Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Bullgaria i bën thirrje Rusisë të ndalë fushatën e spiunimit

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i bëri thirrje Rusisë të ndalë fushatës e spiunimit ndaj vendit të tij. Deklarata u bë një ditë pasi autoritetet bullgare shkatërruan një grup spiunimi, që i dërgonte sekrete ushtarake Rusisë.


Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.


Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës ushtarake dhe të tanishme, për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO-n dhe Bashkimin Evropian në Ambasadën Ruse në Sofje.


Nën akuzat e spiunimit, që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse.


"Mund të lind nevoja që prap të deklarojmë si të padëshiruar diplomatët rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunimin në Bullgari", tha Borisov.


"Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm", shtoi ai.




Ambasada e Rusisë në Bullgari mohoi pretendimet e spiunimit. Zyrtarët rusë thanë se kjo është një përpjekje për të dëmtuar dialogun ruso-bullgar.


Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Rusia është partneri kryesor energjetik i vendit.


Shtetet e Bashkuara dhe Britania thanë më 20 mars se qëndrojnë me Bullgarinë kundër veprimtarive "malinje" të Rusisë.


"Bullgaria është një vend mik, aleat i NATO-s dhe partner. Ne jemi duke vëzhguar me vëmendje hetimin bullgar mbi një rrjet të dyshuar spiunimi rus. SHBA-ja mbështet fuqimisht sovranitetin e Bullgarisë dhe qëndron me bullgarët kundër këtyre aktiviteteve malinje në territorin e tyre", zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në Twitter.


Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab, përmes një deklarate dënoi "veprimet armiqësore" të Rusisë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus