Мы в Telegram
Добавить новость

В Информационный центр СК России за сутки поступило 458 обращений

МВД доложило о росте случаев краж и разборов электросамокатов в Нижнем Новгороде

Телеведущая Боня заявила, что бывший возлюбленный купит дочери лошадь

Выдача новых кредитных карт в городе увеличилась почти на 7% в марте



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

EULEX hedh poshtë pretendimet e Simmons për largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike

EULEX hedh poshtë pretendimet e Simmons për largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i ka konsideruar hamendësime të pamenduara dhe të pabazuara deklaratat e ish-kryetarit të Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons para një komisioni parlamentar në Kosovë.

Gjatë një raportimi para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Simmons ka thënë të hënën, se misioni i EULEX-it nuk ishte Mision “i sundimit të ligjit, por Mision politik”.

Sipas tij, ky Mision kishte për qëllim të hiqte nga skena politike, ata që ai i ka cilësuar “peshq të mëdhenj”, ose ata persona, që janë parë nga ky Mision, si pengesë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pasi u emërova në këtë post (kryetar i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it), u takova në Prishtinë me shefin e operacioneve civile Kenneth Dean. Gjatë këtij takimi, ai ma bëri shumë të qartë qëllimin e misionit që të largojë nga jeta politike personat, që ai i përshkroi si ‘peshq të mëdhenj’. Gjatë asaj bisede ai më tha se dhe po citoj ‘pres të shoh gjyqtarët e EULEX-it që të dënojnë ata që akuzohen nga misioni’. Sipas tij, gjyqtarët e EULEX-it duhej ‘të luanin rolin e tyre’ që misioni të kishte sukses. Për mua ishte e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, ka thënë Simmons.

Në reagimin e Zyrës së EULEX-it është thënë se Simmos është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkeljet, që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe, e cila ka për qëllim t'i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta.

“Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vetë BE-së”, është thënë në reagim.

Simmos ka thënë gjatë deklaratës së tij se dënimet në rastet për krime lufte, siç ishin rastet e njohura si Kleçka dhe Drenica 1 dhe 2 – ku kanë qenë të përfshirë figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – janë parë nga Brukseli si kruciale për përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo nga Zyra e EULEX-it kanë hedhur poshtë pretendime të tilla.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka nisur më 2011. Ky proces thuhet se ka për synim normalizimin e plotë ndërmjet dy shteteve.

Simmons ka thënë se EULEX-i ka transferuar të dhëna në Serbi, që kishin të bënin me mizoritë e pretenduara të kryera nga serbët gjatë luftës. Sipas tij, EULEX-i e dinte që Serbia nuk kishte vullnet për të hetuar dhe gjykuar këto raste.

“Këto ishin hetimet mbi mizoritë e pretenduara nga serbët gjatë konfliktit. Këto dokumente përfshinin jo vetëm detaje për krimet e pretenduara dhe të të dyshuarve, por edhe të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës, që ishin viktima të këtyre krimeve dhe detaje të dëshmitarëve, shumica e të cilëve ishin shqiptarë, të cilët kanë pasur të drejtë që të mbrohen”, ka thënë ai.

Misioni i EULEX-it ka mohuar edhe këtë pretendim.

“EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve të prokurorisë serbe, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe rastet hetimore. Ne i kërkojmë Simmons që t’i identifikojë të gjitha rastet që ai pretendon se Misioni ua dorëzoi autoriteteve serbe”.

Raportimi i Simmonsit, sipas juristëve në Kosovë nuk do të ketë ndonjë efekt juridik, pasi sipas tyre, zyrtarët e EULEX-it kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen penalisht nga institucionet kosovare për veprimet që mund t’i kenë kryer gjatë mandatit të tyre në Kosovë.

Ndryshe, që nga viti 2017 kur Simmons u largua nga misioni i EULEX-it, bëri akuza të shumta për keqpërdorime dhe ndikime politike në procese gjyqësore që udhëhiqeshin nga EULEX-i.

Një version krejt tjetër për akuzat e ish-gjyqtarit Simmons e ka Misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX.

Në këtë mision kanë thënë se pas akuzave që bëri Simmons në vitin 2017, një ekip i pavarur hetimor i udhëhequr nga një gjykatës në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë hetoi pretendimet e tij, por se ai dështoi që të mbështeste akuzat që kishte ngritur.

“Sidoqoftë kur iu dha mundësia për të mbështetur pretendimet e tij të ndryshme, Simmons dështoi që t’i ofrojë ekipit hetimor ndonjë provë që do të mbështesnin pretendimet e tij, përfshirë disa nga çështjet për të cilat ai tani ankohet, duke zgjedhur kështu që ankesat e tij t’i transmetojë në domenin publik”, kishte thënë EULEX-i.

Më tej misioni i EULEX-it thotë se Simmons ka dështuar në çdo përpjekje të tij ligjore që të vërtetojë akuzat për keqpërdorime në këtë mision dhe pretendimet e tij i quan “lajme të rreme”.

EULEX thotë se ish-gjyqtari Malcolm Simmons ka qenë vet subjekt i hetimeve të pavarura për akuza serioze për keqpërdorim gjatë kohës sa ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në këtë mision.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar qasje në raportin e hetimeve të zhvilluara nga Bashkimi Evropian ndaj ish-gjyqtarit Simmons si nga misioni i EULEX-it po ashtu nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarët për informimin në kuadër të zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, kanë sugjeruar që t’ju referohemi përgjigjeve të misionit të EULEX-it.

Ndërkohë, misioni i EULEX-it në Kosovë ka thënë se për shkak të konfidencialitetit nuk mund të ndajë raportin e hetimeve, por thonë se të gjeturat e hetimit i janë dorëzuar ish-gjyqtarit, Malcolm Simmons si dhe autoriteteve britanike të cilat sipas tyre duhet të vendosin nëse do të ketë ndonjë veprim ndaj zotit Simmons apo jo.

Juristi Ehat Miftaraj, njëherësh drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, beson se raportimi i ish-gjyqtarit Simmons ka për qëllim vetëm informimin pasi sipas tij, bazuar në marrëveshjen e Kosovës me BE-në sa i takon EULEX-it, prokurorë e gjyqtarë të EULEX-it kanë pasur imunitet.

Si rrjedhojë, sipas Miftarajt, institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë kompetencë për të zhvilluar çfarëdo hetimi penal apo administrativ në këtë rast.

EULEX u godit nga akuza për keqpërdorime edhe nga zyrtarë të tjerë që kishin punuar në këtë mision.

Akuza për keqpërdorime dhe korrupsion kishte ngritur edhe ish-prokurorja britanike, Maria Bamieh. Ajo akuzoi këtë mision për largimin të padrejtë nga puna pasi bëri akuza për korrupsion kundër prokurorëve dhe gjykatëseve ndërkombëtarë që shërbenin në Kosovë.

Bamieh pretendonte se kishte qenë në njohuri se si një gjyqtar i EULEX-it kishte pranuar rreth 300 mijë euro në kompensim për të liruar nga akuzat një ish-zyrtar të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas largimit nga ky mision, Bamieh ka vazhduar betejën e saj ligjore kundër EULEX-it në Britani të Madhe.

EULEX është misioni më i madh i dërguar jashtë vendi nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë.

Që nga ardhja në Kosovë në vitin 2008 ky mision i ka kushtuar BE-së qindra miliona euro. Bazuar në vendimin e fundit të mekanizmave të BE-së, EULEX-i ka mandat deri më 14 qershor, 2023 duke pasur një mandat të kufizuar.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

«Динамо» на 95-й минуте вырвало победу у «Сочи» и вышло на первое место в турнирной таблице

Саша Илич привез в Россию автобус! «Пари» НН с новым тренером добыл нулевую ничью со «Спартаком»

Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Музыкальные новости

"Краснодар" уступил "Ахмату" и не смог обогнать "Зенит" в чемпионате России по футболу

Полина Гагарина: «Нет, я не ухожу на пенсию»

В Красноярском крае военнослужащие и сотрудники Росгвардии написали «Диктант Победы»

Самолет с Благодатным огнем приземлился в аэропорту Внуково-3 в Москве

Новости России

«Динамо» на 95-й минуте вырвало победу у «Сочи» и вышло на первое место в турнирной таблице

Четыре самодельных дрона нашли в багажнике авто в центре Москвы

В Пулково задерживаются пять рейсов

Что можно отметить в этот день

Экология в России и мире

Travel-эксперт Тариел Гажиенко: какую страну выбрать для семейного отпуска

Работники СЛД «Узловая» филиала «Московский» ООО «ЛокоТех-Сервис» приняли участие региональном этапе «Время молодых. Работники»

49 российских туроператоров прекратили свое существование

В четверг начинается арктическое вторжение на Москву: в субботу уже -3С, а вечером пойдут дожди

Спорт в России и мире

Российский теннисист Рублев вышел в финал турнира «Мастерс» в Мадриде

Рублёв стал победителем «Мастерса» в Мадриде

Соболенко уступила Свентек в финале турнира WTA-1000 в Мадриде

Российский бизнесмен обвинил Алькараса в договорных матчах. Он направил письмо в ATP

Moscow.media

Эффективная логистика для строительства: советы «Грузовичкоф»

Презентация новых Apple iPad пройдёт в удобное для европейцев и китайцев время

Завершен ремонт на пяти дорогах в Подмосковье

Компания BelkaCar нарастила выручку до 5,3 млрд по результатам 2023 года











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Саша Илич привез в Россию автобус! «Пари» НН с новым тренером добыл нулевую ничью со «Спартаком»

КАЛМЫКИЯ. В Москве презентовали первый калмыцкий парфюм

В Пулково задерживаются пять рейсов

Обратная сторона жизни Петра Кулешова