Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Fauci: SHBA-ja do t'i bashkohet programit COVAX për shpërndarjen e vaksinave

Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX.


Kështu i tha Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci.


Ky vendim u mirëprit nga shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.


"Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t'u bashkuar me programin COVAX “, tha përmes një video adresimi Fauci.




Përmes programit COVAX, dërgesa e parë e vaksinave në vendet e varfëra pritet të bëhet në muajin shkurt. Edhe Kosova synon të marrë vaksina nga ky program.


OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të varfëra.


Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH-në dhe njoftoi për procesin e tërheqjes nga kjo organizatë deri në korrik të vitit 2021.  Por, administrata e presidentit Biden ka vendosur të qëndrojë si anëtare në këtë organizatë.


Trump e ka akuzuar OBSH-në se nuk ka menaxhim të mirë dhe se e ka ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave për shpërthimin e koronavirusit, në fund të vitit 2019.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus