Мы в Telegram
Добавить новость

Синоптик Шувалов рассказал, как долго продержится похолодание в Москве

ТАСС: активисты устроили пикет у здания суда, заседающего по делу Евгении Гуцул

Экс-прокурор РФ Скуратов считает, что дело об убийстве Листьева еще можно раскрыть

Звезда «Пацанок» устроила дебош на концерте в Москве: видео



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Një qeveri e fortë për përballje me sfidat e rënda

Një qeveri e fortë për përballje me sfidat e rënda

Kosova do të ballafaqohet me një mori sfidash gjatë vitit 2021 dhe ato do të nisin që me fillimin e vitit, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, mbajtja e të cilave pritet të shpallet së shpejti, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike Donika Emini dhe Agon Maliqi.

Sipas tyre, qeveria e re e vendit, e cila pritet të dalë pas këtyre zgjedhjeve, do të trashëgojë sfidat dhe problemet që ka vendi, me të cilat janë përballur edhe tri qeveritë paraprake, qoftë në planin e brendshëm, qoftë në atë të jashtëm.

Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ra pas dorëheqjes së tij në gushtin e vitit 2019. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, u rrëzua pas mocionit të mosbesimit në fund të marsit të vitit 2020. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 21 dhjetor, 2020 e  shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Sfida për krijimin e qeverisë, ngritja ekonomike dhe politika e jashtme

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos, thotë për Radion Evropa e Lirë se problemet me të cilat janë ballafaquar tri qeveritë e kaluara, vazhdojnë të jenë ende sfida, sikurse lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi ekonomik, por edhe dialogu me Serbinë. Për më shumë, sipas saj, këtyre problemeve u është shtuar edhe rimëkëmbja ekonomike e vendit nga pasojat e pandemisë së koronavirusit, si dhe sigurimi i vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.

Por, për t’i adresuar të gjitha problemet, siç thotë ajo, fillimisht vendit do t’i nevojitet formimi i qeverisë së re menjëherë pas zgjedhjeve, gjë që sipas saj do të jetë sfidë më vete. Kohëzgjatja e formimit të qeverisë, sipas Eminit, i mban pezull jo vetëm funksionimin e brendshëm të Kosovës, por edhe dialogun me Serbinë.

“Qeveria e re, për t’u krijuar, mund të jetë sfidë për shkak të polarizimit të brendshëm të elitës politike në Kosovë. Nuk mbaj mend që ka pasur polarizim më të skajshëm të elitës politike. Kjo është vërejtur që nga marsi, kur është rrëzuar qeveria e (Albin) Kurtit. Pastaj kjo ka vazhduar dhe kemi pasur edhe opozitë të fragmentuar, mirëpo kemi pasur edhe qeveri me partnerë të koalicionit, të cilët kanë qenë të fragmentuar dhe që kanë diskutuar dhe kanë punuar me drejtime krejtësisht të kundërta prej njëri-tjetrit. Me krejt këtë konstelacion, do të jetë problem formimi i koalicionit të ardhshëm apo edhe gjithë procesi zgjedhor do të jetë sfidues”, tha Emini.

Ajo ka shtuar se sfidën për formimin e qeverisë së re do ta komplikojë edhe më shumë çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit, gjë që do t’i përplasë, por edhe do t’i detyrojë për pazare politike partitë që do të luftojnë për pushtet.

Partitë politike, të cilat deri më tash kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, gjithashtu në vazhdimësi kanë debatuar, por edhe polemizuar lidhur me mënyrat e zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale që i ka shkaktuar vendit përballja me pandeminë e koronavirusit. 

Analisti Agon Maliqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë që pavarësisht se kush do ta drejtojë vendin, përballë do ta ketë pikërisht këtë sfidë, por edhe politikën e jashtme të vendit, e që nënkupton, dialogun me Serbinë.

“Mendoj që urgjente, mbi të gjitha, është kriza ekonomike. Nevojitet një stimulues dhe një energji aq e madhe në ekonomi, për të përmbysur dinamikën dhe psikologjinë e recesionit. Kjo është mbi të gjitha. Pastaj, në momentin që arrihet një lloj i stabilizimit të ekonomisë – ndonëse dyshoj se do të ketë – padyshim që në agjendë do të na vijë, ndonëse jo menjëherë, çështja e dialogut me Serbinë, si dhe le ta quajmë edhe më gjerësisht, perspektiva e Ballkanit dhe e Kosovës në arkitekturën e re të Ballkanit”, theksoi Maliqi.

Zhvillimet në dialogun e Brukselit, përcaktuese për zhvillimin e Kosovës 

Analistja Emini thotë se megjithëse dialogu, sipas saj, është shkaktari kryesor për rrëzimin e qeverisë paraprake, të Albin Kurtit. Por, që atëherë, siç thekson ajo, nuk është parë ndonjë përparim në këtë proces të zhvilluar në Bruksel, përveç nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator në Uashington. 

Procesi i dialogun në Bruksel, sipas Eminit, pavarësisht shtysës që potencialisht mund t’ia japë zgjedhja e Joe Bidenit për president të Shteteve të Bashkuara, do të jetë sfidë , për shkak se problemi kryesor, për të cilin është diskutuar gjatë gjashtë muajve të fundit, është çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pra, qeverinë e re e pret një pikëpyetje e madhe që ndërlidhet me Asociacionin. Nëse kryeministri i ri dhe qeveria e re nuk mund ta adresojnë këtë çështje dhe dialogu të bllokohet në Bruksel, kjo do të thotë bllokim edhe për zhvillimin e Kosovës si shtet, brenda dhe jashtë. Dihet mirë që dialogu ka ndikim të dëmshëm, jo vetëm në mënyrën se si Kosova shihet nga jashtë, por edhe se si funksionon brenda”, vlerësoi Emini.

Analisti Maliqi shpreh mendimin që perspektiva evropiane për rajonin e Ballkanit është zbehur dhe  administrata e presidentit amerikan Biden, së bashku me BE-në, mund të kërkojnë zgjidhje të ndërmjetme të tipit të tregut rajonal. Sipas tij, Kosova menjëherë do të përballet me sfidën e tillë dhe siç thotë ai, Kosova këtë duhet ta shohë mbase si mundësi për ta zgjidhur çështjen me Serbinë. Ai vlerëson që një prej arsyeve kryesore se pse është bërë e pamundur zgjidhja e problemit përmes dialogut në Bruksel, është fakti se Serbia nuk ka perspektivë evropiane në afat të shkurtë.

“Ndërkohë e dimë që Kosova nuk ka mundësi, përbrenda, për ndonjë lloj kompromisi, të cilin e kërkon Serbia prej Kosovës. kështu që, mbase kjo korniza e tregut rajonal, në bashkëpunim me aleatët, mund të shfrytëzohet si mjet për detyrimin e Serbisë për njohjen e Kosovës ose zhbllokimin ndërkombëtar të saj. Kosova do të përballet me këtë sfidë, por ajo duhet të jetë proaktive në definimin e kësaj nisme rajonale. Këtë gjë nuk do të mund ta bëjë me qeverisje kaotike ose me qeverisje edhe më kaotike se që ka qenë kjo deri më tash, po as me qeverisje populliste dhe refuzuese ndaj aleatëve perëndimorë”, u shpreh Maliqi.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka zhvilluar diskutimet me partitë politike, për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, Emini dhe Maliqi, kanë vlerësuar se për t’u përballur me sfidat që e presin Kosovën gjatë vitit 2021, qeveria e ardhshme që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të ketë kapital politik, gjë që nënkupton vota të mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës dhe vullnetet të mjaftueshëm politik që t’i shtyjë përpara proceset. Ky kapital politik, sipas tyre, deri më tash, u ka munguar tre qeverive, në dy vjetët e fundit. Siç kanë theksuar ata, në rast se vendi sërish do ta ketë një qeveri të brishtë, si dhe opozitë, e cila nuk lejon hapësirë për arritjen e konsensusit politik për çështje të rëndësishme, atëherë vendi nuk do të mund të përballojë asnjë nga sfidat e mëdha që e presin.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Продвижение новой музыки и ваших хитов на радио и в интернете

В воздухе запахло поджаренным на сковороде Абрамовичем – все в ожидании

Операция "Кольцо" как прецедент этнических чисток в Арцахе

«Раз в сто лет они приходят». На Поклонной горе выставили трофейную технику

Музыкальные новости

Якубко: в декабре все опять будут плеваться от календаря РПЛ, но это легко можно исправить

Куда поехать на майские праздники в России: топ-7 направлений

Вечная любовь Валерия Гаркалина

VIII Международный кинофестиваль «17 мгновений…» имени Вячеслава Тихонова объявил победителей

Новости России

Бывшая не вышла из игнора Вот почему игнор не эффективен РАБОЧИЙ метод ВОЗВРАТА бывшей

Рогов: российские силы освободили Работино

Ефимов: почти 4 млн кв. м жилья по программе реновации возведут в рамках 41 проекта КРТ

Спортивный марафон «Сила России» пройдет в Химках летом

Экология в России и мире

Серфинг в России 2024: места, где можно поймать волну

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)

Что будет, если есть яйца каждый день: 15 научных фактов

Природа России 81

Спорт в России и мире

Прямая трансляция матчей Рыбакиной и Путинцевой за выход в 1/8 финала турнира в Мадриде

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 

Шикарный и практичный стиль Елены Джокович из базовых вещей

Moscow.media

Ученые обнаружили ранний признак рассеянного склероза

Google закрыл дыру в системе безопасности Android TV

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)

Музеи Твери. Лисичкины сказки











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Тренер «Родины» заявил о давлении на команду в связи с возможным выходом в РПЛ

Праздничные мероприятия в Орле с 1 по 5 мая

«Мир квартир»: стоимость однокомнатных квартир-студий пошла на спад в России

Игнатьев покинул «Железничар»