Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Zyrtarja e OKB-së kërkon ta vizitojë këtë vit Ksinjiangun

Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, ka shprehur shpresën se do t’i mundësohet të vizitojë rajonin e Ksinjiangut në Kinë, gjatë këtij viti.


Ajo tha se shpreson që vizita e mundshme t'i ofrojë asaj qasje për të parë gjendjen pas "raporteve të vazhdueshme të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut".


Bachelet i bëri komentet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë më 21 qershor.




Ka kohë që Kina po përballet me kritika ndërkombëtare për trajtimin e ujgurëve dhe pakicave tjera kryesisht myslimane në Ksinjiang.


Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur termin gjenocid në përshkrimin e ngjarjeve atje.


Kjo është hera e parë që zyrtarja e të drejtave të njeriut e Kombeve të Bashkuara përcaktoi një afat kohor për vizitën e saj të mundshme.


Zyra e saj ka negociuar kushtet e vizitës me autoritetet kineze që nga viti 2018.




"Unë vazhdoj të diskutoj me Kinën për modalitetet e vizitës dhe shpresoj se kjo mund të arrihet këtë vit", tha ajo.


Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 1 milion pjesëtarë të këtyre grupeve etnike janë arrestuar dhe janë dërguar në qendra të mbajtjes.


Kina thotë se ato janë "qendra kundër-ekstremizmit" dhe shërbejnë si objekte të “arsimit profesional" që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe t'i lejojnë ata të riintegrohen në shoqëri.


Por, komuniteti ndërkombëtar ka thënë se në ato kampe këta njerëz bëjnë “punë të detyruar” dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus