Мы в Telegram
Добавить новость

Мишустин: послание президента России станет основой работы кабмина

Количество креативных кластеров в Москве за 5 лет выросло почти вдвое

Диетолог назвала заболевания, при которых противопоказано употребление шашлыка

Подмосковная «Единая Россия» провела 1 тыс. мероприятий, посвященных Дню Победы



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kush qëndron pas vrasjeve në Shkup?

Kush qëndron pas vrasjeve në Shkup?

Qërimi i hesapeve mes bandave kriminale përmes vrasjeve spektakolare në qendër të Shkupit, sipas ish-zyrtarëve të sigurisë në Maqedoninë e Veriut, kanë për qëllim marrjen nën kontroll të territorit nga bandat.

Më 13 maj, Kamer Idrizi u ekzekutua në një lagje të Shkupit. Personat e maskuar, i zunë pritën dhe e ekzekutuan atë me 90 plumba. Kësaj ngjarje i kishte paraprirë ndërhyrja e personave të maskuar në një hotel në Shkup, të cilët hapën zjarr me pushkë automatike në drejtim të grupit të Idrizit.

Gjatë kësaj jave humbi jetën edhe 23-vjeçari Ergin Iseni, i cili, natën kur u vra Kamer Idrizi, e kishte shoqëruar atë.

Autoritetet policore thonë se janë duke punuar për të zbardhur këto vrasje, por ende nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë informacione rreth pistave të mundshme apo se kush dyshojnë se janë autorët e vrasjes.

Policia e as prokuroria nuk kanë dhënë asnjë të dhënë as për vrasjen e dyfishtë një muaj më parë në Çairi. Në një parking të Shkupit, në orët e para të mëngjesit ishin ekzekutuar Burim Vardari, 24 vjeç dhe Afrim Berisha, 28 vjeç.

Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qebir Avziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se mënyra se si po kryhen këto vrasje, është tregues i qartë se përpos ekzekutimit të viktimave, autorët e këtyre vrasjeve po dëshirojnë që të dërgojnë porosi te banda tjetër dhe njëherësh të demonstrojnë forcën e tyre.

“Mënyra se si ka vepruar autori, si e ka planifikuar dhe organizuar vrasjen.. vërehet se këtu ka profesionalizëm. Përderisa sa i përket asaj se sa plumba janë shkrepur mbi viktimën, vërehet mllefi dhe hakmarrja. Këto janë të dhëna që tregojnë se pas këtyre vrasjeve qëndron një organizatë, që synon që mesazhin ta përcjellë te grupi tjetër. Pra, bëhet fjalë për rivalitet mes tyre”, tha Avziu, i cili njëherë është ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës.

Në llogarinë në Facebook të Kamer Idrizit, llogari që ende është aktive, mund të shihen fotografi të tij me zyrtarë të partive në pushtet, Lidhjes Social Demokrate dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim. Aty, po ashtu mund të gjenden edhe fotografi me zyrtarët lokalë të dy komunave të Shkupit, Komunës së Butelit dhe Çairit.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DMNE e ka akuzuar pushtetin se ka lidhje të forta me nëntokën.

“Idrizi është parë në shumë fotografi me funksionarë të lartë të LSDM-së siç është (ministri i Punëve të Brendshme) Oliver Spasovkis, (ish-deputeti i socialdemokratëve, aktualisht sekretar i Qeverisë maqedonase) Muhamed Zeqiri, (presidenti i shtetit) dhe Stevo Pendarovski. Duket si e pamundur që këta njerëz kanë qenë në shoqëri të kriminelëve të caktuar. Kjo paraqet dëshmi se shtetin e udhëheq krimi dhe mafia”, tha Dimce Arsovski nga VMRO-ja.

(Muhamed Zeqiri dhe Kamer Idrizi) 

Pasi mediat shfaqën fotografinë me Idrizin, kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, që vjen nga radhët e LSDM-së, është arsyetuar se me të ndjerin kanë qenë miq nga fëmijëria dhe se të njëjtin e ka njohur si një kontrollor në ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale”. Smilevski ka thënë se nuk ka qenë në dijeni që Kamer Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

(Fotografia e postuar nga Kamer Idrizi ku shihet së bashku me Velimir Smilevskin)

Ish-ministri i Brendshëm, Pavel Trajanov, aktualisht deputet, thotë për Radion Evropa e Lirë se struktura të caktuara, që kanë dosje kriminale, gjithmonë gjejnë mënyra që të krijojnë lidhje të ngushta me struktura të caktuara të partive që janë në pushtet.

“Gjatë fushatës zgjedhore, ata jo vetëm që kyçen, por tërë kohën fotografohen dhe të njëjtat, pas zgjedhjeve i publikojnë për të dëshmuar, ose por t’ua rikujtuar politikanëve se kush u ka ndihmuar që ta marrin pushtetin. Liderët e partive politike nuk mbajnë llogari gjatë kohës së zgjedhjeve, shoqërohen me njerëz të tillë dhe më pas bandat e keqpërdorin këtë situatë, duke kërkuar lidhje me qëllim që të amnistohen apo për të siguruar privilegje”, thotë Trajanov.

Ai shton se këta persona me dosje kriminale, duke u prezantuar në opinion, si njerëz të afërt me politikanë të caktuar, në një mënyrë bllokojnë edhe punën e policisë, që t’i përndjekë ata.

Ndërkaq, ish-drejtuesi i Departamentit për krime të rënda në polici, Lubomir Gjurcinovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se bëhet fjalë për dy grupe të nëntokës, që dëshirojnë të marrin kontrollin e Shkupit. Sipas tij, këto grupe njihen si grupi i Sarajit dhe Gërçecit dhe grupi i Çairit dhe Haraçisë, emrat e të cilëve rrjedhin nga vendbanimet në Shkup. Sipas Gjurcinovski, këto grupe po synojnë që të marrin kontrollin e territorit të kryeqytetit për të shitur lëndë të ndryshme narkotike dhe për të kryer vepra të ndryshme joligjore.

“Për çdo ditë paraqiten struktura të reja kriminale. Kur them të reja, mendoj për nga mosha (e anëtarëve të këtyre grupeve), të cilët duan ta marrin territorin për shitjen e narkotikëve. Më duhet të theksoj se Shkupi dita-ditës po shndërrohet në një qytet me shumë interes, sa i përket cilësisë së lëndëve narkotike”, thekson ai.

Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2020, pas shpërthimit të pandemisë, është ulur për dyfish numri i veprave penale dhe vrasjeve.

“Numri i vrasjeve gjatë vitit 2020 është ulur për 59 për qind, krahasuar me një vit më herët”, thonë nga MPB-ja. Sipas këtij institucioni, gjatë vitit 2019, në Maqedoni të Veriut ishin kryer 22 vrasje.

Ekspertët e sigurisë thonë se pavarësisht se është ulur numri i krimeve, shqetësues mbetet fakti se shumë raste mbeten të pandriçuara, veçanërisht, autoritetet dështojnë që të zbulojnë se kush janë porositësit e vrasjeve.

Qebir Avziu, ish-zyrtar i lartë në MPB, thotë se është e kuptueshme që është e vështirë që të ndriçohen vrasjet, pasi pas tyre qëndrojnë organizata kriminale, që sipas tij, kanë një organizim të mirë.

“Zbardhja e këtyre vrasjeve është një punë më e ndërlikuar dhe më delikate, pasi mënyra se si kanë vepruar organizatat, duket qartë se këto vrasje kanë qenë të planifikuara dhe organizuara mirë. Unë mendoj se shteti ka informacione se kush qëndron pas këtyre vrasjeve, por vetë mënyra e ndriçimit dhe zbulimit të rastit do të marrë një kohë më të gjatë dhe kjo nuk do të thotë se do të zbulohet kush është autori, pasi pas këtyre vrasjeve, është e qartë se qëndron një grup apo një organizatë e tërë”, thotë ai.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Мальчик потерял память и поседел из-за занозы в ноге

Турэксперт Ансталь рассказала о частых причинах отказа в шенгенской визе

Легковушка слетела в кювет под Москвой, погиб подросток

Нарколог Холдин: курение сокращает жизнь на 7–15 лет

Музыкальные новости

Рады познакомить вас с артистами цирка Бурятии: Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия

Театр и дети, Культура и Россия: интервью артиста госцирка Бурятии Саяна Дондокова

Яндекс Погода выяснила, как за последние 30 лет изменились майские заморозки

В Ульяновске разыграли «Кубок военной разведки»

Новости России

Нарколог Холдин: курение сокращает жизнь на 7–15 лет

Легковушка слетела в кювет под Москвой, погиб подросток

"Спартак" и "Краснодар" объявили стартовые составы на матч чемпионата России

Российское высшее образование — одно из лучших в мире, заявили в правительстве Вьетнама

Экология в России и мире

Мозговой имплантат Neuralink Илона Маска устраняет первую серьезную неисправность: что пошло не так?

Первый лазертаг на Самуи

Сервисное локомотивное депо «Иваново» реализует программу по замещению импортных деталей и узлов аналогами отечественного производства для тепловозов серии 2ТЭ116УД

Мини-конференция по продвижению дизайнеров DesignBlogFest 2024

Спорт в России и мире

Хачанов победил Шевченко во втором круге турнира ATP в Риме

Теннисист Хачанов вышел в третий круг "Мастерса" в Риме

Россиянки Аванесян и Блинкова вышли во второй тур турнира в Риме

Потапова проиграла Остапенко во втором круге турнира WTA 1000

Moscow.media

Магазин приложений Xbox появится на iOS и Android

Первый мозговой чип Neuralink Илона Маска столкнулся с проблемами

АвтоВАЗу не хватает рабочих для выпуска Ларгусов. На завод привлекают вахтовиков

Военные следователи навели порядок на Братской могиле воинов 35-й береговой батареи в Севастополе











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Российское высшее образование — одно из лучших в мире, заявили в правительстве Вьетнама

Турэксперт Ансталь рассказала о частых причинах отказа в шенгенской визе

Деньги начали "гореть": россиян призывают спасать свои сбережения

Легковушка слетела в кювет под Москвой, погиб подросток