Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Takimi SHBA-Rusi për kërkesat e sigurisë mund të mbahet në janar

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia me gjasë do të mbajnë bisedime muajin e ardhshëm për të diskutuar për propozimet e sigurisë të prezantuara nga Moska, teksa tensionet janë rritur lidhur me situatën në Ukrainë.


“Ne do të vendosim për një datë së bashku me Rusinë dhe ne besojmë se bisedimet do të zhvillohen në janar”, tha Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.


Donfried tha se Aleanca Veri-Atlantike (NATO) do të diskutojë të martën lidhur me mundësinë e një takimi me Rusinë për të diskutuar për propozimet e Moskës. Ajo shtoi se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po punon se si do të angazhohet me Rusinë.


“Sipas mendimit tim, ne do të shohim lëvizje në këto kanale gjatë muajit janar”, tha ajo.




Më 17 dhjetor, Rusia publikoi kërkesat e saj të sigurisë, përmes së cilave kërkon garanci nga SHBA-ja dhe NATO-ja që Aleanca të mos zgjerohet në lindje.


Këto kërkesa të Moskës kanë ardhur në kohën kur Kremlini ka vendosur rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën. SHBA-ja ka thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur që të kryejë pushtim gjatë muajit të ardhshëm. Por, Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se është duke u përgatitur që ta sulmojë Ukrainën.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus