Мы в Telegram
Добавить новость

Raiffeisen начнет уход из России

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о чемпионате по профмастерству в авиастроении

"Известия": в России ипотечное кредитование рухнуло на 40% из-за мер ЦБ

В Подмосковье 3 мая откроется выставка «Пробуждение»

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lugina e Preshevës do reciprocitet për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Lugina e Preshevës do reciprocitet për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Rreth një orë i janë dashur Shkodran Azizit nga Presheva, komunë në jug të Serbisë, që të marrë tabelat e përkohshme prej letre në Prishtinë për regjistrimin e veturës.

Azizit, si dhe shumë shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, iu kanë dalë punë të reja në nxjerrje të dokumenteve, pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për regjistrimet e veturave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Sipas këtij vendimi, shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë duhet t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

"Na kanë dalë shumë punë. Atje [në kufi] janë krijuar radhë të gjata dhe po na duhet të presim shumë gjatë, me orë të tëra", thotë për Radion Evropa e Lirë, Shkodran Azizi.

Qytetarët nga Lugina e Preshevës thonë se ata persona që duan të shkojnë në Kosovë, po presin më shumë se dy orë për ta kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë, ku po marrin një targë prej letre, për të cilën paguajnë pesë euro.

Shumë banorë të Luginës së Preshevës thonë se në rast të masave të tjera reciproke mes dy shteteve, ata mund të përballen edhe me probleme të tjera, varësisht nga vendimet.

Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – komuna në jug të Serbisë, që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës – kanë shprehur shqetësim lidhur me mosrespektimin e të drejtave të tyre. Ata kërkojnë që të kenë të drejta njësoj sikurse komuniteti serb në Kosovë.

Disa ligje në Kosovë nuk mund të votohen dhe as të ndryshohen pa mbështetjen e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës. Madje as Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet pa votat e tyre.

Gjatë procesit të bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 2015 ishte arritur një marrëveshje për njohjen e diplomave universitare të lëshuara nga shtetet përkatëse. Serbia nuk e ka respektuar këtë marrëveshje.

Shkodran Azizi thotë se në mungesë të pranimit të diplomës në Serbi, është detyruar që të kërkojë punë në Prishtinë. Ai kërkon që të ketë reciprocitet edhe sa i përket çështjes së diplomave universitare.

“Kam punuar atje, mirëpo pas gjashtë vjetësh e gjysmë jam detyruar të largohem nga Presheva për shkak se nuk i kanë njohur [diplomat e Kosovës] e as ato që i ka nostrifkuar Bashkimi Evropian", thotë Azizi, duke shtuar se ky është vetëm një nga problemet me të cilat përballen shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ai konsideron që para se Qeveria e Kosovës të ndërmarrë vendime të tjera reciproke me Serbinë, duhet të bisedojë me udhëheqësit e Luginës.

Edhe Shpend Isufi nga Presheva thotë se çdo pengesë që Kosova mund t’ia paraqesë Serbisë tash apo edhe në të ardhmen, në radhë të parë ato do të mund t’i prek137 shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Çdo pengesë këtu për ta [serbët], ata na pengojnë ne atje. Kurse serbët në Kosovë kanë lëshime për çdo gjë si për [librat] arsim e për ekonomi, gjithmonë. Do të thotë, serbët i kanë të drejtat e tyre. Edhe në Serbi të drejtat e minoriteteve janë të shënuara edhe në ligje, por ato nuk respektohen, gjithmonë pengohemi. Çfarëdo mase reciproke që merret nga Kosova, shqiptarët do të pengohen në Serbi", thotë ai.

Lidhja Kosovë-Luginë e Preshevës

Përfaqësuesit politikë në Luginë të Preshevës thonë se e kanë mirëpritur vendimin e Kosovës për reciprocitetin për targat, pasi sipas tyre, një vendim i tillë fuqizon sovranitetin e Kosovës. Por, siç thonë ata, kjo çështje paraqet problem edhe për qytetarët që janë të lidhur me Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës presin nga Qeveria e Kosovës që t’i vendosë Serbisë reciprocitet mbi të drejtat e komuniteteve joshumicë, në veçanti për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

“Që nga njohja reciproke e diplomave dhe certifikatave profesionale edhe pas kaq vitesh që nga Marrëveshja e Brukselit, nuk është bërë asnjë hap sa u takon njohjes së tyre, e aq më tepër sa u takon teksteve shkollore. Në Kosovë, komunitetit serb i lejohet edhe sistemi arsimor, por edhe përdorimi i materialeve arsimore nga Republika e Serbisë", thotë Mustafi.

Ndërkaq, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se masa e reciprocitetit për targat e ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve, por siç thotë ajo, po presin vendime të reja që do të ndihmonin qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Është e vërtetë që vendimi i fundit për reciprocitet ka vështirësuar qarkullimin e qytetarëve drejt Kosovës, por jemi duke pritur vendime të tjera për lehtësimin e tyre. Çdo vendim për mirëqenien e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është i mirëseardhur”, thotë Sinani.

Që prej 20 shtatorit, kur u vendos masa e reciprocitetit, janë të bllokuara dy rrugë nacionale në veri të Kosovës nga serbë lokalë të cilët po protestojnë kundër kësaj mase.

Veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre RKS (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.

Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat KS (Kosovë) ose RKS (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Зону каршерига расширили в Подмосковье

Администрация Лобни встретилась с жителями улицы Колычева

Гинеколог Илюхина перечислила правила безопасной работы на даче для женщин

В Подмосковье восстановили права граждан на безопасность при эксплуатации газа

Музыкальные новости

Электрокроссовер Voyah Free получил новую версию для России. Ее представили в Москве

Бурятия, Россия, Дети, Концерт: Театр кукол Ульгэр в Улан-Удэ представит "Вальс Победы" к празднику

Пожарную технику на базе «КАМАЗа» представили на ВДНХ

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

Новости России

«Миссис Москва 2024» стала мама четверых детей Екатерина Гусева

Брянский календарь событий на май

Новая Иволга 4.0 вышла на линии

«Что слава? – Яркая заплата на ветхом рубище певца»

Экология в России и мире

«Популярные» мифы об ИППП

В четверг начинается арктическое вторжение на Москву: в субботу уже -3С, а вечером пойдут дожди

«585*ЗОЛОТОЙ» усовершенствовала процесс обучения новых сотрудников через механизм наставников и стажеров

Бурятия, Россия, Дети, Концерт: Театр кукол Ульгэр в Улан-Удэ представит "Вальс Победы" к празднику

Спорт в России и мире

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде

16-летняя теннисистка Андреева обновила рекорд турниров WTA-1000

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде

Свентек стала первой полуфиналисткой турнира WTA-1000 в Мадриде

Moscow.media

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.

Столичные росгвардейцы поздравили ветерана Великой Отечественной войны со 100-летним юбилеем

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"

РОССИЯН ПРЕДУПРЕДИЛИ О РИСКАХ ВОЗВРАЩЕНИЯ РАЗБОРОК НА ДОРОГАХ











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Изменения позитивны. В 2023 году улучшился индекс качества городской среды

Raiffeisen начнет уход из России

"Известия": в России ипотечное кредитование рухнуло на 40% из-за мер ЦБ

Сито для озёр, речной «пылесос» и ещё 3 технологии, которые помогают бороться с загрязнением воды