-projekt u bë publik gjatë samitit të klimës GOP27, që u mbajt muajin e kaluar në Egjipt.

Nisma 30 deri në 30 synon që të frenojë humbjen e biodiversitetit duke mbrojtur më shumë zonat natyrore sikurse parqet, detet, pyjet dhe shkretëtirat.

Të nxitur nga veprimet njerëzore sikurse shpyllëzimi dhe ndotja, deri në një milion prej tetë milionë bimëve, insekteve dhe kafshëve në Tokë janë në rrezik të shfarosjes, shumë prej të cilëve brenda dekadash, u paralajmërua në një raport të komunitetit shkencor ndërkombëtar të publikuar më 2019.

Pra, çfarë nënkupton në praktikë synimi 30 deri në 30 dhe si mund të ndihmojë natyrën, që është në rrezik?

Çfarë do të thotë 30 deri në 30?

Bota aktualisht mbron rreth 17 për qind të zonave tokësore dhe ujore të brendshme të saj dhe më pak se 8 për qind të zonave bregdetare dhe detare, u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar më 2021.

Por, përderisa shtetet po tentojnë të rrisin këto shifra në organizimin në Montreal, ekspertët e mjedisit dhe aktivistët argumentuan se nuk duhet që në këtë ngjarje të diskutohet vetëm shifra e 30 për qind të mbrojtjes së natyrës deri më 2030.

Për shembull, ka pasiguri nëse synimet duhet të përfshijnë edhe ujërat ndërkombëtare që janë subjekt i negociatave të ndara të OKB-së lidhur me një traktat për biodiversitet në det të hapur.

Oscar Soria nga grupi avokues Avaaz, tha se po ashtu ka shqetësime se 30 përqindëshi mund të interpretohet si një shifër kombëtare, gjë e cila mund t’i japë shteteve me zona të mëdha pyjore, sikurse Brazili dhe Indonezia, një mbulesë politike që të vazhdojnë me prerjen e pyjeve.

“Natyrisht, synimet janë botërore, por politikanët pas nismës 30 deri në 30 kanë vepruar me konfuzion në mes synimeve kombëtare dhe botërore”, tha Soria, drejtues i fushatës.

Çka konsiderohet zonë e mbrojtur?

Zonat e mbrojtura janë referencë për hapësirat gjeografike të tokës apo oqeanit që janë të konservuara në terma afatgjatë për shkak të biodiversitetit të tyre të pasur, për shkak të përfitimeve mjedisore që kanë dhe për vlerat kulturore, tha Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Megjithatë, aktivistët mjedisorë kanë thënë se kualiteti i zonave të mbrojtura po ashtu ka rëndësi, sikurse ku gjenden ato apo si menaxhohen.

Ekspertët nga IUCN kanë bërë thirrje që zonat e mbrojtura të përfshijnë biodiversitetin e rëndësishëm botëror, të qeverisen dhe të menaxhohen në mënyrë efektive, të përfaqësojnë ekologjinë botërore dhe po ashtu të jenë të lidhura mirë me zona të tjera të mbrojtura.

“Pyetja është se a do të ketë pajtim për të gjitha këto aspekte teknike”, tha Charles Barber, drejtor i politikave të qeverisjes së burimeve natyrore në Institutin Botëror të Burimeve (WRI), një institut me seli në Shtetet e Bashkuara.

Barber tha janë disa çështje komplekse që përballen negociatorët e COP15 për të vendosur se cilat zona natyrore duhet të konsiderohen të mbrojtura, dhe biodiversiteti i planetit nënkupton se është e vështirë të gjendet një qasje që u përshtatet të gjithëve.

Sikurse me “humbjet dhe dëmet” në samitin e COP27, ku u themelua një komitet për të rekomanduar financimet e reja për shtetet më të goditura nga fatkeqësitë natyrore, Barber tha e pret që negociatorët në COP15 të krijojnë një grup punues teknik, që do të trajtojë këto çështje.

Çfarë roli luajnë pjesëtarët e komuniteteve indigjene?

Një pjesë e madhe e biodiversitetit të botës gjendet në mes të tokave tradicionale të popujve indigjenë dhe të komuniteteve lokale, sikurse janë pyjet tropikale dhe boreale.

Një nga kritikat në mbrojtjen e natyrës ka qenë se këto komunitete janë larguar nga tokat e tyre gjatë procesit të krijimit të zonave të mbrojtura – një praktikë që shpesh quhet “ruajtja e kështjellës”.

Mbi 250.000 persona në 15 shtete midis viteve 1990 dhe 2014 janë larguar nga zonat e mbrojtura, thuhet në të dhënat e mbledhura nga Nisma për të Drejtat e Burimeve, një grup që punon për zhvillimin e pyjeve.

Valérie Courtois, pylltare dhe drejtoreshë e Nismës për Udhëheqje Indigjene, tha se COP15 duhet të njohë të drejtat dhe përgjegjësitë e popujve indigjenë dhe të respektojnë udhëheqjen e tyre për konservimin e këtyre tokave.

Ajo tha se popujt indigjenë ofrojnë një “model botëror” për administrim të qëndrueshëm dhe në Kanada ata zakonisht mbrojnë mbi 60 për qind të territorit të tyre.

“Kjo është rruga e duhur për të tejkaluar krizën e klimës dhe të biodiversitetit: nëse ne kujdesemi për tokën, toka kujdeset për ne”, tha Courtois. “Ne jemi të gëzuar që shohim Kanadanë dhe pjesën tjetër të botës që ka filluar që të ndjekë ambiciet e popujve indigjenë”.

Si do të paguhet nisma 30 deri në 30?

Sipas një raporti të vitit 2020 të Forumit Ekonomik Botëror, mbi gjysma e Bruto Prodhimit të Brendshëm të botës varet nga natyra dhe shërbimet që ajo i ofron. Kjo nënkupton se humbja e natyrës paraqet një rrezik të madh për ekonominë e botës.

Megjithatë, ka kosto që lidhen me ruajtjen e natyrës, veçanërisht për shtetet në zhvillim që kanë biodiversitet të pasur, por kanë mungesë të burimeve të mjaftueshme. Këtu hyjnë edhe pyjet tropikale në Brazil dhe Indonezi, shtetet që ende nuk kanë mbështetur nismën 30 deri në 30.

“Niveli i ambicies për objektivat hapësinorë do të duhet të balancohet me atë që ata e shohin si nivel të ambicies për fondet”, tha Barber.

“Nëse ne do të ndërmarrim këtë angazhim të madh për një qëllim global... si do ta paguajmë këtë dhe kush do të paguajë?”, pyeti ai.

Një çështje tjetër është që fondet të shkojnë aty ku nevojiten më së shumti, si për shembull te komunitetet indigjene që përballen me kërcënime në rritje nga prerësit e drunjve, minatorët dhe interesat e tjera private.

Hulumtimet e publikuara në shtator nga dy organizata joqeveritare, thanë se vetëm një pjesë e vogël e fondeve për përpjekjet për ruajtjen e mjedisit nga indigjenët dhe grupet lokale kanë arritur në vijën e parë.

A bën mjaftueshëm nisma 30 deri në 30?

Ekspertët nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës argumentuan se 30 deri në 30 është minimumi i objektivit që politikanët duhet të synojnë në paktin e ri për mbrojtjen e natyrës, teksa shumë studime bëjnë thirrje që të jetë 70 e më shumë për qind.

Ngjashëm, edhe Paneli ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshime Klimatike, përmes një raporti të publikuar më herët gjatë këtij vitit, tha se ruajtja e biodiveristetit dhe shërbimeve që ofron për njerëzit varet nga ruajtja e 30 deri në 50 për qind e sipërfaqes së tokës dhe oqeaneve të planetit.

Si rezultat, disa grupe të mjedisit thanë se qëllimi për konservimin botëror duhet të jetë më ambicioz – përfshirë Avaaz, që bëri thirrje që kjo përqindje të jetë të paktën 50 për qind.

“Synimi duhet të përcaktohet në bazë të shkencës, prandaj qëllimi që duhet të arrijmë duhet të jetë më i lartë”, tha Soria.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

И.о. Курского губернатора назначен первый заместитель Старовойта Алексей Смирнов

Начался вывод российских пограничников из Армении

«Рязань» разгромила «Коломну», «Арсенал-2» сохранил третье место

В небе над Самарой у самолета сработал сигнал столкновения с землей

Музыкальные новости

«Динамо» — русский «Байер»! Москвичи забили в Калининграде на 93-й и 99-й минутах и открыли себе дорогу к чемпионству

Громкий коррупционный скандал в «Газпроме». В Санкт-Петербурге задержан топ-менеджер по обвинению в мошенничестве

РБК: министр здравоохранения Михаил Мурашко войдет в новый состав правительства

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”

Новости России

Аутсайдер РПЛ "Сочи" победил "Пари НН" со счетом 6:1

Свадебные традиции Псковской области демонстрирует стенд региона на выставке «Россия» в Москве

Бывший член комитета РФС по этике Созин: игрой "Динамо" хочется наслаждаться

Губернатор Дегтярев: мы хотим, чтобы внутренние старты обгоняли международные

Экология в России и мире

Армяне в Великой Отечественной войне: Иван Георгиевич Магакьян

Реабилитация после увеличения груди

Семинар-экскурсия "Современное освещение"

Продвижение Песен, Музыки, Стихов ВКонтакте. Способы и методы увеличения прослушивания песни, музыки, стихов ВКонтакте.

Спорт в России и мире

Потапова проиграла Остапенко во втором круге турнира WTA 1000

Рафаэль Надаль: Рекордный 10-кратный чемпион, побежденный в двух сетах Хубертом Гуркачем на Открытом чемпионате Италии | Теннисные новости

Соболенко испытала проблемы после снятия Рыбакиной с турнира в Риме

Павлюченкова вылетела с турнира в Риме

Moscow.media

Новая генная терапия успешно восстановила слух у глухого малыша

Армяне в Великой Отечественной войне: Иван Георгиевич Магакьян

Военные следователи навели порядок на Братской могиле воинов 35-й береговой батареи в Севастополе

В аварии в Кромском районе Орловской области накануне погибли два человека











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Жителей Тверской области предупредили об ответственности за регистрацию мигрантов

Прогулка по Арбатским переулкам

Прозападный политик отчитал Майю Санду за отсутствие молдавского посла на инаугурации Путина

РФС ведёт переговоры с Северной Кореей