Në Irpin, në afërsi të Kievit, forcat ruse kanë granatuar, teksa civilët kanë tentuar që të largohen. The New York Times ka raportuar se si pasojë e granatimeve janë vrarë tre civilë. Ushtarët ukrainas janë parë pranë një ure të shkatërruar të cilën po e përdorin civilët, duke i ndihmuar ata që të evakuohen. (Përgatiti: Ibrahim Berisha)