Мы в Telegram
Добавить новость

Бастрыкин заинтересовался фактом падения игрового аппарата на ребенка в ТЦ Москвы

Машина с 5 подростками упала в реку в Ленинградской области

БК «Химки» в шаге от поражения в финале Суперлиги

Схему движения транспорта временно изменят в округе



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Putin: Rusia nuk dëshiron një luftë të re në Evropë

Putin: Rusia nuk dëshiron një luftë të re në Evropë

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën duket se janë ulur paksa, pasi Moska tha se ka tërhequr disa prej trupave të saja të vendosura pranë kufirit, një pretendim që shefi i NATO-s, Jens Stoltenbverg e quajti “hapësirë për optimizëm të matur”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një konference për media më 15 shkurt, pas takimit në Moskë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, tha se Rusia ka vendosur që të tërheqë pjesërisht trupat nga disa zona përreth kufirit me Ukrainën. Ai tha se ky vendim krijon hapësirë për diskutime të mëtejme me Perëndimin lidhur me kërkesat e sigurisë së Moskës.

Scholz tha se vendimi për tërheqjen e disa trupave – lajm që ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka shumë detaje për të – është një “sinjal i mirë” drejt shtensionimit të krizës që ka kërcënuar të përshkallëzohet në konflikt ushtarak.

Opsionet diplomatike janë larg “së shteruari”, tha Scholz pas takimit me Putinin që zgjati mbi tre orë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ende nuk ka parë sinjale në terren që mbështesin pretendimin rus, edhe pse tha se ka indikacione nga Moska se ka vullnet për të vazhduar dialogun dhe ka krijuar hapësirë për shpresë se kjo krizë mund të shmanget.

“Ka sinjale nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo na jep hapësirë për optimizëm të matur. Por, deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të shtensionimit të situatës në terren nga pala ruse”, tha Stoltenberg më 15 shkurt.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi për tërheqjen e një numri të paspecifikuar të ushtarëve, teksa përpjekjet diplomatike të Perëndimit, për zgjidhjen e krizës po vazhdojnë, pasi Moska grumbulloi 130,000 trupa dhe pajisje ushtarake në zonën kufitare.

Para këtij njoftimi, Shtetet e Bashkuara dhe inteligjenca e saj kishin thënë se 16 shkurti mund të jetë data e mundshme për një sulm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndërkaq, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se edhe pse Britania ka parë se Moska është e hapur për zgjidhje diplomatike, informatat e fundit nga inteligjenca nuk janë ende aq inkurajuese.

“Qartësisht ka shenja për hapje diplomatike, gjithmonë ka pasur mundësi për bisedime, ka pasur hapësirë për bisedime lidhur me Ukrainën, me Ukrainën. Ne po shohim se pala ruse po hapet për bisedime”, tha Johnson.

“Në anën tjetër, inteligjencën që po e shohim sot nuk është ende inkurajuese”, shtoi ai.

Putin tha se Rusia “sigurisht” nuk dëshiron që të shpërthejë një luftë e re në Evropë, por tha se Moska është e zhgënjyer që nuk ka pasur përgjigje konstruktive për kërkesat ruse për garanci të sigurisë, veçanërisht për kërkesën që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO.

“Ne jemi të gatshëm që të punojmë së bashku. Ne jemi të gatshëm të ndjekim rrugën e negociatave”, tha ai duke iu referuar negociatave me Perëndimin për raketat dhe çështjet e tjera të sigurisë.

Putin po ashtu tha se bashkëpunimi në fushën e energjisë ndërmjet Rusisë dhe Gjermanisë ishte prioritet për Moskën, e cila tha se e sheh Berlinin si një ndër partnerët kryesorë, veçanërisht për projektin “Rrjedha Veriore 2”, gazsjellës që sjellë gazin natyror nga Rusia në Gjermani. Ky projekt ende po pret miratimin final të rregullatorëve në Gjermani.

Presidenti amerikan, Joe Biden, javën e kaluar u zotua se do t’i jepte fund projektit të gazsjellësit rus, nëse Rusia e pushtonte Ukrainën. Por, Scholz, pas një takimi me Bidenin, tha vetëm se Gjermania dhe SHBA-ja do të vepronin së bashku për t’iu përgjigjur një pushtimi të mundshëm.

Vizita e Scholz në Moskë vjen pasi ai kishte zhvilluar vizita të ngjashme javën e kaluar, teksa ka biseduar për krizën Rusi-Ukrainë me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe me zyrtarë britanikë.

Rusia "sheh" mundësi për marrëveshje me Perëndimin

Ukraina kërkon të takohet me Rusinë për grumbullimin ushtarak

Më 14 shkurt, Scholz u takua në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Nga kryeqyteti ukrainas, kancelari gjerman i bëri thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm drejt uljes së tensioneve, që u nxitën pas grumbullimit ushtarak rus.

Rusia insiston se nuk ka plane që ta pushtojë Ukrainën, por në të njëjtë kohë dëshiron garanci për çështjet e sigurisë evropiane, përfshirë edhe zotimin e NATO-s se nuk do të zgjerohet në shtetet si Ukraina, apo në Gjeorgji, e cila po ashtu është ish-shtet i Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, i dërguari rus në Bashkimin Evropian paralajmëroi më 15 shkurt se Moska mund ta pushtojë Ukrainën nëse “provokohet” nga ndonjë sulm ndaj qytetarëve rusë që gjenden brenda shtetit.

“Ne nuk do ta pushtojmë Ukrainën nëse nuk na provokojnë që ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Vladimir Chizhov, sipas medias ruse, RIA.

Komentet e Chizhov pasuan paralajmërimet e vazhdueshme nga Uashingtoni se Rusia po planifikon që të inskenojë incidente si pretekst për ta pushtuar Ukrainën.

Këto paralajmërime amerikane janë përsëritur edhe nga sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, e cila deklaroi më 15 shkurt se një pushtim i Ukrainës është opsion ende i mundshëm dhe se trupat ruse do të mund të arrinin në Kiev “shumë, shumë shpejt”.

Për shkak të paralajmërimeve amerikane për një pushtim të mundshëm, presidenti ukrainas Zelenskiy e ka shpallur 16 shkurtin si “ditë të unitetit”.

“Na është thënë se 16 shkurti do të jetë dita e pushtimit, e ne do ta bëjmë ditë të unitetit”, deklaroi Zelenskiy mbrëmjen e 14 shkurtit.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

«Верди-гала» при информационной поддержке Relax FM

Юлия Миронова выступила на XV Всероссийском форуме деловых СМИ

В Москве плановые отключения горячей воды перенесли на 20 мая

Красноярский врач спас пассажирку самолета с приступом аллергии

Музыкальные новости

Россия и Культура, Дети: в Пушкинский день театр кукол «Ульгэр» выступил в Мухоршибирском районе Бурятии

Волга вошла в рейтинг самых живописных рек России

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

Правительство РФ сообщило о перевыполнении планов по достижению цифровой зрелости национальной экономики

Новости России

Юлия Миронова выступила на XV Всероссийском форуме деловых СМИ

Дом Шапошниковых в Коломне признали объектом культурного наследия

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о цифровой трансформации государства

Свыше 600 детей из Химок бесплатно отдохнут в летних лагерях

Экология в России и мире

Сергей АРУТЮНОВ на своём сольном концерте в Государственном Кремлёвском Дворце презентовал дуэт с Родионом Газмановым. Артисты вместе исполнили хит “Люси”

Бурятский госцирк представил новое руководство: Театр и цирк, Россия и культура, дети

Раскрыт секрет моложавого вида Аллы Пугачевой: необычная методика удивляет

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

Спорт в России и мире

Открытый чемпионат Италии: Новак Джокович получил сильный удар после выхода в третий раунд после Корантена Муте | Теннисные новости

Касаткина обыграла Марию и вышла в третий круг турнира WTA-1000 в Риме

Александрова не смогла обыграть Саснович и покинула турнир WTA-1000 в Риме

Первая ракета мира Джокович получил бутылкой по голове после матча в Риме

Moscow.media

Новая генная терапия успешно восстановила слух у глухого малыша

Россиянам рассказали, когда появится «сильный ИИ»

Сотрудник Центра лицензионно-разрешительной столичного главка Росгвардии рассказал о поисковых экспедициях

В Подмосковье росгвардейцы почтили память Героев Великой Отечественной войны и возложили цветы к мемориальным комплексам региона.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Москве плановые отключения горячей воды перенесли на 20 мая

Дом Шапошниковых в Коломне признали объектом культурного наследия

Юлия Миронова выступила на XV Всероссийском форуме деловых СМИ

Красноярский врач спас пассажирку самолета с приступом аллергии