Nga 1 gushti, të gjitha makinat që kanë targa serbe me emrat e qyteteve të Kosovës, mund të regjistrohen në RKS – Republika e Kosovës – deri më 30 shtator. Këto targa, që lëshohen nga autoritetet e Serbisë, konsiderohen ilegale në Kosovë. Të dyja vendet kanë marrëveshje për këtë çështje, por ajo nuk është zbatuar asnjëherë në përpikëri. Çfarë përfitime do të sjellë riregjistrimi?