Мы в Telegram
Добавить новость

Леонида Ярмольника и его супругу Оксану выписали из больницы

Депутат Мособлдумы Барсуков поздравил ветерана и труженицу тыла с Днем Победы

Депутат Мособлдумы посетил митинг в честь Дня Победы в Богородском округе

ГИБДД в Москве объявила рейд на электросамокатчиков с 10 по 12 мая



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

250 eurot e lehonave 

250 eurot e lehonave 

Për Kaltrina Berishën, e cila është bërë nënë për herë të dytë, premtimi i Qeverisë së Kosovë se do të paguajë nënat lehona të papuna, me 250 euro për gjashtë muaj radhazi, është një nga gjërat më të mira në planet e qeverisë.  

“Pasi kam mbetur shtatzënë, unë nuk kam punuar më. Kam lindur vajzën, ajo ka tre muaj. Ajo se çfarë po thotë kryeministri (Albin Kurti) në planprogram, është shumë e mirë për mua si nënë. Kjo do t’i ndihmonte lehonat shumë, së paku nuk do ta kemi edhe stresin financiar”, thotë ajo. 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në planprogramin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm, ka premtuar se për nënat e papuna, do të paguajnë pagën minimale prej 250 eurosh, për 6 muajt e pushimit të lehonisë.  

Po ashtu, ai ka thënë se do të ndryshojë pushimin e lehonisë dhe atë prindëror, në atë mënyrë që të dy prindërit ta kenë këtë mundësi. 

Me Ligjin e punës në Kosovë, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

Nënat e papunësuara deri më tash, nuk kanë marrë asnjë euro nga qeveria. 

Sa është i realizueshëm premtimi? 

Çështja kryesore mbetet se kur do të fillojë të realizohet një plan i tillë, si do të zbatohet dhe ku janë paratë? Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, por ata nuk janë përgjigjur. 

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit për çdo vit. Në vitin 2014, numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25.929. Në vitin 2019, janë regjistruar 21.798, ndërkaq vitin e kaluar kanë qenë vetëm 18.188 lindje. 

Nëse merren të dhënat e vitit 2020, i bie që qeveria e Kosovës përafërsisht  për gjashtë muaj, duhet të ndajë nga buxheti i shtetit mbi 27 milionë euro. Buxheti i Kosovës për vitin 2021, është i paraparë të jetë mbi 2.4 miliardë euro. 

Sipas, të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e punësimit te gratë është vetëm 14 për qind. 

Numri i grave në moshë pune, është mbi 600 mijë, derisa të punësuara nga ky numër janë vetëm 85.601 gra. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor. 

Mujku: Vendimi i qeverisë mund të rritë natalitetin 

Vebi Mujku, udhëheqës i Institutit për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se dhënia e këtyre mjeteve për nënat lehonë të papunësuara do të rriste natalitetin. 

“Është e rëndësishme për të ardhmen e vendit në përgjithësi, pasi që nataliteti është në rënie e sipër dhe të gjitha nënat që nuk punojnë dhe kanë mundësi që për gjashtë muaj të marrin një shumë prej 250 euro, kjo do t’i stimulojë edhe në rritjen e natalitetit, por kjo shumë do të ndihmonte edhe në kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve”, thotë ai.      

Plan i mirë por kur fillon pagesa? 

Me mbështetje për lehonat dhe të tjerat çështje sociale që përfshihen në këtë program të qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se do ta nxjerrin shoqërinë nga varfëria dhe do të sjellin më shumë barazi shoqërore dhe gjinore. 

Megjithatë, Kaltrina Berisha, nënë e dy fëmijëve, dyshon se kjo do të fillojë të realizohet shpejt. Ajo nuk pret se mund të jetë përfituese e kësaj ndihme shtetërore. 

“Sot thuhet mund të realizohet pas disa viteve”, thotë ajo. 

Në familjen Berisha punon bashkëshorti i Kaltrinës dhe siç thotë ajo, të ardhurat mujore janë të vogla, por, mundohen t’i menaxhojnë sa më mirë duke iu ikur gjërave të luksit dhe blerë vetëm gjërat e nevojshme për jetë. 

“Me ato para në rast se do të m’i jepte shteti, normal që do t’i mbuloja shpenzimet për beben, qumështin gjëra për fëmije, çfarëdo që i duhet. Do të ishte një ndihmë e madhe, nuk janë pak 250 euro në muaj. Sinqerisht do të më ndihmonin shumë, edhe burri im nuk do të kishte një barrë kaq te madhe të mjeteve”, thotë ajo.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

В ДТП в Сергиевском районе пострадали двое детей

Бывший замглавы Перми покинула свой пост в московском институте благоустройства

Очевидица рассказала, что последний залп салюта на юго-востоке Москвы попал в людей

I класс пожарной опасности прогнозируется в Подмосковье 10–12 мая

Музыкальные новости

ХК «Балашиха» стал обладателем Кубка Владислава Третьяка

Псковичи стали серебряными призерами турнира по волейболу «Кубок Феникса»

Игорь Маковский: оперативный Штаб «Россети Центр» осуществляет усиленный контроль за работой электросетевого комплекса 

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о реконструкции крымской Алупки

Новости России

Если ж/д рейс «Нижний Новгород – Крым» будет востребован, то его продлят

Politico: имидж России на международной арене восстанавливается

За что в Подмосковье могут оштрафовать на даче, в лесу и на рыбалке?

Прогулка по местам Константина Коровина

Экология в России и мире

В День Победы фонд Оксаны Федоровой представит концерт «Мои герои большой войны» на Тверской площади

7 мая - День борьбы с бронхиальной астмой

Яркое лето с Angsana Velavaru

История дельфина, принесшего пользу всей природе

Спорт в России и мире

Саснович пробилась во второй раунд турнира WTA-1000 в Риме

В России назвали подвигом победу Рублева на "Мастерсе" из-за болезни

Греческий теннисист Стефанос Циципас поблагодарил мать за советское воспитание

Павлюченкова официально аккредитовала на турнир в Риме двух своих собак

Moscow.media

В преддверии Дня Победы сотрудники военных следственных органов Следственного комитета Российской Федерации Южного военного округа приняли участие в памятных мероприятиях

Комфорт в каждой детали: игровые кресла GC-780 и GC-840 от Bloody

В рубрике «Я - артист цирка Бурятии» Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия, национальный проект

"Природа Карелии"











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Бывший замглавы Перми покинула свой пост в московском институте благоустройства

Если ж/д рейс «Нижний Новгород – Крым» будет востребован, то его продлят

Очевидица рассказала, что последний залп салюта на юго-востоке Москвы попал в людей

Владимир Путин поблагодарил президента Лаоса за поддержку изучения русского языка