Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ambasadori rus në SHBA mbërrin "për konsultime" në Moskë

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthye për konsulta në Moskë më 21 mars. Rusia, e tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington, më 17 mars, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një interviste e quajti “vrasës” homologun e tij rus, Vladimir Putin.


Deklarata e Bidenit nxiti reagimin e Putinit i cili tha se ai uron homologut amerikan “shëndet të mirë” duke shtuar se “njerëzit kanë prirje të iu referohen tjerëve ashtu siç e shohin me të vërtetë veten e tyre”.


Intervista e Bidenit u transmetua vetëm pak kohë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregon se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”. Kremlini menjëherë pati mohuar gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin "absolutisht të pabazuara".




Ambasadori rus, Anatoli Antonov, iu tha agjencive se do të qëndronte në Moskë "sipas nevojës" dhe se ishin caktuar disa takime.


"Pala ruse gjithmonë ka theksuar se ne jemi të interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në të njëjtën masë si kolegët tanë amerikanë", u citua ai nga agjencia TASS.




Moska rrallë i kthen ambasadorët. Herën e fundit që Rusia ktheu ambasadorin e saj në SHBA ishte në vitin 1998 për shkak të një fushate bombardimesh në perëndim të Irakut.


Në vitin 2014, pasi SHBA-ja tha se Rusia do të përballej me pasoja për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina, presidenti Putin u përmbajt nga tërheqja e ambasadorit në SHBA, duke thënë se kjo masë është një "mjet i fundit".

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus