Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Maqedonia e V. regjistron 14 viktima dhe 490 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten 14 viktima me koronavirus, 490 persona të infektuar dhe 201 të shëruar.


Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga katër viktima janë regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, dy në Prilep, si dhe nga një në Gjevgjeli, Strumicë, Radovish dhe Kriva Pallankë.


Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,012.


Të dhënat e 21 tetorit i referohen testimit të 4,982 testeve në laboratorët shtetërorë dhe ata privatë.


Sa u përket të infektuarve, vetëm në Shkup janë regjistruar 143 raste ndërsa numër më të vogël të të infektuarve ka në 20 qytete tjera.


Raste aktive me koronavirus janë rreth 5,900.




Përkundër numrit të lartë të të infektuarve, Qeveria maqedonase ende nuk ka miratuar masa të reja kufizuese.


Interesimi për vaksinim është ulur ndërsa nuk janë përmbushur edhe parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë se deri nga mesi i muajit tetor mbi 1 milion banorë do të vaksinohen me nga dy doza.


Sipas të dhënave zyrtare, 38% e gjithë popullatës në Maqedoninë e Veriut është vaksinuar me nga një dozë kurse 35% me dy dozat.


“Fatkeqësisht, interesi për vaksinim është ulur ndjeshëm. Kemi arritur në rreth 800 mijë qytetarë që janë vaksinuar me të paktën një dozë, prej të cilëve 760 janë rivaksinuar. Spitalet janë të mbushura vetëm me qytetarë të pavaksinuar. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen, ata duhet të mbrojnë shëndetin e tyre. Ne duhet gradualisht ta kthejmë jetën në gjendjen normale. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen pasi vaksinimi është mënyra e vetme për mbrojtje nga pandemia”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus