Мы в Telegram
Добавить новость

Тюльпаны зацвели на клумбах Москвы

Овчинский: В Москве растет выпуск стройматериалов

Лимит переводов между своими счетами в разных банках вырос до 30 млн руб в месяц

Певцу Денису Майданову стало плохо в столичном театре



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rritja e eksportit ringjall bizneset  

Rritja e eksportit ringjall bizneset  

Kompania për përpunimin e drurit “Balaj-M”, gjatë këtij viti ka shënuar rritje të prodhimit, rrjedhimisht edhe të eksportit të produkteve në tregun e Bashkimit Evropian, krahasuar me vitin paraprak.

Kjo kompani, që operon në Komunën e Deçanit, në pjesën perëndimore të Kosovës, numëron 15 punëtorë dhe prodhon shtretër, dollapë dhe varëse për rroba.

Pronari i kësaj kompanie, Ali Balaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tregon se në shtetet e Bashkimit Evropian, konkretisht në Gjermani, është rritur dukshëm kërkesa për varëse të rrobave, kurse në tregun vendor më shumë shiten shtretër dhe dollapë.

“Ky vit ka qenë mjaft i mirë për kompaninë dhe produktet të cilat i kemi plasuar në tregun evropian. Ka pasur një rritje të kërkesës për produkte për 35 për qind”, tha ai.

Se gjatë këtij viti ka pasur rritje të eksportit tregojnë edhe të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Vetëm në muajin gusht të këtij viti, eksporti i mallrave ka arritur në rreth 65 milionë euro apo rreth 90 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur eksporti ka qenë rreth 34 milionë euro.

Ndërkaq në periudhën janar-gusht të këtij viti, eksporti i produkteve vendore në tregjet e jashtme ka arritur në 471 milionë euro, kurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka qenë 290 milionë euro.

Bizneset në Kosovë, vitin e kaluar gjatë pandemisë, kanë raportuar humbje mbi një miliard euro për shkak të masave kufizuese të vendosura nga qeveria për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes COVID-19. Madje disa sektorë shërbyes kanë qenë komplet të mbyllur.

Shahini: Pa liberalizim nuk mund të ketë rritje të eksportit

Një përmirësim i situatës ekonomike po vërehet, por jo në përmasa të kënaqshme, thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit. Ai shprehet se eksporti i produkteve “Made in Kosova”, është rritur në krahasim me vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, por nëse rritja krahasohet me vitet paraprake, vlera e eksportit, sipas tij, mbetet e njëjtë.

“Por, ka shenja përmirësimi dhe këto shenja tregojnë se bizneset janë të interesuara të marrin treg më shumë në vendet e Bashkimit Evropian. Por, përveç problemeve të brendshme, ato kanë problem me lëvizjen e lirë sepse Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Kështu që bizneset kanë problem me qarkullim, me viza, me gjetjen e partnerëve të rinj, sepse me gjithë faktin se industria e prodhimit në Kosovë nuk është shumë e zhvilluar, ka kompani që produktet e tyre mund t'i eksportojnë në shtete tjera”, thekson ai.

Deri në liberalizimin e vizave, Shahini konsideron se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma për të ndihmuar sektorin privat, konkretisht industrinë e prodhimit pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia, në mënyrë që të jenë konkurrent së paku me vendet e rajonit.

“Duhet imituar vendet e ndryshme të Ballkanit se çka bëjnë ato për bizneset për të dalë nga kriza. Në këtë aspekt, Kosova është e fundit sa i përket ndihmës për bizneset dhe më së paku bizneset kanë përfituar nga pakot emergjente të pandemisë”, shprehet ai.

Se të bërit biznes konsiderohet mision i vështirë, Shahini thotë se e tregon deficiti tregtar, pasi Kosova mbetet në pozitë të pafavorshme në tregun rajonal dhe evropian, duke vazhduar të jetë e varur nga importi i produkteve të huaja.

Bilanci eksport-import mbetet 1 me 7

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit gusht, në Kosovë kanë hyrë mallra të huaja në vlerë prej 417.5 milionë euro, apo sa vlera e përgjithshme për tetë muaj e këtij viti që produktet e Kosovës kanë arritur të shiten në shtetet e rajonit dhe Evropës.

Në vitin 2020, vlera e eksportit të mallrave ka qenë rreth 475 milionë euro, derisa importi i mallrave ishte 3.2 miliardë euro.

Edhe pronari i kompanisë “Balaj-M”, Ali Balaj, shprehet se po të ekzistonte ndihma e shtetit, do t'i rriste kapacitetet prodhuese, eksportin dhe numrin e punëtorëve. Ai thotë se kërkesat e kompanive nga shtetet e Bashkimit Evropian janë shumë më të mëdha sesa kapacitetet që kompania e tij i ka. 

“Nëse kemi përkrahje nga shteti unë do të ndërtoja një objekt të ri sepse këtu jam me qira, planifikoj të ndërtojë një objekt, të punësoj 200 punëtorë sepse kërkesa është mjaft e madhe. Me kapacitetin aktual, nuk mund të plotësojmë kërkesat e tregut në shtetet e Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В Москве арестовали 19-летнего виновника смертельного ДТП возле деревни Терехово

Тишковец обещал Москве арктическое вторжение и заморозки до минус 3 градусов

Столб огня вырвался из-под земли и достиг высоты нескольних этажей в Москве

Плоды Царства Небесного

Музыкальные новости

Азербайджанский олигарх Год Нисанов – владелец рынков «Садовод» и «Фудсити» стремительно теряет поддержку элиты после теракта в «Крокусе»

Обратиться к Востоку: Иран и РФ прорабатывают запуск платежей в цифровых валютах ЦБ

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга

ГЛАВНЫЕ НОВОСТИ НЕДЕЛИ: смертельная погоня, трагедия в общежитии и новые владельцы «Макси»

Новости России

В Москве арестовали 19-летнего виновника смертельного ДТП возле деревни Терехово

В четверг начинается арктическое вторжение на Москву: в субботу уже -3С, а вечером пойдут дожди

Культурная неделя: выбор «Известий»

Столб огня вырвался из-под земли и достиг высоты нескольних этажей в Москве

Экология в России и мире

Героическое участие армян в СВО. Часть третья

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.

Доля свободных площадей в ТЦ Москвы к лету может сократиться до 6 процентов

Спорт в России и мире

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису

Россиянка Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде

Moscow.media

Глава Бурятии сообщил о полной ликвидации пожара на площади 16,8 тыс. кв. м

Цветочный водоворот

Музеи Твери. Лисичкины сказки

Глава МИД Армении: Ереван и Москва работают над решением проблем в отношениях











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Домашний рычаг: выдачи ипотеки в марте упали почти на 40%

В Москве показывают танки НАТО

Более 200 семей получили помощь в рамках проекта «Искусство видеть»

Культурная неделя: выбор «Известий»