Мы в Telegram
Добавить новость

RS: США должны изменить воинственное отношение к России

Врач Королева: зеленый картофель может спровоцировать отравление

За рейсы в Калмыкию авиакомпаниям могут спрямить рейсы в Сочи и ОАЭ

Китайский кроссовер GAC с водителем внутри вспыхнул на трассе М-12

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti pas marrjes së pushtetit nga talibanët, e dinte se kjo gjë paraqiste rrezik.

Grupi ekstremist ka kundërshtuar dy artikuj që kjo gazetare australiane kishte shkruar për revistën Foreign Policy gjatë udhëtimit të saj të fundit në Afganistan, udhëtim që kishte përfunduar disa orë para se luftëtarët talibanë të merrnin kontrollin e kryeqytetit afgan më 15 gusht të vitit 2021. Pas kësaj, ata e cilësuan gazetaren si një shënjestër të rëndësishme.

Pavarësisht se arriti në Kabul më 17 korrik me vizë të vlefshme, akreditim gazetaresk dhe ftesë zyrtare për ta vizituar vendin dhe u regjistrua si gazetare e huaj tek autoritetet kompetente, O’Donnell menjëherë u pengua në punën e saj dhe më pas u ndalua. Gazetarja australiane, e cila në të kaluarën ka qenë shefe e byrove në Kabul për agjencitë AP dhe APF, po ashtu është kërcënuar. Asaj i është kërkuar që publikisht të tërheqë raportimet e mëhershme dhe të incizojë një video për të deklaruar se deklaratat e bëra nuk ishin nën detyrim.

Por, eksperienca e shtyri atë që të largohej nga Afganistani vetëm pas tri ditësh, e shqetësuar nëse do t’i lejohej të kthehej në këtë shtet, por po ashtu e shqetësuar për sigurinë e njerëzve që ajo mund të ketë pasur kontakt gjatë raportimit të saj.

“Ata më ndoqën. Aparati i sigurisë nisi monitorimin e bisedave të mia telefonike”, tha O’Donnell për Radion Evropa e Lirë. Ajo këto deklarata i bëri nga Pakistani.

Pasi u ndalua më 19 korrik, zyrtarët talibanë e morën në pyetje lidhur me dy artikujt e publikuar më 2021, pasi ata pretenduan se këto dy shkrime ishin ofenduese për kulturën afgane. Njëri artikull kishte të bënte për martesat e detyrueshme me luftëtarët talibanë të grave dhe vajzave afgane dhe shkrimi tjetër ishte për pjesëtarët e komunitetit LGBT në Afganistan.

“Ata qëndruan përreth meje dhe më pas situata erdhi në atë pikë sa më thanë ‘nëse nuk kërkoni falje publikisht, do të burgosesh’. Dhe ishte shumë e qartë se çfarë më duhej të bëja”, tha O’Donnell.

Zyrtarët i treguan se çfarë dëshironin që gazetarja të thoshte dhe ajo më pas i postoi ato deklarata në Twitter. Pasi zyrtarët talibanë u konsultuan me eprorët e tyre, ndryshuan disa herë postimin në Twitter. Por, edhe pas kësaj zyrtarët ishin të pakënaqur dhe i kërkuan gazetares O’Donnell që të fshinte postimet në Twitter dhe pasi ndërhyn sërish, postuan mesazhin në Twitter.

“Kërkoj falje për tre ose katër artikuj të shkruar nga unë në të cilët akuzohen autoritetet aktuale për martesa të detyrueshme të vajzave dhe për përdorimin e vajzave si skllave seksi nga komandantët talibanë”, thuhej në njërin prej postimeve. “Kjo ishte një përpjekje e paramenduar për të ofenduar talibanët dhe kulturën afgane”.

Në postimin pasues thuhej: “Këto artikuj u shkruan pa asnjë provë të fortë dhe pa ndonjë përpjekje për të verifikuar këto raste”.

“Pasi këtyre postimeve, ata më thanë që të bëja një video-incizim për të thënë në mënyrë specifike se unë nuk di asgjë për Afganistanin, popullin apo kulturën afgane. Ata më urdhëruan që të thosha se i kam shpikur të gjitha gjërat për të cilat kam shkruar dhe se burimet e mia janë të rreme dhe se nuk jam detyruar që të bëj këto deklarata”, tha O’Donnell për REL-in.

O’Donnnell, që është një prej gazetarëve të pakët të huaj që janë kthyer në Afganistan qëkur talibanët kanë marrë pushtetin, tregon për shtypjen që grupi ekstremist po u bën gazetarëve, pavarësisht se talibanët pretendojnë se respektojnë lirinë e medias.

Në raportin e fundit për mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura, Misioni i Ndihmës për Afganistanin i Kombeve të Bashkuara (UNAMA), përsëriti shqetësimet për keqtrajtimin që talibanët u bëjnë punonjësve të mediave.

“Në dhjetë muajt qëkur kanë marrë kontrollin e Afganistanit, autoritetet de-fakto e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre karshi të drejtës për tubim paqësor, liri të shprehjes dhe liri të mendimit”, thuhet në raportin e publikuar më 20 korrik. “Ata nuk lejojnë zërat kritikë duke shtypur protestat dhe duke frenuar lirinë e medias, përfshirë edhe arrestimin arbitrar të gazetarëve, protestuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile si dhe vendosjen e kufizimeve ndaj kompanive mediale”.

UNAMA u ka atribuuar talibanëve 163 shkelje të të drejtave të njeriut ndaj gazetarëve dhe aktivistëve, përfshirë arrestime dhe ndalime arbitrare, kërcënime dhe frikësim. Kjo agjenci e OKB-së gjithashtu ka thënë se gjashtë gazetarë janë vrarë nga grupi militant rival, Shteti Islamik (IS).

Organizatat që merren me mediat sikurse Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve të Azisë së Jugut, vazhdimisht u kanë bërë thirrje talibanëve që të ndalojnë numrin në rritje të sulmeve ndaj punonjësve të mediave në Afganistan.

Në incidentin e fundit u përfshi gazetarja lokale, Salgai Hess. Ajo u rrah dhe u qëllua me armë zjarri më 22 korrik teksa po raportonte në Xhalalabad, kryeqytetin provincës Nangarhar, në lindje të Afganistanit.

“Më cingëroi telefoni dhe teksa unë e mora që të përgjigjesha, talibanët më qëlluan në shpatull dhe unë u rrëzova. Një tjetër taliban më goditi dhe unë humba vetëdijen”, tha kjo gazetare e pavarur teksa foli për Radion Azadi të REL-it.

Para se të humbte vetëdijen, gazetarja tha se dëgjoi sulmuesin taliban duke thënë se ajo e meritonte këtë pasi kishte injoruar paralajmërimet që të ndalonte së punuari dhe të qëndronte në shtëpi.

Talibanët refuzuan t’iu përgjigjeshin pyetjeve të Radio Azadit lidhur me incidentet e fundit, përkatësisht për keqtrajtimin e gazetarëve. Por, dy sulmet ndaj Hess dhe ndalimi i O’Donnell, ndodhën në kohën kur talibanët njoftuan për listën e re të kufizimeve ndaj gazetarëve lidhur me atë se si gazetarët duhet ta ushtrojnë profesionin e tyre.

Më 21 korrik, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, publikoi në Twitter dekretin e ri. Ky dekret, duke cituar “udhëzimet islame” të miratuara nga studiuesit fetarë, ndalon kritikat ndaj liderëve talibanë.

“Nuk është e lejuar që të bëhen akuza të rreme kundër zyrtarëve apo të kritikohen”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga lideri i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada. Nuk dekret nuk është shpjeguar se cilat mund të jenë ndëshkimet nëse ky rregull shkelet.

Dekreti është kritikuar nga organizatat joqeveritare dhe është parë si një përpjekje për të heshtur lirinë e shprehjes.

Dekreti i bashkëngjitet “11 rregullave për gazetarët” – rregulla që hyn në fuqi pak kohë pasi talibanët morën pushtetin dhe u zotuan se do të lejonin të kishte media të lira – që ndalojnë publikimin apo transmetimin e kronikave që “janë në kundërshtim me islamin”. Po ashtu, këto rregulla dekurajojnë raportimet që nuk janë të konfirmuara nga zyrtarët talibanë.

Këto rregulla, në kohën kur u publikuan u kritikuan nga Human Rights Watch. Kjo organizatë tha se kufizimet janë aq të gjera sa praktikisht ndalojnë “çdo raportim kritik për talibanët”.

Për më tepër, në muajin maj talibanët urdhëruan prezantueset televizive që të mbulonin fytyrën dhe flokët gjatë transmetimeve. Ky urdhër ishte në linjë me dekretin e lëshuar nga Akhundzada, që kërkon nga gratë të mbulohen në publik, duke thënë se preferohet që ato të veshin burka.

Talibanët nuk kanë një kushtetutë të tyre, edhe pse ka thashetheme se ata i përmbahen kushtetutës së vitit 1964, që ishte miratuar në kohën e monarkisë. Kjo kushtetutë mbron të drejtat për lirinë e shprehjes, ashtu sikurse edhe kushtetuta e vitit 2004 që ishte miratuar nga Qeveria e mbështetur nga Perëndimi, të cilën talibanët e rrëzuan nga pushteti.

O’Donnell tha se ajo e kishte të pamundur që të merrte një sqarim nga talibanët se çfarë ligjesh të mediave ata pretendonin se ajo kishte shkelur.

“U kërkova që të ma tregonin ligjin, ashtu siç është i shkruar. Çfarë ligjesh kam shkelur, më tregoni? Ata duan të paraqiten sikur i përmbahen ligjit të mëhershëm për mediat dhe se me kushtetutën e mëparshme garantohen media të lira. Pra, çdo gjë që del nga goja e tyre janë vetëm gënjeshtra”, tha ajo.

“Rrëfimi i tyre për mua ndryshoi vazhdimisht gjatë tri ditëve”, shtoi O’Donnell. “Fillimisht thanë se kisha ftesë për të qëndruar në shtet, e më pas thanë se u largova me vullnet të lirë, e në fund u cilësova si spiune dhe u dëbova nga shteti për të mos u kthyer më”.

Heather Barr, drejtoreshë në divizionin e HRW për të drejtat e grave, tha se mënyra se si është trajtuar O’Donnell tregon se “frika e fshehur” e talibanëve ndaj kritikave është shndërruar në “frikë të hapur”.

“Është e qartë se talibanëve u ka ardhur në maje të hundës”, tha Barr për Radio Azadi. “Po bëhet gjithnjë më e vështirë për të gjithë gazetarët që të ofrojnë lajme të vërteta nga Afganistani sepse talibanët nuk janë të gatshëm të tolerojnë që këto lajme të publikohen në media të lira”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Производство бумаги и продукции из нее в Москве выросло более чем в 4,7 раза

«Меня вытаскивали с того света»: Куклачева выписали из больницы после инфаркта

Как получать доход от вкладов и не платить налог

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о новой комплексной программе в рамках нацпроекта «Семья»

Музыкальные новости

"Зенит" в Москве обыграл ЦСКА и сравнял счет в серии

"Спартак" обыграл "Краснодар" и продлил беспроигрышную серию до 7 матчей при Слишковиче

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”

Узбекские дети из землячества в Бурятии посетили театр кукол «Ульгэр»: Россия и Культура

Новости России

Этот чай не смейте брать даже по акции: Росконтроль назвал марки, которые попали в черный список

Пассажирам автобусов Подмосковья рассказали, как получить страховую выплату

«Меня вытаскивали с того света»: Куклачева выписали из больницы после инфаркта

В ТиНАО Москвы реконструируют очистные сооружения «Пучково»

Экология в России и мире

Мануальные зубные щетки Revyline Perfect и зубная паста Organic Detox для профилактики кариеса в Тольятти

Дети из Узбекского землячества Бурятии увидели театр кукол «Ульгэр»: Россия и Культура

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”

Делаем образ стильным при помощи одной яркой детали

Спорт в России и мире

Хачанов вышел в третий круг турнира ATP в Риме

Рублёв в трёх сетах обыграл Маркоса Гирона и вышел в третий круг «Мастерса» в Риме

Теннисист Хачанов вышел в третий круг "Мастерса" в Риме

Даниил Медведев одолел 121-ю ракетку мира Меджедовича и вышел в 1/8 финала Рима

Moscow.media

В Подмосковье росгвардейцы почтили память Героев Великой Отечественной войны и возложили цветы к мемориальным комплексам региона.

"Помогу оформить детские пособия". Почему имя Мухаммад бьёт рекорды в ХМАО

Патриотическую акцию «Синий платочек» провели в Нижнем Новгороде в день прибытия «Поезда Победы»

Ко Всероссийской акции «Георгиевская ленточка» присоединились сотрудники вневедомственной Росгвардии по Московской области











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Свыше 100 тысяч ям отремонтировали в Подмосковье с начала сезона

Спектакль «Кот в сапогах» пройдет в Сергиевом Посаде 16 мая

"Обвалятся доходы и сбережения": эксперт предупредил россиян о предстоящей девальвации в июне

Молодожены из Ишима представили Тюменскую область на свадебном фестивале