Мы в Telegram
Добавить новость

Четверо армян попали в список номинантов российского Forbes в рейтинге «З0 до 30»

Антонов назвал санкции США против РФ «нелегитимными ухищрениями»

Бесплатные переводы самому себе, доплаты к пенсии и акцизы на вино: Что изменится в жизни россиян в мае

Вблизи сквера имени Федора Полетаева отремонтирован дом 1970 года постройки

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kina po e blen ndikimin politik në Evropën Qendrore dhe Lindore

Kina po e blen ndikimin politik në Evropën Qendrore dhe Lindore

Një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.

Në raportin e publikuar më 9 shtator thuhet se investimet në rritje të ekonomisë kineze në Evropën Lindore dhe Qendrore, gjatë dekadës së fundit, kanë rezultuar edhe me rënie të standardeve të qeverisjes, si dhe kanë ngritur shqetësime në lidhje me mjedisin dhe rritjen e nivelit të borxhit.

Ky është studimi i parë i gjerë sa i takon pranisë në rritje të Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Pekini është shndërruar në partnerin më të madh tregtar në rajon.

Ky rol i Kinës u mundësia pasi që nga viti 2009 ka investuar 14 miliardë dollarë përmes granteve, huave dhe pjesëmarrjes në koncesione ekonomike, ndërsa rreth 50 miliardë të tjera në projekte të infrastrukturës, energjisë dhe telekomunikacionit. Disa prej këtyre projekteve ende janë në proces të realizimit ose presin zbatimin.

Sipas hulumtimit, sa më i lidhur financiarisht të jetë me Kinën një vend dhe sa më e lartë të jetë pjesa e Bruto Produktit të Brendshëm (GDP) nga investimet kineze, atëherë aq më e lartë do të jetë mundësia që Kina ta shfrytëzojë këtë për të zgjeruar “ndikimin ekonomik dhe politik të saj”.

“Vendet autoritare siç është Kina, përfitojnë nga zbrazëtitë ligjore për të bërë praktika korruptive dhe për të zgjeruar ndikimin”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Martin Vladimirov, një nga autorët e raportit njëherësh drejtues i programit për energjinë dhe klimën në Qendrën për Studimin e Demokracisë.

"Këto rrjete lejojnë hyrjen e një sasie më të madhe të kapitalit, dhe kjo pastaj rezulton me një rënie edhe më të madhe të cilësisë së qeverisjes", thotë ai.

Pjesa më e madhe e ndikimit të Pekinit është fokusuar në Hungari, Çeki dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia.

Kompanitë e mbështetura nga Pekini në këto vende, sipas raportit, kanë përfituar përjashtime tatimore, aftësinë për të anashkaluar legjislacionin vendor të punës dhe forma tjera të trajtimit favorizues.

Studimi shton se veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, "kompanitë lokale që kanë lidhje të ngushta me qeveritë kanë lobuar drejtpërdrejt për zbatimin e projekteve kineze". Shumë prej këtyre bizneseve të nxitura nga interesi tregtar veprojnë si një “urë lidhëse midis Kinës dhe qeverive vendore”.

“Teknikisht, të gjitha këto aktivitete janë legale”, thotë Vladimirov.

Por, sipas tij, efekti i tyre qëndron në faktin se institucionet qeveritare nuk mund të rregullojnë veprimtarinë e kompanive kineze dhe roli i tyre si shërbyes të interesit publik bie. Në vend të kësaj, këto institucione ndihmojnë interesat private apo oligarkët lokalë.

Prania e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore është e madhe, veçanërisht në Ballkan.

Pekini ka investuar miliarda dollarë vitet e fundit. Në Perëndim është rritur shqetësimi për mundësinë e rënies së rajonit nën varësinë financiare të Pekinit.

Një shembull i kësaj është Serbia e cila ka shërbyer për Kinën si një qendër ekonomike dhe politike për shtrirje në Ballkanin Perëndimor, thuhet në raport.

Ky vend ka shërbyer si një vitrinë për iniciativa të ndryshme kineze, përfshirë telekomunikacionin, teknologjinë e mbikqyrjes të shëndetit publik gjatë pandemisë, e cila mbase mund të miratohet edhe nga vendet tjera.

Në gjithë rajonin ka shumë projekte kineze që janë vënë në qendër të kritikave për kontrata jotransparente dhe akuza për korrupsion gjatë procesit të tenderimit.

Në Hungari ka pasur protesta kundër kryeministrit hungarez, Viktor Orban, pasi u zbulua se qeveria e tij kishte në plan të merrte një hua prej 1.5 miliard dollarësh nga një bankë kineze për të ndërtuar një kampus lokal për Universitetin Fudan të Shangait. Presioni politik ndaj Orbanit kundër kësaj nisme erdhi edhe nga kryetari i Budapestit.

Një projekt për ndërtimin e autostradës në vlerë prej 1 miliard dollarësh në Mal të Zi u vendos në qendër të debatit për ndikimin kinez në Evropë.

Mali i Zi pati njoftuar se nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhin e tij ndaj Bankës Export-Import të Kinës.

Përveç çështjes së borgjit ky projekt u kritikua edhe për koston që kishte.

Përfundimisht, Podgorica mori ndihmë borxhi nga një sërë institucionesh amerikane dhe evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e financave të saj dhe për të përmbushur pagesat e huasë.

"Evropa Qendrore dhe Lindore kanë qenë një prapavijë shumë efektive për bizneset kineze në mënyrë që të zgjerohen më pas në të gjithë Evropën dhe Bashkimin Evropian", thotë Vladimirov.

"Kjo është pjesë e një strategjie afatgjatë", shton ai.

Shqetësimet për mjedisin

Sipas raportit, rritja ekonomike e Kinës ka rezultuar edhe me rritje të përdorimit të thëngjillit për të prodhuar energji elektrike në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Pasojë e kësaj është edhe ulja e standardeve mjedisore për projektet në të gjithë rajonin.

Përveç shqetësimeve për borxhet, autostrada e diskutueshme e Malit të Zi ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes së aktivistëve për dëmet mjedisore për shkak të ndërtimeve në lumin Tara, që është nën mbrojtjen e UNESCO-s (Agjencia për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara.

Ankesa dhe protesta për ndotjen e mjedisit ka pasur edhe për dëmin mjedisor të shkaktuar nga një minierë bakri në pronësi kineze pranë qytetit serb të Borit. Kundërshtimet e detyruan kompaninë të ndalojë përkohësisht operacionet e saj.

Krahas këtyre, vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’iu dalin pengesa edhe në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian për shkak të rritjes së emetimit të karbonit.

Blloku evropian ka shpallur planet ambicioze për të hequr gradualisht përdorimin e qymyrit gjatë dekadës së ardhshme si dhe synimet për të zvogëluar emetimet e karbonit.

"Kina nuk po përpiqet të ndalojë anëtarësimin e vendeve në BE, por ligjet dhe politikat që po miratohen për të lehtësuar investimet kineze minojnë indirekt procesin e pranimit për shumë vende", thotë Vladimirov.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Осудившим СВО бардам Никитиным в США урежут репертуар

Источник «360»: экстренные службы спасли упавшую в реку собаку в Москве

Земской собор 1613 года: как русские выбирали нового царя

Нестерпимое желание: о каких проблемах со здоровьем говорит тяга к сладкому

Музыкальные новости

В России после переизбрания Путина началась широкомасштабная зачистка чиновников. Аресты идут один за другим

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

Азербайджанцев, подозреваемых в убийстве у «Галереи Чижова», суд отправил в СИЗО

В центре Москвы задержали Диану Шурыгину и ее знакомого криптобизнесмена

Новости России

Красноярка стала семикратной чемпионкой России по борьбе

В Ростовской области погода в мае будет умеренно дождливой и не жаркой

Азиаты проиграли русским в футбол, после чего напали на победителей. А разжигаем все равно мы

Вильфанд: в ближайшие дни в Москве температура будет ниже нормы, ночью возможны заморозки

Экология в России и мире

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга

В российских регионах в 2024 году начнут работу магазины «Петербургского дизайна»

6 городов России, где можно увидеть белые ночи кроме Санкт-Петербурга

Героическое участие армян в СВО. Часть третья

Спорт в России и мире

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде

Увидит ли Париж Мирру из России? Андреева дает жару в Мадриде и включается в олимпийскую гонку

Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку

Россиянка Полина Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису

Moscow.media

В Балакове "десятка" сбила двух женщин и девушку

Глава МИД Армении: Ереван и Москва работают над решением проблем в отношениях

р. Ржать, Тверская область

Коршун











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Ростовской области погода в мае будет умеренно дождливой и не жаркой

Четверо армян попали в список номинантов российского Forbes в рейтинге «З0 до 30»

Источник «360»: экстренные службы спасли упавшую в реку собаку в Москве

Антонов назвал санкции США против РФ «нелегитимными ухищрениями»