Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Hungaria, e para në BE që miraton vaksinën ruse

Hungaria është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që i ka dhënë miratimin paraprak vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V.


Të enjten, shefi i stafit të kryeministrit Viktor Orban konfirmoi se autoritetet shëndetësore i kanë dhënë dritën jeshile edhe vaksinës ruse, edhe vaksinës së zhvilluar nga kompania britanike AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.


Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar rreth dërgesave dhe shpërndarjes.


Rezultatet e hershme të testimeve të vaksinës Sputnik V kanë treguar se efikasiteti i saj është mbi 90 për qind.


Zyrtarët shëndetësorë hungarezë ndodhen po ashtu në Pekin, për bisedime me autoritetet atje rreth miratimit dhe shpërndarjes së rreth një milion dozave të vaksinës kineze kundër koronavirusit Sinopharm.


Sinopharm tashmë po përdoret në Serbinë fqinje.


Sinopharm, kompani shtetërore kineze, ka thënë muajin e kaluar se vaksina e saj është 79% efektive - më pak se ato të kompanive amerikane Pfizer dhe Moderna.


Por, kryeministri i Hungarisë ka thënë se mënyra e vetme që vendi t’i përmbushë kërkesat për vaksinim - marrë parasysh shpërndarjen e ngadalshme "zhgënjyese" të vaksinës Pfizer - është duke blerë vaksina nga Rusia dhe Kina.


Imunizimi kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian ka nisur në fund të dhjetorit me vaksinën që kompania amerikane Pfizer ka krijuar në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.


Procesi, megjithatë, është kritikuar për ritëm të ngadalshëm.


Në fillim të janarit, BE-ja ka miratuar edhe përdorimin e vaksinës Moderna, ndërsa AstraZeneca ka aplikuar tashmë për autorizim.


Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se opinionin për vaksinën AstraZeneca mund ta lëshojë deri më 29 janar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus