Мы в Telegram
Добавить новость

В округе Люберцы демонтирован незаконный торговый павильон

«Налог на выход» иностранцев из российских активов вырос до 25%

В округе Пушкинский достроены два дома для переселенцев из аварийного жилья

Адвокат: суд арестовал счета замминистра Тимура Иванова по делу о взятке



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ndryshimet kushtetuese si rrugë e vetme për vetting-un

Ndryshimet kushtetuese si rrugë e vetme për vetting-un

Vetting-u në drejtësi në Kosovë nuk ka alternativë, por pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë proces të vetting-ut, vlerësojnë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”.

Më 13 tetor, Qeveria e Kosovës e ka miratuar koncept-dokumentin për vetting-un në drejtësi, përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Grupi punues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, në koncept-dokumentin e hartuar, ka sugjeruar “vetting-un me ndryshime kushtetuese nga një trup ad-hoc dhe i njëjti më pas vazhdon vlerësimin e vazhdueshëm në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se “edhe pasqyra aktuale ligjore lejon hapësirë për mbarëvajtje të procesit të vetting-ut përmes plotësim-ndryshimeve të ligjeve relevante”.

“Pa amendamente kushtetuese s’ka vetting”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson se ky Institut, në bazë të analizave që ka bërë, ka nxjerrë përfundimin që proces të vetting-ut, pa ndryshime kushtetuese, nuk mund të ketë. Sipas tij, çdo rrugë tjetër, përmes ndryshimeve ligjore, nuk mund të quhet vetting.

“Çdo proces që ka të bëjë me rritjen e integritetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, që bëhet pa amendamente kushtetuese, atëherë nuk mund ta ketë emrin vetting. Ne mund ta quajmë si të duam, por atëherë nuk hyn në kuadër të atij vetting-ut gjithëpërfshirës në bazë, i cili ka për qëllim ta sigurojë pavarësinë dhe integritetin e këtij procesi, sepse me ligjet aktuale, me Kushtetutën aktuale, në qoftë se do të kishim një Këshill Gjyqësor dhe Këshill Prokurorial të pavarur, që zbatojnë ligjin dhe procedurën, nuk do të kishim nevojë fare të bëjmë vetting”, thotë Miftaraj.

Pse duhen amendamentet kushtetuese për vetting?

Mendim të njëjtë ka edhe Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”. Ai, si përfaqësues i shoqërisë civile ishte pjesë e Grupit punues që ka hartuar koncept-dokumentin për vetting-un dhe që tashmë është pjesë e Grupit punues për përgatitjen e bazës ligjore dhe ndryshimeve kushtetuese për vetting-un, të cilat do t’i propozohen Kuvendit të Kosovës nga Qeveria. Demhasaj shpjegon arsyet se pse ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për të realizuar procesin e vetting-ut.

“Ne i kemi dy nene në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilat i përcaktojnë kriteret se kur ne mundemi ta shkarkojmë ose ta largojmë nga detyra një prokuror apo një gjyqtar. Në ato, nuk bëhet fjalë që lidhen me vetting-un. Nëse ne arrijmë të bëjmë vetting-un dhe del që një numër i caktuar i prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk i plotësojnë kriteret për të vazhduar që të jenë pjesë e sistemit, nuk mund t’ua marrim mandatet sepse i mbron Kushtetuta. Prandaj janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese, qoftë suspendimi i këtyre neneve për një kohë të caktuar, në mënyrë që ta funksionalizojmë dhe zbatojmë një proces të vetting-ut”, thotë Demhasaj.

Ai shton se për të bërë ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave të kuvendit që ka 120 deputetë, si dhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve joshumicë. Demhasaj thotë se duhet të arrihet vullneti politik i të gjitha forcave politike shqiptare dhe atyre të komuniteteve joshumicë, të cilat duhet ta kenë parasysh që vetting-u është në të mirën e sistemit të drejtësisë dhe në interes të qytetarëve në përgjithësi.

Miftaraj: Mbikëqyrja e vetting-ut nga një trup i huaj

Por, Myftaraj shpreh mendimin që deri më tani, lidhur me procesin e vetting-ut, nuk ka pasur komunikim të duhur dhe debat të sinqertë nga ana e Qeverisë së Kosovës me subjektet opozitare, me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Por, sipas tij, një konsensus politik i të gjitha subjekteve parlamentare për ndryshimet kushtetuese lidhur me vetting-un, është i domosdoshëm, marrë parasysh që, përveç partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, edhe partitë e mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në programet e tyre zgjedhore, në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit, kanë paraparë realizimin e një procesi të vetting-ut. Për mbikëqyrjen e zbatimit të drejtë të vetting-ut në sistemin e drejtësisë, Myftaraj thotë se janë të domosdoshme mekanizmat që do ta mbikëqyrin këtë proces.

“Koncept-dokumenti e ka përcaktuar në mënyrë të qartë që përmes ndryshimeve kushtetuese, kompetencat që i kanë aktualisht Këshilli Gjyqësore dhe Këshilli Prokurorial do t’i delegoheshin, për një periudhë të caktuar kohore, një trupi të veçantë, i cila do të duhej të përbëhej nga ndërkombëtarët, ku përfshihen amerikanë, gjermanë dhe britanikë. Këta persona me ekspertizë, me përvojë dhe me integritet, do të bënin vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë. Po flasim për një trup të jashtëm, i cili do të garantonte këtë proces, ku Këshillat aktualë gjyqësorë dhe prokurorialë nuk do të kishin fare hise në këtë drejtim”, thekson Miftaraj.

Demhasaj: Të huajt s’mund ta bëjnë vetting-un

Por, ndryshe mendon Demhasaj. Ai nuk beson që në mekanizmin mbikëqyrës të zbatimit të procesit të vetting-ut mund të jenë persona ndërkombëtarë.

“Sepse nuk e lejon Kushtetuta dhe baza jonë ligjore që dikush tjetër të vijë dhe të merret me vetting. Ata mund të na ndihmojnë, të na sjellin ekspertë, të na ndihmojnë për atë sesi të krijohet mekanizmi. Por, që ta bëjnë ata vetting-un dhe të jenë pjesë funksionale e mekanizmit, këtë nuk besoj që e lejon baza jonë kushtetuese”, thotë Demhasaj.

Ai shton se afati kohor se kur do të përgatiten propozimet për ndryshime kushtetuese dhe kur mund të arrijnë ato si propozim i Qeverisë në Kuvend, nuk është e përcaktuar. Për më shumë, sipas tij, as afati kohor i zbatimit të procesit të vetting-ut, në qoftë se eventualisht arrihen ndryshimet kushtetuese nuk është i përcaktuar në mënyrë të prerë, për shkak se, sipas tij, ky do të jetë proces i cili do të kalojë nëpër disa faza. Por, ai beson që procesi i vetting-ut do të realizohet brenda mandatit të Qeverisë aktuale.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, së fundmi ka kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës që të bëjë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke vlerësuar se një gjë e tillë është “burim serioz i shqetësimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mospajtimin me këtë konstatim të Komisionit Evropian, duke thënë që procesi i vetting-ut “do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës” dhe se “mosrealizimi i vetting-ut nuk u kontribuon as përpjekjeve të institucioneve të Kosovës për garantimin e sundimit të ligjit dhe as së ardhmes evropiane” të vendit.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Ru24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Ru24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Ru24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Ru24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Восемь дорог закроют в мае из-за ремонта сетей в Екатеринбурге. СПИСОК

Специалисты рассказали, почему выросли цены на стройматериалы

Проще, чем кажется: как сэкономить на пикнике

Открыт прием заявок на конкурс лекторов от Российского общества «Знание»

Музыкальные новости

Псковские волейболисты стали призерами международного турнира «Кубок дружбы»

Росгвардия обеспечила правопорядок во время футбольного матча «ЦСКА» - «Спартак» в Москве

Выставка работ победителей фотоконкурса «Созвездия "Семья"»

«Спартак» набрал больше всех очков в играх с командами из верхней половины таблицы РПЛ

Новости России

ФОК на Москворецкой улице в Бронницах достроят к декабрю

Великобритания импортирует переработанную нефть из РФ с помощью лазеек в законодательстве

Пловец Чупков заявил, что ЦСКА навяжет борьбу "Зениту" за чемпионство

Банк Казани предлагает валюту по привлекательному курсу. Купить ее можно и в праздники

Экология в России и мире

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24

Новые коллекции Dagon и elisabetta

День Земли - каждый день

Специалист по организации праздников Катерина Кузина: тренды свадебного декора 2024 года

Спорт в России и мире

Медведев остался лучшим среди россиян в обновлённом рейтинге ATP, Рублёв — восьмой

Потапова обыграла Шнайдер на старте грунтового турнира WTA 1000 в Мадриде

Мария стала соперницей Азаренко на турнире WTA в Мадриде

Камбэком обернулся матч вундеркинда из России перед стартом Еленой Рыбакиной в Мадриде

Moscow.media

Портативный сканер штрих-кодов Heroje C1271 промышленного класса

Врач-гигиенист сети клиник «Мегастом» Ольга Жидких: как правильно ухаживать на полостью рта и зубов

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

ТСД промышленного класса Saotron RT-Т510











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Психолог Хакимов: к работе после майских праздников стоит готовиться заранее

Инвестировать в будущее: как обеспечить себе безбедную старость

РИА «Новости»: адвокат обжаловал арест замминистра обороны Тимура Иванова

И неработающим, и работающим: пенсионерам со стажем необходимо срочно оформить эту льготу