Мы в Telegram
Добавить новость

Госдума утвердила кандидатуру Мишустина на пост председателя правительства РФ

В Подмосковье объявили «оранжевый» уровень опасности погоды из-за заморозков

Открылась новая выставка Главархива Москвы

Медики из Дубны поздравили жителей и гостей города с Днем Победы



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pse Arabia Saudite është e zemëruar me Libanin?

Pse Arabia Saudite është e zemëruar me Libanin?

Një koment për luftën në Jemen, i bërë në një transmetim televiziv nga një ministër libanez, ka shkaktuar krizë të thellë mes Libanit dhe Arabisë Saudite.

Komentet e George Kordahit nxitën zemërim në disa vende arabe, që ndërmorën veprime, përmes së cilave Libani izolohet edhe më shumë.

Ndërsa, nga brenda vendi kërcënohet nga shpërbërja e koalicionit qeverisës, qëllimi i të cilit ishte të merrej me krizën e rëndë ekonomike, me të cilën po përballet vendi, transmeton AP.

Arabia Saudite ishte dikur një aleat i rëndësishëm i Libanit duke dërguar miliona dollarë në këtë vend, mirëpo masat e fundit të ndërmarra nga sauditët mund të dëmtojnë rëndë ekonominë libaneze, raporton agjencia Associated Press (AP).

Arabia Saudite ndaloi gjitha importet nga Libani. Ka kohë që Arabia Saudite dhe Irani janë në rivalitet në Jemen. Tensionet po zgjasin për vite me radhë për shkak të rolit të grupit militant, Hezbollah, në Liban, i cili mbështetet nga Irani.

Por, çfarë fshihet në të vërtetë pas reagimit të zemëruar saudit dhe çfarë do të thotë kjo për Libanin tashmë buzë kolapsit?

Çfarë e shkaktoi tensionin e fundit?

George Kordahi, para se të emërohej ministër, ishte shumë i popullarizuar në botën arabe pasi drejtonte programin televiziv “Kush dëshiron të bëhet milioner?” Programi transmetohej në një rrjet televiziv saudit.

Gjatë një emisioni, Kordahi e quajti luftën në Jemen "absurde" dhe tha se rebelët huthi të mbështetur nga Irani nuk e kanë sulmuar askënd dhe kanë të drejtë të mbrohen.

Programi ishte incizuar rreth një muaj përpara se Kordahi të emërohej ministër i Informacionit në Qeverinë e kryeministrit Najib Mikati, e cila u formua në shtator.

Kordahi u emërua nga një parti kryesisht e krishterë aleate e Hezbollahut. Zyrtarët sauditë thanë se deklaratat e tij janë "fyese" dhe të njëanshme në lidhje me militantët Huthi.

Që nga viti 2015, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka luftuar kundër militantëve Huthi. Kjo lëvizje, një vit më parë, kishte marrë kontrollin e kryeqytetit, Sanaa dhe pjesëve veriore të Jemenit.

Çfarë duan sauditët?

Një gjë dihet qartë: ajo çfarë nuk duan sauditët është rritja e ndikimit iranian në Liban, por nuk e dinë si të veprojnë lidhur me këtë, thotë Joseph Bahout, drejtor i hulumtimeve në Universitetin Amerikan të Bejrutit.

Prej kohësh, Arabia Saudite ka qenë një aleat i ngushtë i politikanëve të komunitetit mysliman sunit të Libanit. Ky komunitet e zgjedh kryeministrin sipas sistemit politik sektar të vendit.

Por, Arabia Saudite nuk arriti të formojë një fuqi politike të kontrolluar sikurse bëri Hezbollahu shiit– me forcën e tij të fuqishme të armatosur – që u bë aleati i fuqishëm i Iranit në Liban.

Arabia Saudite humbi ndikimin e saj veçanërisht që nga vrasja e ish-kryeministrit, Rafik Hariri në vitin 2005, i cili ishte aleati i saj më i fuqishëm.

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, njihet për zbatimin e një politike të rreptë të jashtme, që disa thonë se është e guximshme. Nën udhëheqjen e tij, Arabia Saudite ndërmori veprime të herëpashershme në përpjekje për të imponuar vullnetin e saj, mirëpo ajo nuk arriti të zhvillojë një strategji kohezive apo të gjente aleatë të rinj në Liban. Ajo, faktikisht, ishte në rolin e spektatores kur Hezbollahu dhe aleatët e tij arritën të dominojnë qeverinë e fundit libaneze.

Veprimi më i fuqishëm i Arabisë Saudite ishte në vitin 2017, kur e detyroi kryeministrin e atëhershëm, Saas Hariri, që të ofrojë dorëheqje duke përmendur ndikimin e Hezbollahut. Ai paraqitjen e bëri gjatë një vizite të shkurtër në Arabinë Saudite, ku mbase u dërgua pa vullnetin e tij.

Por, gjithçka dështoi. Hariri u kthye në Liban dhe tërhoqi dorëheqjen e tij, pasi u mbështet nga Hezbollahu dhe aleatët e tij. Ai, përfundimisht, e humbi mbështetjen saudite. Që atëherë marrëdhëniet kanë qenë të zbehta.

Pranverën e kaluar, autoritetet saudite ndaluan importet e të gjitha prodhimeve libaneze nën akuzat se ato ishin përdorur për kontrabandën e drogës.

Së fundmi, Arabia Saudite refuzoi të mbështeste Mikatin në pozitën e kryeministrit për shkak të koalicionit të tij me Hezbollahun.

Por, në këtë qëndrim sauditët mbetën të vetmuar pasi Uashingtoni dhe Parisi shprehën mbështetje për të.

Për më shumë se një vit Libani ishte pa Qeveri.

Mbase të nervozuar, sauditët reaguan ashpër ndaj komenteve të ministrit libanez. Për shkak të deklaratave të tij, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Bahreini i tërhoqën ambasadorët nga Libani.

Ndikimi në Liban

Masat saudite janë një goditje e madhe për Qeverinë e re të Mikatit.

Ndalesa e importit do të shkaktojë humbje të mëdha financiare. Nëse tensionet do të shtohen atëherë më shumë se 350.000 libanezë që punojnë në vendet arabe të Gjirit rrezikojnë të mbesin pa punë dhe rrjedhimisht do të ndalen remitencat në Liban.

Kryeministri Mikati dhe zyrtarë të tjerë i kanë bërë thirrje Kordahit që të japë dorëheqje, por ende është e pasigurt nëse dorëheqja e tij do të zgjidhte përçarjet brenda koalicionit qeverisës.

Hezbollahu po e mbështet fuqishëm ministrin, duke thënë se dorëheqja e tij nuk do t'i zgjidhë përpjekjet për të detyruar Libanin të ndryshojë politikën e tij të jashtme.

E gjithë kjo situatë çon në parashikimin se do të ketë më shumë ndarje të brendshme në qeveri, e cila në masë të madhe është e paralizuar edhe për shkak të hetimeve për shpërthimin masiv që ndodhi në portin e Bejrutit vitin e kaluar, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë më shumë se 200 njerëz.

Hezbollahu ka kërkuar largimin e gjyqtarit që po e heton rastin.

Në rrugët e Libanit është rritur dhuna, e cila po i shton pakënaqësitë sociale. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në mars të vitit 2022 dhe ato po konsiderohen si një provë për Hezbollahun dhe aleatët e tij.

Kryeministri Mikati ka thënë se vendi është "në buzë të një gremine".

Ai shkoi në Glasgou të Skocisë ku po mbahej një samit për klimën për të kërkuar ndërmjetësimin francez dhe të SHBA-së, por mundësitë e tij janë të kufizuara.

“Ne e dimë se sauditët janë të mërzitur. Ne e dimë se ata nuk duan një qeveri me Hezbollahun aq të fortë", tha eksperti Joseph Bahout.

“Por, ata e dinë se nuk mund të kemi një Qeveri pa Hezbollahun. Është një situatë bllokuese dhe e komplikuar”.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Будет ли чемпионство? "Краснодар" не смог в гостях обыграть "Спартак"

Не продадим совесть и родину!

«Лестница в небо». В Москве прошел показ фильма о фехтовании на Олимпийских играх в Токио

"Цена взлетит в небо": эксперт объяснил, что стоит заранее купить россиянам

Музыкальные новости

В Сыктывкаре лихач на «Газели» сбил 94-летнего пешехода возле «Магнита»

В Ульяновске разыграли «Кубок военной разведки»

Озоновые Дыры: Вызов современности, Взгляд Романа Терещенко

"Спартак" лишился математических шансов выиграть Российскую премьер-лигу

Новости России

Дата Антипасхи, или Красной горки в 2024 году, чем отличаются эти праздники

Вице-канцлер Швейцарии Андре Симонацци скончался в походе

Глава Чечни сообщил, что власти Гвинеи-Бисау пообещали в ее столице построить проспект Ахмата-Хаджи Кадырова

Пятое место заняла петербургская команда «СШ по шахматам и шашкам – 1» на командном чемпионате России в Сочи

Экология в России и мире

Рады познакомить вас с артистами цирка Бурятии: Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия

Осторожно, токсично: Доктор Кутушов рассказал о вреде красителей для яиц

Где находится самая северная страусиная ферма в мире?

Реабилитация после увеличения груди

Спорт в России и мире

Казахстан узнал еще одну печальную новость после сюрприза Рыбакиной

Соболенко испытала проблемы после снятия Рыбакиной с турнира в Риме

Саснович пробилась во второй раунд турнира WTA-1000 в Риме

Хачанов победил Шевченко во втором круге турнира ATP в Риме

Moscow.media

АвтоВАЗу не хватает рабочих для выпуска Ларгусов. На завод привлекают вахтовиков

В аварии в Кромском районе Орловской области накануне погибли два человека

Утро на озере...

Военные следователи навели порядок на Братской могиле воинов 35-й береговой батареи в Севастополе











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Москве на МКАД произошло массовое ДТП

Глава Чечни сообщил, что власти Гвинеи-Бисау пообещали в ее столице построить проспект Ахмата-Хаджи Кадырова

"Вы теперь мой друг на всю жизнь. Я видел, как вы стреляете". Делегация Гвинеи-Бисау посетила Чечню

Грузоперевозки в РФ упали на 10% из-за проблем в расчетах с Китаем