Мы в Telegram
Добавить новость

Москвичей предупредили об усилении ветра

Московский экспортный центр помогает популяризировать мультфильмы за рубежом

Сын Куклачева: отец чувствует себя гораздо лучше, но пока под наблюдением врачей

В Эжве такси попало в ДТП

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mendoni dy herë para se të bashkëpunoni me Kinën, porosit ministri tajvanez

Mendoni dy herë para se të bashkëpunoni me Kinën, porosit ministri tajvanez

Për shtetet në Evropë dhe në mbarë botën, të cilat gjithnjë e më shumë krijojnë raporte të ngushta ekonomike dhe politike me Kinën, ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka një porosi: “Duhet të mendoni dy herë”.

“Politika juaj e jashtme mund të bëhet e njëanshme nëse mendoni se jeni të varur nga Kina”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Pastaj veprimet, sjelljet, politikat tuaja duhet të jenë të kujdesshme, sepse nuk do të donit t'i rrezikonit mundësitë biznesore”, shtoi ai.

Ministri tajvanez bëri një turne evropian si pjesë e fushatës së këtij rajoni që të ofrohet si një alternativë e vogël krahas politikës autoritare të Kinës.

Tajvani u nda nga Kina pas një lufte civile në vitin 1949. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Gjatë intervistës, Wu foli për rrezikun e një lufte të mundshme mes Tajvanit dhe Kinës, angazhimeve të SHBA-së ndaj ishullit, shtrirjen e tij diplomatike në Evropë dhe mësimet që vendi i tij mund t'u ofrojë kombeve të tjera që bashkëpunojnë me Pekinin.

Anembanë Evropës, vende si Franca dhe Gjermania, gjatë viteve të fundit kanë rritur kritikat ndaj Kinës, por megjithatë, ende kanë kujdes që të mos i rrezikojnë lidhjet e tyre ekonomike me Pekinin dhe qasjen në tregjet kineze.

Më në lindje të Evropës, vende si Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia kanë thithur investime kineze dhe kanë nënshkruar projekte të mëdha në kuadër të projektit global infrastrukturor të Kinës “Brezi dhe Rruga” ndaj të cilit ka pasur kritika për korrupsion dhe dëme mjedisore.

Në Ukrainë, për shembull, ka pasur kritika se Pekini po përdor fuqinë financiare për të ushtruar ndikim politik, në mënyrë që ky vend t'i heshtë kritikat për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin Ksinjiang të Kinës.

"Kina përdor praktika korruptive. Ata fusin para në xhepin e politikanëve të korruptuar dhe premtojnë shumë. Por, në të vërtetë ajo që ofrojnë ata mund të jetë shumë e paktë", tha ministri tajvanez.

“Ndonjëherë projektet ,në të cilat ata angazhohen, janë artificiale. Pra, nëse vendet i bashkojnë të gjitha këto atëherë mund të marrin një mësim të mirë në rast se dëshirojnë të bëjnë biznes serioz me Kinën”, shtoi ai.

Në të gjithë botën, aktualisht, vetëm 15 vende kanë marrëdhënie diplomatike zyrtare me Tajvanin që numëron afro 24 milionë banorë.

Dhe, përveç Vatikanit, asnjë prej tyre nuk është në Evropë. Shumë qeveri në botë nuk i presin ministrat tajvanezë për shkak të presionit të Kinës.

Pekini i ka qortuar vendet që e pritën ministrin Wu. Delegacioni tij vizitoi Çekinë, Brukselin, Poloninë dhe Lituaninë.

Ngritja e rolit të Kinës në botë ka pasur pasoja për Tajvanin.

Shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë hequr dorë nga njohja e Tajvanit, duke e lënë atë jashtë organizatave si Kombet e Bashkuara(OKB) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH).

“Sa herë që Tajvani krijon një miqësi të re ose bën diçka në skenën ndërkombëtare, kinezët mendojnë se po humbin”, tha ministri tajvanez.

"Pra, në këtë kuptim, është një konkurrencë shumë e drejtpërdrejtë midis Tajvanit dhe Kinës në skenën ndërkombëtare", shtoi ai.

Ministri tajvanez theksoi se veprimet e Kinës në vitet e fundit, siç janë supozimet për kampe të internimit ndaj pakicës ujgure dhe myslimane në Ksinjiang dhe shqetësimet ndërkombëtare për praktikat tregtare kineze, i kanë hapur një derë Tajvanit për të rimarrë statusin e humbur.

Para se të nisej për në Evropë ai tha se udhëtimi i tij shënon një etapë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Kina dëshiron që Tajvani të jetë i vetmuar në komunitetin ndërkombëtar, dhe unë, si ministër i Jashtëm, kam përgjegjësi që të sigurohem se kemi miq”, tha ai.

Tensionet me Kinën dhe angazhimi i SHBA-së

Pekini ka thënë se do të përdorë edhe forcën nëse është e nevojshme që ta rimarrë Tajvanin. Pekini ka rritur presionin ushtarak, diplomatik dhe ekonomik ndaj Tajvanit. Gjatë periudhës së fundit qindra aeroplanë ushtarakë kinezë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, paralajmëroi kohët e fundit se Kina mund të jetë e aftë të kryejë një pushtim "në shkallë të plotë" të Tajvanit deri në vitin 2025.

Shtetet e Bashkuara kanë raporte të ngushta me Tajvanin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha më 21 tetor se Uashingtoni angazhohet për t’i dalë në mbrojtje Tajvanit nëse sulmohet nga Kina.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha se "nuk ka asnjë hapësirë" për kompromis mbi Tajvanin.

Më 1979 Shtetet e Bashkuara i kishin ndërprerë raportet zyrtare diplomatike me Tajvanin. Uashingtoni nuk e kundërshton hapur pretendimin e Kinës ndaj Tajvanit, por SHBA-ja ka një ligj të quajtur Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin që obligon administratën të sigurojë se Tajvani mund të mbrohet dhe të trajtojë të gjitha kërcënimet ndaj tij si çështje të "shqetësimit të madh".

Uashingtoni vazhdon t'i shesë armë Tajvanit dhe presidenti i tij, Tsai Ing-wen, konfirmoi për CNN-in më 28 tetor se trupat amerikane kanë trajnuar ushtrinë tajvaneze.

"Lufta nuk është në interesin e askujt. Ndonjëherë ne jemi të shqetësuar se ndoshta udhëheqësit e Pekinit nuk janë të arsyeshëm, veçanërisht kur kanë vështirësi të brendshme", tha ministri Wu.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Владимир Ефимов: В первом квартале 2024 года выделено более девяти гектаров земли для реновации

"Не вздумайте брать этот чай даже по акции": Росконтроль назвал три марки, которые в черном списке

В Эжве такси попало в ДТП

«Штрафы не за горами». Пока электросамокатчиков не ловят, но это только пока

Музыкальные новости

Новая песня "Сталинград" - дань памяти героическим защитникам города

В Сыктывкаре лихач на «Газели» сбил 94-летнего пешехода возле «Магнита»

Бурятский театр «Ульгэр» этнокультурные новости: Россия, дети, нацпроект Культура, колаборация

Баскетбольный «Зенит» с разницей в 14 очков проиграл в Москве ЦСКА и уступает в полуфинальной серии Единой Лиги ВТБ со счётом 1–2

Новости России

В Эжве такси попало в ДТП

В МИД заявили, что ответные санкции РФ повлияют на рыбную отрасль Британии

Губернатор Воробьев: пока рано говорить о том, что будет на месте «Крокуса»

Раскрыто имя нового посла Финляндии в России

Экология в России и мире

В России за год открылось рекордное количество универмагов

Осторожно, токсично: Доктор Кутушов рассказал о вреде красителей для яиц

Осторожно, токсично: Доктор Кутушов рассказал о вреде красителей для яиц

Таня Василькова расскажет (и покажет) «Как прожить в браке без брака»

Спорт в России и мире

Азаренко вышла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Риме

Саснович пробилась во второй раунд турнира WTA-1000 в Риме

Анастасия Потапова вышла во второй круг турнира WTA-1000 в Риме

Хачанов победил Шевченко во втором круге турнира ATP в Риме

Moscow.media

Работники Московско-Курского транспортной прокуратуры приняли участие в торжественном мероприятии, посвященном празднованию Дня Победы

Китай начал выпуск нового рамного внедорожника, который появится в России

В преддверии Дня Победы сотрудники военных следственных органов Следственного комитета Российской Федерации Южного военного округа приняли участие в памятных мероприятиях

В рубрике «Я - артист цирка Бурятии» Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия, национальный проект











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Губернатор Воробьев: пока рано говорить о том, что будет на месте «Крокуса»

«Штрафы не за горами». Пока электросамокатчиков не ловят, но это только пока

Московский экспортный центр помогает популяризировать мультфильмы за рубежом

Сын Куклачева: отец чувствует себя гораздо лучше, но пока под наблюдением врачей