Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Merkel do të kërkojë zgjatjen e masave kundër pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kërkon të zgjasë kufizimet për të prandaluar përhapjen e koronavirusit deri në muajin prill, raporton AFP, duke cituar një dokument qeveritar.


Diskutimet e kancelares Merkel me udhëheqësit e landeve do të zhvillohen të hënën (22 mars). Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Agjencia DPA raporton se për shkak të kësaj situate, Qeveria mund të marrë masa shtesë të izolimit.




Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100.000 banorë për të gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9, tha të dielën Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI). Tejkalimi i shifrës 100 shpesh do të thotë se rregullat kundër pandemisë duhet të fuqizohen. Për shembull, të premten, autoritetet në qytetin e Hamburgut shtrënguan masat e kontrollit pasi niveli shtatë-ditësh u rrit mbi 100. Tani ky rajon është në një bllokim shumë më të ashpër. 


Të dielën (21 mars) u raportuan 13.733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10.790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja të lidhura me sëmundjen COVID-19, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima.


Sipas RKI, që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 2.659.516 raste me koronavirus. Numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi shumë raste të të infektuarve nuk zbulohen.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus