Мы в Telegram
Добавить новость

Суд в Москве запретил объявления о работе «только для славян»

Королева выделила Тарзану отдельное помещение в загородном доме

Mash: минимум четыре человека погибли после обрушения подъезда в Белгороде

Схему движения транспорта временно изменят в округе



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Treni Fushë Kosovë - Han i Elezit pritet të riniset me një vit vonesë

Treni Fushë Kosovë - Han i Elezit pritet të riniset me një vit vonesë

Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fushë Kosovë - Han i Elezit pritet të përfundojë në fund të këtij viti, konfirmojnë zyrtarë të Infrakos-it - kompanisë që operon me rrjetin hekurudhor të Kosovës.

Kjo linjë është në riparim e sipër qysh në vitin 2019 dhe, fillimisht, ka qenë e paraparë që punimet të përfundojnë në vitin 2021.

Linja ka vazhduar në drejtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë e vetmja që ka lidhur Kosovën me një vend të Ballkanit Perëndimor.

Qarkullimi i trenit në të është ndërprerë në mars të vitit 2020, duke i privuar qytetarët nga një mjet udhëtimi, që konsiderohet më i lirë.

Kjo, pastaj, ka shkaktuar probleme financiare edhe për Trainkos-in, kompaninë që ofron shërbime për transportin hekurudhor në Kosovë dhe mbledh të hyrat nga shitja e biletave.

“Nuk jemi të dëmtuar, por të sakatuar”, thotë Nol Dedaj, kryesues i bordit të Trainkos-it, për Radion Evropa e Lirë.

“Disa herë kam kërkuar nga autoritetet kompetente arsyen e mospërfundimit të punëve në infrastrukturën e hekurudhës, por nuk kam marrë përgjigje. Ne kërkojmë që transporti i udhëtarëve dhe mallrave të rifillojë. Kjo po na dëmton shumë në aspektin financiar”, thotë Dedaj.

Përpara ndërprerjes së qarkullimit të trenit Fushë Kosovë - Han i Elezit, Dedaj thotë se të ardhurat mesatare vjetore nga shitja e biletave kanë qenë rreth 100 mijë euro.

Kjo shumë, në vitin 2021, është zvogëluar në rreth 51 mijë euro, ndërsa gjatë këtij viti në 45 mijë euro, pasi në qarkullim kanë mbetur vetëm trenat Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Fushë Kosovë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës i mbështesin, po ashtu, pretendimet për zvogëlimin e numrit të udhëtarëve.

Nga mbi 120 mijë sa ka qenë numri i personave që kanë udhëtuar me tren në vitin 2018, ky numër është zvogëluar në rreth 60 mijë në vitin 2021, tregojnë të dhënat e ASK-së.

Shkaqet e vonesave

Zvarritjet e punimeve lidhen me një varg arsyesh, përfshirë pandeminë e koronavirusit, thonë nga Infrakos-i.

Uran Mulaj, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë kompani, thotë se vonesa kanë shkaktuar edhe disa mjete të pashpërthyera eksplozive, që janë gjetur nën trupin hekurudhor e që besohet se datojnë nga luftërat botërore.

Pas sanimit të këtij problemi, ai konfirmon se rehabilitimi i segmentit Fushë Kosovë - Han i Elezit do të përfundojë në dhjetor.

REL ka kontaktuar edhe kompaninë italiane “Generale Construzioni Ferroviare” (GCF), e cila është zgjedhur nga Infrakos-i për kryerjen e punimeve në këtë segment, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Punimet në këtë linjë, që kanë përfshirë edhe nënkontraktorë vendorë, kanë kapur vlerën e rreth 78 milionë eurove.

Mjetet janë siguruar kryesisht përmes kredive nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.

Kosova ka nisur rehabilitimin edhe të segmenteve të tjera hekurudhore.

Zyrtarë të Infrakos-it bëjnë të ditur se, në muajin tetor, kanë filluar punimet në segmentin Fushë Kosovë - Mitrovicë, të cilat pritet të përfundojnë në muajin janar të vitit 2024. Kjo linjë do të mund të lidhë Kosovën me Serbinë.

Zyrtarët, po ashtu, kanë thënë se rrjeti hekurudhor që lidhet me Shqipërinë është në fazën e fizibilitetit, apo vlerësimit të planit.

Marrëveshja e Uashingtonit: Çka u zbatua e çka jo?

Kriza politike vë “në gjumë” linjat e trenave

Hekurudhat e Kosovës kanë një gjatësi prej rreth 333 kilometrash dhe trenat e Kosovës dikur kanë qarkulluar edhe në linja ndërkombëtare.

Hekurudhat nuk janë mirëmbajtur siç duhet që nga fillimi i viteve ‘90, kur edhe kanë filluar luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë, dhe degradimi i tyre ka vazhduar pastaj vit pas viti. Shumë stacione trenash janë, po ashtu, në gjendje të rëndë.

Trenat e vjetër

Dedaj, nga Trainkos-i, thotë se edhe kur të riparohen hekurudhat, udhëtarët nuk do të kenë kushte më të mira të akomodimit në trena.

Kjo pasi, sipas tij, lokomotivat dhe vagonët janë të vjetër dhe nevojiten shpenzime të larta për zëvendësimin e tyre.

“Nga shtetet mike, jemi duke kërkuar donacione ose makina lëvizëse për udhëtarë dhe mallra, në mënyrë që me modernizimin e hekurudhave, të ketë edhe trena me shpejtësi më të madhe”, thotë Dedaj.

Ai nuk jep detaje se nga cilat shtete janë kërkuar donacionet dhe nëse kanë marrë ndonjë përgjigje prej tyre.

Trenat aktualë nuk mund të lëvizin më shpejt se 60 kilometra në orë, kurse me renovimin e hekurudhave, shpejtësia do të mund të rritet ndoshta deri në 150 kilometra në orë.

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr asokohe nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka premtuar se deri në vitin 2022, Kosova do ta ketë të përfunduar rrjetin hekurudhor Fushë Kosovë - Hani i Elezit dhe Fushë Kosovë - Leshak, në kufi me Serbinë.

Edhe një muaj deri në përfundim të vitit 2022, kjo nuk ka ndodhur.

Zyrtarë të Qeverisë aktuale të Kosovës kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se janë duke punuar në rrjetin që lidh Kosovën me shtetet e rajonit dhe më gjerë, por se kur do të përfundojnë të gjitha punimet, nuk dihet.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Перевозки сельхозпродукции по ЖД проиндексируют

В Москве состоится премьера спектакля "Я люблю тебя, папа" о связи поколений

Россиянам рассказали, как легко просыпаться по утрам на работу

Правительство РФ сообщило о перевыполнении планов по достижению цифровой зрелости национальной экономики

Музыкальные новости

Правительство РФ сообщило о перевыполнении планов по достижению цифровой зрелости национальной экономики

Россия и Культура, Дети: в Пушкинский день театр кукол «Ульгэр» выступил в Мухоршибирском районе Бурятии

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

Продвижение Песен и Музыки в Плей-листах Яндекс.Музыка.

Новости России

Гражданам всё сложнее платить по ипотеке: вот где больше всего новых должников

Супруги из Нижнего Новгорода стали героями реалити-шоу «Клиника счастья. Реалити»

Перевозки сельхозпродукции по ЖД проиндексируют

«Средняя по городу»: Лев Лещенко рассказал о своей пенсии

Экология в России и мире

Продвижение Песен, Музыки, Стихов ВКонтакте. Способы и методы увеличения прослушивания песни, музыки, стихов ВКонтакте.

Бурятский госцирк представил новое руководство: Театр и цирк, Россия и культура, дети

Традиции и инновации: Развитие онлайн-казино в Казахстане

Google вводит новую кнопку "Поделиться" для результатов поиска, расширяя возможности обмена данными

Спорт в России и мире

Азаренко вышла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Риме

Калинская проиграла Свитолиной и не смогла выйти в 1/8 финала турнира в Риме

Тарпищев: нельзя Медведева назвать главным претендентом на золото Олимпиады

Рафаэль Надаль: Рекордный 10-кратный чемпион, побежденный в двух сетах Хубертом Гуркачем на Открытом чемпионате Италии | Теннисные новости

Moscow.media

Сотрудник Центра лицензионно-разрешительной столичного главка Росгвардии рассказал о поисковых экспедициях

Коровы

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”

Новая генная терапия успешно восстановила слух у глухого малыша











Топ новостей на этот час

Rss.plus






200й спектакль ТАМ ЖЕ ТОГДА ЖЕ с Максимом Авериным и Анной Якуниной состоится в Москве 16 мая

Россиянам рассказали, как легко просыпаться по утрам на работу

Ульяновских школьников и студентов ссузов зовут присоединиться к конкурсу «Большая перемена»

Во Ржеве задержали «гастролеров» с наркотиками