Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ambasada gjermane në Kosovë pret zgjedhje të besueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë “organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente” dhe “në përputhje me standardet ndërkombëtare”.


Komentet e tij në Twitter vijnë në ditën kur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, akuzoi, siç u shpreh ajo, “burrat e politikës” për kërcënime kundër saj.


Daka tha se kërcënimet janë bërë pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për moslejimin e 47 kandidatëve për deputetë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak të problemeve me ligjin.


Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim dhjetorin e kaluar që të gjithë personat që janë të dënuar për vepra penale në tre vjetët e fundit, me vendim të formës së prerë, ta kenë të kufizuar të drejtën për t’u certifikuar si kandidatë për deputetë.


Duke folur në një konferencë për media të enjten, Daka nuk tregoi se nga cilat parti ka marrë kërcënime.


Video:




Ambasadori gjerman tha se procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në zhvillim dhe se këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese.


"Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje që ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje" , tha ambasadori Rohde.


Në zgjedhjet e 14 shkurtit, për pjesëmarrje kanë kandiduar 28 subjekte politike me 1,080 kandidatë për deputetë.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar më herët se subjektet politike apo kandidatët që nuk certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, mund të bëjnë ankesa deri më 31 janar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus