Мы в Telegram
Добавить новость

Путин: Белоруссия присоединится к РФ на втором этапе учений по использованию ТЯО

Проект «Книга памятников-героев Москвы» пополнился новыми историями

В Серпухове состоялась акция «Синий платочек»

Депутат Мособлдумы посетил митинг в честь Дня Победы в Богородском округе



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Lëvizja e Navalnyt has në pengesa serioze për shtrirje në Kaukazin Verior

Lëvizja e Navalnyt has në pengesa serioze për shtrirje në Kaukazin Verior

Kur ekipi i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny tentoi që të hapte një zyrë në kryeqytetin e Republikës së Kaukazit Verior të Dagestanit, shumë ngjarje pasuan menjëherë.

Lajmi për këtë plan u publikua në mediat lokale më 19 shkurt. Një natë më vonë, një grup i panjohur sulmuesish, e morën koordinatorin rajonal të Navalnyt, Ruslan Ablyakimov, në një vend mbi qytet dhe e rrahën në mënyrë të egër.

“Ata pastaj më ngritën lart dhe me pyetën: ‘Çfarë po bën këtu? Pse ke ardhur nga Moska?’ Unë nuk u përgjigja dhe ata vazhduan të më rrihnin. Ata dëshironin të më hidhnin nga lartësia, por lideri i tyre i ndaloi”, i tha Ablyakimov, shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë.

Më 21 shkurt, ekipi i Navalnyt bëri të ditur se e kishte shtyrë planin për hapjen e zyrës në Dagestan. Pronari i objektit ku do të hapej zyra, befas ishte tërhequr nga marrëveshja për lëshimin e zyrës me qira. Ablyakimov u largua nga Republika e Dagestanit për në një lokacion të pazbuluar në Rusi, duke i thënë ueb-faqes The Caucasus Knot se ai po “përcillej 24/7”.

Edhe pse ekipi i Navalnyt për një kohë të gjatë kishte paralajmëruar ambiciet për t’u shndërruar në një lëvizje të vërtetë opozitare kundër sundimit të gjatë autoritar të presidentit rus Vladimir Putin, kjo lëvizje nuk arriti që të shkelë në rajonin e Kaukazit Verior. Zyra e saj në jugun më të lartë në Rusinë Evropiane është në Krasnodar: zyra e saj në Stavropol që është pjesë e Distriktit federal të Kaukzait Verior ishte mbyllur në gusht të vitit 2020.

Në vitin 2017, kur grupi i Navalnyt zgjeroi ndjeshëm rrjetin rajonal, vetë Navalny asnjëherë nuk udhëtoi më larg në jug sesa në qytetin Volgograd. Koordinatori i tij rajonal, Leonid Volkov, preu shiritat e hapjes së zyrave në Stavropol dhe Krasnodar.

Kur u pyetën pse rezistenca ndaj lëvizjes së Navalnyt duket shumë më e fortë në Kaukazin e Veriut sesa në shumicën e pjesëve të tjera të Rusisë, mbështetësit e tij japin disa shpjegime.

“Janë disa arsye”, tha Tatyana Ginberg, ish-udhëheqëse e zyrës së Navalnyt në Stavropol.

“Popullata e Kaukazit të Veriut varet më shumë se pjesa tjetër e vendit nga pagat e sektorit buxhetor dhe përfitimet nga burokratët vendas. Gjithashtu, shoqëria është më tradicionale këtu dhe aktivistët bien nën presion nga miqtë dhe të afërmit që nuk i kuptojnë pikëpamjet e tyre politike. Mosndëshkimi i forcave të sigurisë është dukshëm më i madh këtu sesa në pjesët e tjera të Rusisë. Njerëzit thjesht nuk duan të përfshihen në politikë. E gjitha kjo do të thotë që këtu ka më pak zyra dhe protesta më të vogla në mbështetje të Navalnyt”, tha Ginberg.

Por, vrojtuesit e tjerë ia atribuojnë mungesën e mbështetjes direkt Navalnyt, për shkak të refuzimit të tij që të heqë dorë nga qëndrimet e mëhershme për nacionalizmin rus.

“Aleksei Navalny nuk ka marrë mbështetje të gjerë në Kaukazin Verior për arsye të njëjta që edhe Partia Liberal Demokratike e Rusisë ose partia Rodina nuk kanë marr këtë mbështetje”, tha Anton Chablin, analist për zhvillim rajonal tek organizata Akcent, duke i lidhur këto parti me programe nacionaliste.

“Arsyeja është ultra-nacionalizmi”, tha Chablin.

Ruslan Mutsolgov, udhëheqës i partisë liberale Yabloko në Ingusheti shton se përpjekjet e Navalnyt për të prezantuar veten si luftëtar kundër korrupsionit nuk kanë arritur të depërtojnë në Kaukazin Verior, që është njëri nga rajonet më të korruptuara të Rusisë.

“Ka numër të madh të rasteve të korrupsionit këtu dhe shkalla e korrupsionit është më të vërtetë e tmerrshme”, tha Mutsolgov.

“Ne mund të flasim për figura të korrupsionit në Kaukaz dhe lidhjen tyre direkte me nivelin federal, që është në masë të madhe përgjegjës për lulëzimin e korrupsionit në rajonin tonë. Ndoshta, vëmendja e vogël që Navalny i ka kushtuar problemeve në Kaukaz dhe qëndrimet e qarta anti-Kaukaz e kanë zbehur autoritetin dhe popullaritetin e tij këtu”, theksoi Mutsolgov.

“Sepse në fund të fundit, në Kaukazin Verior njerëzit të gjykojnë jo vetëm për punën që bën, por edhe për personalitetin, pikëpamjet dhe deklaratat e tij po ashtu”, shtoi ai.

Konsulenti politik me qendër në Moskë, Dmitry Fetisov pajtohet se Navalny ka dështuar që të paraqesë një agjendë tërheqëse për Kaukazin Verior.

Puna e Navalnyt që ekspozon korrupsionin në pjesë të tjera të Rusisë "është plotësisht e parëndësishme për nevojat dhe gjendjen shpirtërore të popullsisë lokale”, tha Fetisov, duke shtuar se vendasit në Kaukazin e Veriut, janë të mbizotëruar nga lajmet e mediave shtetërore që e prezantojnë Navalnyn si një " agjent i Departamentit amerikan të Shtetit".

"Ne kemi situatën unike, kur në rajonet e Distriktin Federal të Kaukazit Verior niveli i korrupsionit është jashtëzakonisht i lartë, por atje imazhi i Navalnyt si kundërshtari kryesor i korrupsionit nuk ka fituar mbështetje”, shtoi ai.

"Ai ka një imazh negativ. Përpjekjet e autoriteteve lokale nuk janë vërtet të nevojshme, pasi që vetë njerëzit vendas do të bëjnë presion ndaj mbështetësve të tij", tha Fetisov.

Grigory Kisisov, drejtori i Qendrës për Kërkime Politike dhe Teknologji në Krasnodar, pajtohet që një pjesë e konsiderueshme e publikut në rajon ende e shikon Navalny përmes prizmit të deklaratave të tij të kaluara nacionaliste, duke e parë atë si "një shovinist dhe mbrojtës të një fuqie perandorake dhe metodat e bazuara në forcë për transformimin e Kaukazit”.

Ai vlerëson se Navalny nuk ka bërë sa duhet për të bindur njerëzit në rajon se ai ka lëvizur vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme në të majtë, duke u bërë praktikisht "një socialdemokrat" i cili është i preokupuar me çështjet e drejtësisë sociale dhe duke hequr kontrollin qeveritar në jetën e qytetarëve të zakonshëm.

“Të gjitha këto tema janë të rëndësishme për njerëzit e Kaukazit”, shtoi Kiselyov.

Megjithatë, siç vlerëson analisti Chablin, njerëzit në Kaukazin Verior “reagojnë në mënyrë negative ndaj çdo paragjykimi për identitetin e tyre etnik apo fetar”.

“Kjo është arsyeja pse deklarata e Navalnyt për myslimanët dhe Kaukazin e lënë në hije iniciativën e tij për hetime kundër korrupsionit”, tha Chablin.

Përgatiti: Shkumbin Ahmetxhekaj

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Сколько стоит отдохнуть один день в Туле

Президент Белорусии указал на ненужность доллара и евро во многих странах

«Все подчинено целесообразности»: куда привели Николая Бухарина его идеи о формировании «нового человека» и «новой морали»

LILA и проект Munterra открыли арабский лаундж в центре Москвы

Музыкальные новости

Bungie continues recent streak of Ws by making most Destiny 2 expansions free to everyone

Одна из целей неофашистского Азербайджана - уничтожение Христианства

Росгвардейцы стали победителями на областных соревнованиях Динамо

ХК «Балашиха» стал обладателем Кубка Владислава Третьяка

Новости России

73-летняя мама певицы Натальи Фриске похвасталась растяжкой

LILA и проект Munterra открыли арабский лаундж в центре Москвы

"Лето подложит нам всем свинью": новый прогноз метеорологов

Сколько стоит отдохнуть один день в Туле

Экология в России и мире

Осторожно, токсично: Доктор Кутушов рассказал о вреде красителей для яиц

Владимир Брилёв: «Концерт, посвященный Великой Победе, стал доброй традицией для творческого объединения «Хрустальное соZVездие».

Звуковая щетка Revyline RL060 Blue и паста Revyline Smart заказать в Ростове-на-Дону

Певец Сергей АРУТЮНОВ и солистка группы Демо - встречаются, или просто выпустили совместный хит “Солнышко”? Разлад АРУТЮНОВА и Маши Малиновской?

Спорт в России и мире

Греческий теннисист Стефанос Циципас поблагодарил мать за советское воспитание

Елена Рыбакина напугала болельщиков перед защитой титула

Шнайдер вышла в третий круг турнира WTA-1000 в Риме, победив Самсонову в российском дерби

Стало известно, с кем сыграет Вероника Кудерметова во втором круге турнира WTA-1000 в Риме

Moscow.media

Шествие "Бессмертный полк "- подлинное народное единение

Анна Данилова дала старт Всероссийской акции "Синий платочек Победы" 2024 на станции метро Курская

В рубрике «Я - артист цирка Бурятии» Саян Дондоков - Театр и дети, Культура и Россия, национальный проект

Откровение артиста госцирка Бурятии Саяна Дондокова - Театр и дети, Культура и Россия, интервью











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Президент Белорусии указал на ненужность доллара и евро во многих странах

Тульский «Экспресс Офис» вышел в плей-офф Континентальной футбольной лиги

Умка помог русским. Bild "разоблачил" собаку Лукашенко

Участница парада Победы потеряла туфельку во время шествия в Перми