Мы в Telegram
Добавить новость

В Пензе стартовали соревнования по спортивному ориентированию

Шотландец, который трижды дрался за Смоленск. И добыл его для России

Сергей Собянин. Главное за день

Тренер ЦСКА Федотов не стал объяснять, почему Акинфеев не сыграет с "Зенитом"

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

“Gjahu” pas deputetëve për shumicë parlamentare

“Gjahu” pas deputetëve për shumicë parlamentare

Kriza politike në Maqedoninë e Veriut, që pasoi zgjedhjet lokale të 17 dhe 31 tetorit, të cilat u fituan nga opozita maqedonase, por edhe dalja nga Qeveria e Lëvizjes Besa, ka nxjerrë një rezultat të barabartë në Kuvend, mes pozitës dhe opozitës, përkatësisht 60 me 60 sa i përket numrit të deputetëve.

Nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë kishte vënë në lëvizje partitë për sigurimin e votave.

Partitë në “vrap” për sigurimin e shumicës

Pushteti ditën kur në rend dite në Kuvend ishte mocioni, arriti të sigurojë shumicën pasi një deputet i opozitës refuzoi mocionin, ndërsa mohoi pretendimet e opozitës për shantazhe, kërcënime, e blerje nga partitë në pushtet, të cilat ndërkohë vazhdojnë negociata me partitë tjera për të rritur mbështetjen.

Një ndër to është edhe partia Alternativa me katër deputetë, e cila aktualisht është në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa ishte edhe pjesë e nismën për mocionin e mosbesimit të qeverisë së bashku me VMRO DPMNE-në.

Bilalli: Transferet e deputetëve, veprime joparimore

Duke komentuar lëvizjet e këtilla të partive, në veçanti të deputetëve që ndryshojnë pozicionet varësisht situatës politike, Mersel Bilallin, ish-deputet në disa përbërje parlamentare, tani profesor universitar, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kjo flet për humbjen e peshës së deputetit, transfere joparimore dhe rrënimin e sistemit të vlerave.

"Bëhet fjalë për shtet, i cili i tejkalon standardet dhe kornizat ballkanike sa i përket manipulimeve dhe keqpërdorimeve. E gjithë kjo reflektohet edhe në sfera tjera, përfshirë edhe kushtimisht thënë edhe shitblerjen e deputetëve apo transferet joparimore. Mendoj se meqë nuk kemi sistem të vlerave atëherë mbisundojnë antivlerat. Pra, antivlerat shndërrohen në diçka normale, praktike, të zakonshme dhe të preferueshme përkundër vlerave të cilat trajtohen si diçka e huaj, jo e zakonshme, jonormale, e kështu me radhë”, thotë Bilalli.

Tito Petkovski, ish-kryetar i Kuvendit dhe deputet në disa përbërje parlamentare, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputeti në Maqedoninë e Veriut është shndërruar, sipas tij, në mjet në duart e partive për realizimin e synimeve për të ardhur me çdo çmim në pushtet.

Petkovski: Deputeti ka humbur kontaktin me elektoratin

Ai thotë se në këtë situatë është arritur edhe për shkak të sistemit zgjedhor proporcional, sipas të cilit, deputetët nuk kanë asnjë lidhje me elektoratin.

"Deputeti këtu te ne nuk është gjë tjetër pos mjet në duart e partive për ballafaqim me kundërshtarët sesa përfaqësues i popullit. Pra, kemi një ndërprerje të lidhjes mes deputetit dhe votuesve dhe deputeti tani është në duart e partisë për realizimin e qëllimeve të saj sesa të qytetarëve që e kanë votuar. Raste të këtilla ka edhe në vende tjera, por jo sikur te ne ku gjithçka tani është vulgarizuar dhe mund të ndodhë që brenda natës deputeti të ndryshojë mendjen për çështje të caktuara. Kjo nuk është aspak e dinjitetshme, pasi nuk ka të bëjë as me bindjet e tija, as me kulturën demokratike, e aq më pak me interesin e votuesve, por e gjitha kjo bëhet për interesa të partisë”, thotë Petkovski.

Albert Musliu, njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se manovrimet e këtilla politike janë të domosdoshme për kapërcimin e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.

Musliu: Numrat do t'i diktojnë zgjedhjet e parakohshme

Ai vlerëson se gjendja momentale është e paqëndrueshme dhe mund të rëndohet edhe më shumë që mund të çojë në zgjedhje të reja, por nëse ato do të mbahen apo jo varen nga disa faktorë.

“Sipas meje, kjo varet nga numrat e shumicës. Nëse numrat janë afër 60-s, apo 61 deputetë, sigurisht se kjo rrit gjasat për zgjedhje të reja. Nëse shumica ekzistuese rritet, gjithsesi se mundësitë e stabilitetit afatgjatë janë të mundshme. Kjo, gjithashtu, varet edhe nga disa zhvillime që i presim. Normalisht, nëse marrin datën apo nisim bisedimet e anëtarësimit evropian, sigurisht se kjo jep stabilitetit plotësues, apo nëse ka ndryshime në qeveri që do të rrisë efikasitetin e punës së saj kjo garanton një stabilitet më të gjatë”, thotë Musliu.

Por, pavarësisht nëse do të ketë ose jo zgjedhje, profesori Mersel Bilalli nuk pret kapërcimin e krizës politike dhe kjo, sipas tij, do të rrisë edhe më shumë manovrimet politike për të ardhur në pushtet.

“Në qoftë se nuk krijohet një shumicë parlamentare, atëherë me siguri se do të pasojnë bisedimet për t’u krijuar një qeveri teknike dhe në mars të mbahen zgjedhjet. Por, sërish mendoj se do të kemi dy fitues prej të cilëve nuk priten ndryshime spektakulare së paku në kualitetin e marrëdhënieve shoqërore, politike dhe ekonomike në vend”, thotë Bilalli.

Paqëndrueshmëria parlamentare është e pranishme që nga viti 2016, ku zgjedhjet e atëhershme nxorën një rezultat thuajse të njëjtë mes partive në pushtet dhe opozitë.

E njëjta u përsëritet edhe në zgjedhjet e vitit 2020 duke bërë që Maqedonia e Veriut të ketë krizë të vazhdueshme parlamentare.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Около 250 ретроавтомобилей представили москвичам у Музея Победы

Сергей Собянин. Главное за день

В Пензе стартовали соревнования по спортивному ориентированию

Лепс рассказал о переезде детей за границу

Музыкальные новости

Генсек РФС Митрофанов заявил, что РПЛ не будут расширять до 18 команд

Запуск Samsung Galaxy S24 еще сильнее подвинул Google на рынке смартфонов США

Замминистра строительства и ЖКХ РФ высоко оценил парковую инфраструктуру Домодедово

Собянин поздравил Мишустина с назначением на пост председателя правительства РФ

Новости России

Источник 360.ru: 20 машин затопило в Марьине из-за прорыва водопровода

Московский суд отменил приговор экс-депутату Хараидзе по делу о мошенничестве

Мэр: Услугами и сервисами mos.ru горожане воспользовались 4 млрд. раз

История становления триколора флагом России

Экология в России и мире

Где находится самая северная страусиная ферма в мире?

Осторожно, токсично: Доктор Кутушов рассказал о вреде красителей для яиц

Первый лазертаг на Самуи

Масштабирование дизайнера: опыт работы в международных компаниях премиум-класса

Спорт в России и мире

Потапова проиграла Остапенко во втором круге турнира WTA 1000

Павлюченкова вылетела с турнира в Риме

Открытый чемпионат Италии: Новак Джокович получил сильный удар после выхода в третий раунд после Корантена Муте | Теннисные новости

Касаткина обыграла Марию и вышла в третий круг турнира WTA-1000 в Риме

Moscow.media

Военные следователи навели порядок на Братской могиле воинов 35-й береговой батареи в Севастополе

Более 350 сотрудников Главного управления Росгвардии по городу Москве приняли участие в патриотическом флешмобе

Китай начал выпуск нового рамного внедорожника, который появится в России

Армяне в Великой Отечественной войне: Иван Георгиевич Магакьян











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Shot: в Москве 10-летней девочке лифтом зажало и вырвало средний палец

Дело возбудили после смерти подростка в вентиляционной шахте на западе Москвы

Некапитальное строительство в Москве от компании Граунд

Сергей Собянин. Главное за день