Мы в Telegram
Добавить новость

Подмосковный проект цифровой трансформации сферы энергетики признан лучшим в РФ

Более 300 многодетных семей Сергиева Посада получили электронное удостоверение

Теплоэнергетики обновят котельные и тепловые сети в Талдоме

Более 30 тыс жителей Ленинского округа приняли участие в акции «День добрых дел»

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Escobar: SHBA-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE

Escobar: SHBA-ja e dëshiron Ballkanin Perëndimor në BE

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja vazhdon ta ketë si politikë kryesore ndaj Ballkanit Perëndimor mbështetjen e këtyre vendeve për integrim në Bashkimin Evropian.

Në deklarimet e para që kur u emërua në këtë pozitë, Escobar tha se qasja e administratës amerikane ndaj rajonit nuk ka ndryshuar dhe kjo është integrimi evropian i këtyre vendeve.

“Administrata e re do te fokusohet shumë në mesazhin që rajoni duhet të jetë pjesë e BE-së, të bëjë reformat e nevojshme për këtë. Ne shohim mundësi të jashtëzakonshme ekonomike të rajonit”, tha Escobar në një debat online të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane.

"Ne do të mbështesim përpjekjet e dialogut të BE-së për Serbinë dhe Kosovën për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta dhe pastaj për të hyrë së bashku në BE", tha Escobar.

"Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë (Kosovë-Serbi) por edhe integrimi në BE-së. Rajoni duhet të jetë në paqe i plotë dhe pjesë e BE-së", shtoi ai.

Diplomati amerikan tha se Departamenti i Shtetit përmes ambasadave në Kosovë dhe Serbi do të punojë që të dyja vendet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel dhe të sigurohen se liderët e orientojnë energjinë në dialog dhe jo t’i shmangen atij.

Edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak foli për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe SHBA-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Zyrtarët e lartë të BE-së dhe SHBA-së e potencojnë bashkëpunimin trans-atlantik për dialogun Kosovë -Serbi për faktin se ndërmjet viteve 2018-2020, derisa dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishte pezulluar, administrata e atëhershme amerikane kishte filluar një proces paralel të dialogut ndërmjet dy vendeve i cili kulmoi me arritjen e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator 2020.

Dokumentet ishin nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në prani të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

BE-ja ishte lënë jashtë këtij procesi.

Escobar tha se Marrëveshja e Uashingtonit vazhdon të jetë valide dhe se përmes saj, administrata amerikane po mundohet që të krijojë masa mirëbesimi në aspektin ekonomik.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka nisur qysh në vitin 2011.

Të dyja vendet zhvillojnë takime në dy nivele, atë të grupeve negociatore të cilat i udhëheqin, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dhe takimet në nivel të udhëheqësve të vendeve, përkatësisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bisedimet kanë të bëjnë me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të zgjidhte problemet e hapura mes dy vendeve.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit është mbajtur në muajin korrik, por nuk ishte arritur asnjë përparim.

Kryeministri i Kosovës, Kurti pati thënë pas takimit se ai kishte propozuar një deklaratë të paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.

“Për mua kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqenëse u refuzua pa u lexuar fare”, kishte thënë Kurti.

Vuçiq, në anën tjetër, deklaroi se pala kosovare gjithmonë kushtëzon me “kritere të reja politike”.

Për në muajin shtator ishte paralajmëruar se do të mbahet edhe takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit, por pas takimit në nivel të kryenegociatorve më 8 shtator, udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet Kurtit-Vuçiq.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se gjatë takimit trepalësh (Kosovë-Serbi-BE), temë e vetme ka qenë çështja e të pagjeturve. Ai tha se për këtë çështje, palët kanë shprehur gatishmërinë për të pasur qasje në arkivat shtetërore.

Beogradi zyrtar insiston gjithashtu që Prishtina të zbatojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërkaq, Prishtina zyrtare ka theksuar se një numër i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, nuk po zbatohen si duhet nga Beogradi. Kosova, në këtë drejtim, veçmas ka përmendur marrëveshjen për kontrollin e kufirit, atë për njohjen e diplomave, për certifikatat e mallrave, lirinë e lëvizjes si dhe marrëveshjen për fusnotën.

Shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq tha pas bisedimeve të fundit se përfaqësuesi i Kosovës ka "ikur nga tema sa i takon Asociacionit të komunave me shumicë serbe, drejtësisë, energjetikës dhe lëvizjes së lirë dhe se këtë e ka vërejtur edhe pala evropiane".

Drejtoresha ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini, tha gjatë debatit online të Qendrës për Politika Evropiane se marrëveshja mes dyja vendeve duhet të jetë e atillë që do të gjente zbatim, në të kundërtën nuk do të mund të thuhej se dialogu është një "tregim suksesi".

Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak tha se të mërkurën do të udhëtojë drejt Prishtinës për një vizitë tri ditëshe.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Пассажиры «Мострансавто» более 2 млн раз проехались до аэропортов с начала года

Подмосковный проект цифровой трансформации сферы энергетики признан лучшим в РФ

Судебные приставы Подмосковья приняли участие в субботнике

Теплоэнергетики обновят котельные и тепловые сети в Талдоме

Музыкальные новости

В Орле определился победитель Чемпионата Черноземья по хоккею с шайбой

Выставка работ победителей фотоконкурса «Созвездия "Семья"»

«Спартак» лидирует по очкам с командами из первой половины РПЛ

Частота страховых случаев по ОСАГО для такси в 6,6 раза выше, чем по полисам на другие легковые машины – ЦБ РФ

Новости России

«1418»: выставка секции «Арт-фото» ТСХР в зале «Лаврушинский`15»

Безработица в России в марте снизилась до исторического минимума в 2,7%

Пассажиры «Мострансавто» более 2 млн раз проехались до аэропортов с начала года

Подмосковный проект цифровой трансформации сферы энергетики признан лучшим в РФ

Экология в России и мире

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Врач-гигиенист сети клиник «Мегастом» Ольга Жидких: как правильно ухаживать на полостью рта и зубов

День Земли - каждый день

Почему люди боятся обращаться к психиатру?

Спорт в России и мире

Медведев рассказал, что у него не получилось в первом сете матча с Арнальди в Мадриде

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде

Мирра Андреева замыкает год // 16-летняя российская теннисистка успешно стартовала на крупном турнире WTA в Мадриде

Хачанов обыграл Баутиста-Агуту в третьем круге «Мастерса» в Мадриде

Moscow.media

Военные следователи провели очередной рейд по бывшим мигрантам в городе Армянске Республики Крым

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

"Ущерба машине на несколько сотен тысяч рублей"

Утро у монастыря...











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Опубликован список запрещенных вещей на Параде Победы

Подмосковный проект цифровой трансформации сферы энергетики признан лучшим в РФ

Более тысячи человек пришли на субботник у реки Химка

Теплоэнергетики обновят котельные и тепловые сети в Талдоме