Të hënën në Prishtinë është mbajtur një protestë solidarizuese me popullin ukrainas që po përballet me pushtim nga ana e Rusisë. Në protestë iu bë thirrje Rusisë t’i ndalë luftimet në mënyrë që të mos humbin jetën më shumë njerëz. Ukrainasja Zhana Zeka që mori pjesë në protestë, tha se nuk ka informacione për një pjesë të familjarëve të saj që ndodhen në kryeqytetin ukrainas, Kiev.