Мы в Telegram
Добавить новость

Холодная пошла: когда отключат горячую воду в Москве и Петербурге

Лучшие органные произведения Баха и Букстехуде прозвучат на концерте в Пскове

Российские звезды пообщались со случайными пассажирами на «Солнце Москвы»

На юго-востоке Москвы построят три дома по программе реновации

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Tregu virtual, mundësi për gratë në viset rurale

Tregu virtual, mundësi për gratë në viset rurale

Ornella Pereska nga rajoni i Strugës, familja e së cilës merret me kultivimin e lajthive, thotë se pandemia e ka bërë edhe më të vështirë shitjen e këtij produkti pasi objektet e hotelerisë ku e dorëzonin pjesën më të madhe të produkteve, kanë punuar me kapacitet të kufizuar për shkak të masave për parandalimin e koronavirusit.

“Sapo i shijojnë lajthitë tona menjëherë reagojnë duke thënë se këto qenkan shumë të shijshme. Nga i sillni? U them se ne i kultivojmë, se janë tonat, se janë lajthi maqedonase. E tregu duket se po na ofron me blerësit, ndërkohë që kursejmë kohë dhe mjete. Krahas lajthive, si produkt ofrojmë dhe vajin bio nga lajthitë, për të cilin interesimi është në rritje”, tregon Ornella.

Ajo thotë se ka qenë shumë skeptike për shitjen e produkteve të saj online, megjithëse shton se pas insistimit të vajzës së saj, është bërë pjesë e tregut online.

Nafije Ibraimovska nga Rostusha, në rajonin e Dibrës, e cila në treg paraqitet me prodhimin e ushqimeve tradicionale, thotë se të rinjtë parapëlqejnë ushqimet e shpejta, megjithëse ka nga ta që ia dinë vlerën prodhimit të jufkave në formë tradicionale ose ëmbëlsirave, si sheqerparja.

“Po kemi porosi për raste të veçanta. Ka nga ta që ia dinë vlerën prodhimit... siç i themi ne, të shtëpisë. Asnjë ëmbëlsirë nuk mund të krahasohet me prodhimet tradicionale ku përdorim gjalpin dhe gjithçka bio nga këtu në fshat”, thotë Nafija.

Aktualisht 100 gra nga viset rurale përbëjnë E-tregun “Tezga jonë”, më shumë se 80 për qind prej të cilave thonë se gjatë pandemisë së koronavirusit janë ulur dukshëm të ardhurat nga bujqësia, pasi produktet e tyre kishin mbetur pa u shitur.

“Me vite merremi me bujqësi, por një mundësi e këtillë për herë të parë na jepet. Herët është të flasim për suksesin. Por, unë personalisht jam shumë e kënaqur për faktin se produktet tona mund të ofrohen në një treg shumë më të gjerë se ai i Resnjës, ku jetoj”, thotë Sllacica nga rajoni i Resnjës, e cila krahas mollëve të kultivuara, në tezgën e saj online ofron dhe mjaltin, si dhe uthullën bio nga mollët.

Nga ana tjetër, Qanije Selimi, kryetare e Grupit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, thotë për Radion Evropa e Lirë, se puna e grave, veçanërisht atyre në viset rurale, duhet të bëhet e dukshme.

“Kemi gra shumë të suksesshme, por duhet të bëhet më shumë në promovimin e tyre, përkatësisht [promovimin] e aktivitetit tyre që të dalin në pah me punën që bëjnë. Mendoj se mungon paraqitja e tyre në publik, përkatësisht do të thosha njoftimi me punën që ato bëjnë”, thotë Qanije Selimi.

Liljana Jonovski, e cila ka ngritur platformën e grave nga viset rurale për të plasuar prodhimet e tyre në tregun virtual, “Tezga jonë”, thotë se në këtë mënyrë u jepet një shtytje shumë e rëndësishme financiare grave nga viset rurale.

“Hulumtimi që kemi realizuar ne, si koalicion, ka nxjerrë në pah se më shumë se gjysma e grave në viset e thella rurale, përkatësisht 54 për qind e tyre nuk kanë qasje deri tek informacionet për sa i përket mbështetjeve financiare për ngritjen e bizneseve të tyre. Ndërkohë, që këto gra punojnë për çdo ditë mesatarisht nga 11 orë dhe puna e tyre nuk paguhet dhe askund nuk figurojnë në sistemin e punës”, thotë Jonovski.

Ajo shton se ka marrë mbështetje nga pushteti qendror dhe ai vendor dhe veçanërisht nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Shkup për ngritjen e platformës “Tezga jonë”.

Liljana Jonovski thekson se ndihma e shtetit duhet të jetë e vazhdueshme sepse vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, mund të flitet për një zhvillim të qëndrueshëm të viseve rurale.

Nga dikasteri i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, theksojnë se në mënyrë që të përmirësohet statusi i gruas në shoqëri në viset rurale, i është vënë theks i veçantë masës për "Mbështetjen e femrës aktive në familjen bujqësore", në kuadër të programit Kombëtar për Zhvillimin Bujqësor dhe Zhvillimin Rural për periudhën 2018-2022.

Gjatë vitit 2020, 250 gra të viseve rurale përmes programit të Ministrisë së Bujqësisë, janë ndihmuar me grante prej 3 mijë eurosh, mjete këto të pakthyeshme. Ndërkohë, gjatë këtij viti kanë konkurruar 402 gra për të përfituar këto mjete.

Organizatat që në fokus kanë avancimin e grave veçanërisht atyre në zona rurale, thonë se nevojitet përforcimi i partneritet mes autoriteteve institucionale, shoqërisë civile, si dhe mediave, për krijimin por edhe njoftimin me mundësitë që kanë gratë në viset rurale që të jenë aktive në aspektin ekonomik si bartëse të bizneseve.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Судомоделисты из Мытищ стали призерами турнира в Старой Купавне

Поле боя Лаврова: Глава МИД предупредил сенаторов об огромной опасности

Заплатит по счетам. В России распродают имущество беглого экс-губернатора

Вирусолог Малинникова объяснила, как избежать заражения крысиным гепатитом

Музыкальные новости

ЦСКА обыграл «Зенит» в Санкт-Петербурге впервые за 13 лет

Правительство РФ сообщило о перевыполнении планов по достижению цифровой зрелости национальной экономики

Прогрессивные методы предсказания роста криптовалют на Бинанс — ИИ в действии

Центральная Азия под лупой. Эксперты обсудят миграционные проблемы

Новости России

Судомоделисты из Мытищ стали призерами турнира в Старой Купавне

Вирусолог Малинникова объяснила, как избежать заражения крысиным гепатитом

Shot: жена актера Никиты Волкова обвинила в побоях Лиану Грибу

Шадаев: Минцифры начало обсуждать отмену роуминга с Белоруссией

Экология в России и мире

Пенсионерка из Новосибирска пародирует звезд на фото, получается похоже и смешно

Большинство российских туристов к 2030 году пересядут на этот вид транспорта

"Глория Джинс" открывает первые магазины Ready! Steady! Go!

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

Спорт в России и мире

Азаренко вышла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Риме

Виктория Азаренко пробилась в четвертьфинал турнира WTA в Риме

Рублёв в трёх сетах обыграл Маркоса Гирона и вышел в третий круг «Мастерса» в Риме

Хачанов проиграл Табило в 1/8 финала «Мастерса» в Риме

Moscow.media

Коровы

"Помогу оформить детские пособия". Почему имя Мухаммад бьёт рекорды в ХМАО

В подмосковном Красногорске открыли движение на подъезде к строящейся детской больнице

Утро на озере...











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Карты, маски, два браслета

9 медалей завоевали подмосковные спортсмены на первенстве России по гребле

Молодежь Поморья представила регион на ВДНХ в День национальных приоритетов

Заплатит по счетам. В России распродают имущество беглого экс-губернатора