Мы в Telegram
Добавить новость

Источник 360.ru: в Краснопахорском сгорел частный дом, пострадали 2 человека

Пермь обогнала Москву по росту цены бизнес-ланча

Акция «Возьми друга из приюта» прошла в Наро-Фоминске

В Подмосковье возводят ЖК «Высокие Жаворонки»

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Të mbijetosh në kohë lufte

Të mbijetosh në kohë lufte

Pamjet që vijnë nga Ukraina përmes mediave, pushtimin e së cilës Rusia e ka nisur më 24 shkurt, përkujtojnë pamjet nga lufta në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, e sidomos gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, thotë Arsim Sejdiu, qytetar i Prishtinës, i cili asokohe ushtronte profesionin e gazetarit për një media vendore në Kosovë.

Sulmet e NATO-s, të cilat nisën më 14 mars të vitit 1999, zgjatën 78 ditë.

Ai thotë se zhvendosjet masive të njerëzve nga shtëpitë e tyre, frika në sytë e njerëzve të paarmatosur, por edhe rrëfimet e mbijetesës së atyre që nuk kanë arritur të braktisin zonat e luftimeve në Ukrainë, ia përkujtojnë ngjarjet që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës, por edhe mbijetesën e familjes së tij tetëanëtarëshe.

“Çdo herë hanim bukë bajate”

Familja e tij nuk ishte larguar nga shtëpia, pavarësisht që pjesa më e madhe e qytetit të Prishtinës dhe po ashtu edhe lagjja ku ai jetonte në Kodër të Diellit, ishte zbrazur nga banorët shqiptarë, të cilët ishin larguar nën trysninë e forcave serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.

“Me sulmet e NATO-s u vështirësua gjithçka. Lekët [paratë] mungonin fare. Ushqimi mungonte. Nuk kemi të drejtë të themi se na zuri në befasi, por na zuri keq, sepse nuk i kishim kushtet. Rezervat e miellit ishin shumë të vogla. Të them të drejtën një thes me 25 kilogramë [miell] ka qenë i hapur dhe tre apo katër kilogramë sheqer i kemi pasur kur kanë nisur sulmet e NATO-s", tregon Arsimi.

"Çdo herë e linim bukën të bëhej bajate. Nuk e hanim bukën e asaj dite [kur ishte taze], por e hanim bukën që ishte gatuar dy apo tri ditë më herët, për shkak se qëndronte më tepër. Pastaj gjellët dhe ushqimin asnjëherë nuk i kemi ngrënë me lugë, por e kemi ndarë kafshatën e bukës dhe e kemi ngjyer në gjellë. Kështu qëndronte më shumë”, shton Arsimi.

“Shtëpi më shtëpi, në kërkim të ushqimit”

Ato pak rezerva të ushqimit që kishte familja Sejdiu, u shpenzuan për pak ditë. Më pas, siç thotë Arsimi, nisi lufta për mbijetesë dhe për gjetjen e ushqimit.

“Njerëzit duhet të mbijetojnë me atë që kanë. Jetesa në familjen time ka qenë sikurse ajo e buburrecit. Thonë se e mbyllin në një hapësirë dhe ia hedhin një kokërr grurë. Ditën e parë e ha gjysmën e kokrrës dhe ditën e dytë e ha gjysmën e gjysmës së mbetur. Ne ashtu vepronim. Pastaj hapej diku një derë a dritare dhe gjendej ca miell, ose ca vaj dhe ashtu mbijetonim. Se nga vinin informatat, nuk di as vetë ta them, por kishte fjalë se në shtëpinë e këtij ose atij mund të ketë miell ose vaj. Ne hynim në ato shtëpi, sepse dyert kanë qenë thuajse të gjitha të hapura, dhe ashtu furnizoheshim. Pra, në një familje merrnim një shishe vaj, në një familje merrnim tre apo katër kilogramë miell”, rrëfen Arsimi.

Por, as kjo nuk ishte e lehtë sipas tij, sepse për të hulumtuar se ku mund të kishte ushqim, ishte e rrezikshme. Forcat serbe patrullonin nëpër rrugë gjatë gjithë kohës. Kalimi nga një rrugë në tjetrën duhej bërë nga një oborr i shtëpisë në tjetrin dhe kështu me radhë, derisa arrihej në shtëpi. Por, as në shtëpi, qëndrimi nuk ishte i sigurt.

“Megjithatë, ne jetonim në shtëpitë tona, të fshehur. Ishim, si të thuash, ilegalë në shtëpitë tona. Ky ka qenë moment i rëndë, sepse fëmijët kanë qenë të vegjël. Duhej ngrohur uji për t’i larë fëmijët. Uji vetëm sa vakej paksa kur kishte energji elektrike dhe e shfrytëzonim rastin në ato momente. Përndryshe, i pastronim fëmijët me ujë të ftohtë”, tregon Arsimi.

“Ujë nga bora e shiu dhe qirinj të improvizuar”

Por, kur kishte ndërprerje të furnizimit me ujë, atëherë situata vështirësohej, shton ai. Megjithatë, ai jep këshillën se edhe ata ukrainas që përballen me situata të ngjashme, përderisa po vazhdon konflikti atje, duhet të shfrytëzojnë mundësitë që vijnë nga shiu ose bora.

“Funksionon pa problem. Kur s’ka ujë, duhet me kova të shkrijnë dëborën. Ata kanë tash borë. E marrin dhe e shkrijnë borën dhe mund të pastrohen. Mund ta vlojnë dhe ta pinë. Unë e di që kemi mbledhur ujë nga gypat që përcjellin shiun dhe e kemi rezervuar për rast nevojë, për pastërti, për banjë e tualet”, u shpreh Arsimi.

Por, pasiguria shtohej gjatë natës. Dritaret e shtëpisë duhej mbuluar me batanije që të mos shihej asgjë nga jashtë. Energjia elektrike ndërpritej gjatë natës dhe aty fillonte lufta me errësirën.

“Disa ditë i kemi pasur disa qirinj. Më vonë, na treguan disa fqinjë se si t’ia bënim. Duhej mbushur një shpuzore me ca vaj [ushqimor], i vinim një letër apo leckë në formë fitili dhe e ndiznim. Kishte aromë të keqe, por ç’ti bësh, megjithatë kishim pak ndriçim sa për të kryer ca punë. Lufta më e shumtë ishte me të ftohtit. Binte shi dhe nuk ndalej. Shumë kohë ishim pa energji dhe ishte problem që të ngroheshim. Jo se nuk kishim ca dërrasa [për zjarr] ose diçka në oborret tona, sepse ne ishim në shtëpi, por kishim frikë ta ndiznim kubenë për shkak të tymit. Kështu shkuan 78 ditë”, thotë Arsimi.

"Po i vrasin fëmijët": Civilët ukrainas nën sulme të vazhdueshme ruse

Ai shton përpjekjet për të mbijetuar luftën përfunduan me hyrjen e forcave të NATO-s në Prishtinë, më 12 qershor të vitit 1999. Por, siç thotë ai, një hyrje eventuale e trupave të NATO-s në Ukrainë për të ndalur luftën, duket e pamundur tash për tash. Megjithatë, sipas Arsimit, sfidat për mbijetesë në Kosovë, patën vazhduar edhe pas luftës dhe kështu pret se do të ndodhë edhe në Ukrainë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Прекрасная Айшат Кадырова: кто она, старшая дочь главы Чечни?

II класс пожарной опасности ожидается на территории Подмосковья 14–16 мая

Очень хитрую схему придумали мошенники для кражи аккаунтов соцсетей у россиян

Суд в Москве арестовал обругавшего полицейских американца

Музыкальные новости

Сергей Собянин. Главное за день

Театр кукол «Ульгэр» выступил в райцентре Бурятии в День Пушкина - Россия, Культура, Дети

Аналитики оценили изменение высоты новостроек в городах России за 5 лет

Московские медики окажут помощь пострадавшим в Белгороде - Собянин

Новости России

Проникшего в детскую библиотеку американца выпустили из-под ареста

Мать с ребенком упали с четвертого этажа в шахту лифта в Иванове

Виртуальный концертный зал Магаданской филармонии открывает колымчанам жемчужины музыкального искусства

В Ступине приступили к благоустройству Пушкинского сквера

Экология в России и мире

10 полезных продуктов для сердца

Я не пью алкоголь вообще: Анастасия Волочкова резко ответила на слухи об алкоголизме

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”

Раскрыт секрет моложавого вида Аллы Пугачевой: необычная методика удивляет

Спорт в России и мире

Александрова не смогла обыграть Саснович и покинула турнир WTA-1000 в Риме

Медведев с трудом одолел 121-ю ракетку мира на турнире в Риме

Анастасия Потапова вышла во второй круг турнира WTA-1000 в Риме

Теннисист Хачанов вышел в третий круг "Мастерса" в Риме

Moscow.media

"Помогу оформить детские пособия". Почему имя Мухаммад бьёт рекорды в ХМАО

Беспроводной сканер штрих-кодов SAOTRON P05i промышленного класса

Ремонт Северодвинского моста в Архангельске начнут 15 мая

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Глава департамента информполитики Томской области покидает пост

Пермь обогнала Москву по росту цены бизнес-ланча

Мария Багреева: в январе-марте в Москве выдали 8,5 тыс. семейных ипотек

На ЛЭП в Новосибирской области установят птицезащитные устройства