Мы в Telegram
Добавить новость

Вступают в силу: май

Главстройнадзор проверил строительство ЖК в Домодедове

В мире: Зачем России дружба между Китаем и Индией

Прогрессивные методы предсказания роста криптовалют на Бинанс — ИИ в действии

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Escobar takon Osmanin dhe Kurtin në Prishtinë

Escobar takon Osmanin dhe Kurtin në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Kosova ka qenë, dhe është palë konstruktive në dialogun me Serbinë, dhe ka gatishmëri që të rrisë angazhimin, me qëllim të intensifikimit të procesit.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër.

Ata i kanë bërë këto deklarata, pas takimeve që kanë zhvilluar ndaras në Prishtinë, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

"Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje, dhe propozimeve konkrete që i japim, Republika e Kosovës ka treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut. Jemi të gatshëm, dhe të përkushtuar për të arritur marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër", ka thënë Kurti.

Escobar, në anën tjetër, ka thënë se SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës në këtë drejtim.

“Jam krenar që them që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm si po kontribuon Kosova, në mënyrë pozitive, në agjendën e përbashkët për demokraci dhe liri. E falënderoj Kosovën që do të jetë nikoqire e atij organizimi këtë fundjavë".

Më 22-23 tetor, Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të njohur si Forumi WPS.

Ky forum po organizohet nga Presidenca e Kosovës, në bashkëpunim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit, forumi pritet të mbledhë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Në të dyja konferencat, zyrtarët nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.

Takimet me opozitën

Gjatës ditës së hënë, Escobar pritet të takohet edhe me pjesëtarë të opozitës.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti opozitare, ka thënë se takimi pritet të ndodhë, por nuk ka përmendur orën e saktë.

Në një konferencë për media, Tahiri e ka kritikuar Qeverinë për ekzistencën e, siç ka thënë ai, “territ informativ”, në lidhje me diskutimet që po mbahen për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Tahirit, AAK-ja ka dy kërkesa në lidhje me dialogun.

“Për AAK-në janë dy çështje: e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale për njohje reciproke... që njëherë e përgjithmonë e përmbyll dhe normalizon marrëdhëniet. E dyta, kemi kërkuar  që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan, në mënyrë që të kemi një marrëveshje që e përmbyll çështjen, e nuk e hap çështjen”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

"Serbia mbështet strukturat ilegale"

Pas takimit me Escobarin, presidentja Osmani ka përmendur pakënaqësitë e Kosovës kundrejt palës serbe.

“Shfrytëzova rastin për të shprehur pakënaqësinë tonë për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, të cilat vazhdojnë t’i kërcënojnë edhe frikësojnë serbët e Kosovës dhe udhëhiqen nga individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara”.

Sipas saj, përveç refuzimit, Serbia vazhdon “t’i mbështesë ato financiarisht”.

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiq, është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës.

Ai aktualisht është në arrati.

Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, parti kryesore e serbëve në Kosovë.

Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Përndryshe, vizita e Escobarit më 19 tetor në Kosovë vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania besohet se u kanë ofruar një propozim liderëve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mund të ishte një kornizë e re për dialogun midis dy shteteve, për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky propozim konsiston në atë që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Për herë të fundit, Escobar ka vizituar Kosovën më 24 gusht, së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Atëbotë, Escobar pas takimeve me krerët shtetërorë – por edhe me liderët e partive opozitare – porositi që Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës, pak ditë para se të niste së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Po ashtu, ai pati thënë se pret propozime konkrete nga Prishtina dhe Beogradi për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kosova, më 1 shtator, ka hapur afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës.

Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS.

Një zgjidhje urgjente për targat ka kërkuar edhe Lajçak gjatë takimit që ka zhvilluar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 17 tetor.

Ai ka thënë se çështja e targave, dhe ajo e energjisë, kanë qenë lart në agjendën e bisedimeve. Për targat, normalizimin e raporteve dhe çështjen e energjisë, Lajçak ka biseduar javën e kaluar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Palët kanë dallime sa i përket përfundimit të këtij procesi.

Prishtina kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Beogradi kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi mund të bëhet fjalë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Задержанного в Москве пьяным и без одежды американца отпустили

Мошенники обокрали пенсионерку из Москвы на 14 миллионов рублей

Кобелев назвал причину спада «Зенита»

Прогрессивные методы предсказания роста криптовалют на Бинанс — ИИ в действии

Музыкальные новости

Армяне в Великой Отечественной войне: Иван Георгиевич Магакьян

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» и все правительства могут отменить либо собрать все налоги!

В Армении прошел крупнейший на постсоветском пространстве «Бессмертный полк». Видео. Фоторяд

В Пушкинский день театр кукол «Ульгэр» выступил в райцентре Ресрублики Бурятия: Россия и Культура, Дети

Новости России

Участники более 2 тыс аварий обратились в Службу помощи при ДТП Подмосковья

Роботы-курьеры «Яндекса» будут доставлять заказы в ещё нескольких районах Москвы

Новые городские проекты в сотрудничестве с парком Юрия Лужкова готовит Фонд Юрия Лужкова

Главстройнадзор проверил строительство ЖК в Домодедове

Экология в России и мире

В Армении прошел крупнейший на постсоветском пространстве «Бессмертный полк». Видео. Фоторяд

Бурятский госцирк представил новое руководство: Театр и цирк, Россия и культура, дети

Я не пью алкоголь вообще: Анастасия Волочкова резко ответила на слухи об алкоголизме

В День Пушкина театр кукол «Ульгэр» в райцентре Бурятии: Россия, Культура, Дети

Спорт в России и мире

Саснович вышла в третий раунд турнира WTA-1000 в Риме

Рафаэль Надаль: Рекордный 10-кратный чемпион, побежденный в двух сетах Хубертом Гуркачем на Открытом чемпионате Италии | Теннисные новости

Потапова проиграла Остапенко во втором круге турнира WTA 1000

Азаренко вышла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Риме

Moscow.media

Беспроводной сканер штрих-кодов SAOTRON P05i промышленного класса

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70

Ремонт Северодвинского моста в Архангельске начнут 15 мая

Сервер российского вендора DатаРу прошел сертификацию и показал рекордную производительность при работе с SAP HANA











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Мошенники обокрали пенсионерку из Москвы на 14 миллионов рублей

Новые городские проекты в сотрудничестве с парком Юрия Лужкова готовит Фонд Юрия Лужкова

Вступают в силу: май

Участники более 2 тыс аварий обратились в Службу помощи при ДТП Подмосковья