Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Arrestohet bosi shqiptar i një rrjeti të drogës në Evropë

Policia gjermane tha se ka shkatërruar një rrjet të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtues të rrjetit.


Operacioni i kryer nga policia belge, pas një njoftimi nga hetuesit gjermanë, çoi në arrestimin e një shqiptari, 34 vjeç dhe një letonezi, 35 vjeç, të cilët janë "ndër bosët më të mëdhenj të drogës në Evropë", tha policia gjermane në një deklaratë.


Të kontaktuar nga AFP, policia dhe prokurorët belgë nuk pranuan të komentojnë.


Policia kishte bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar. "Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë janë sekuestruan", shtoi policia gjermane.




Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pasi në vitin 2017 zbuluan 200 kilogramë kokainë të fshehura kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburgut para se të shpërndahej në Gjermani.


Katërmbëdhjetë persona u dënuan për këtë rast. Por, policia kishte vazhduar hetimet e saj në një përpjekje për të gjetur organizatorët e rrjetit të trafikut.


Dy bosët e drogës të arrestuar besohet të jenë shefat e një rrjeti shqiptar në mbarë Evropën dhe luajtën një rol si ndërmjetësues midis karteleve të drogës në Amerikën e Jugut dhe blerësve evropianë të kokainës.


Ata ishin të vendosur në Belgjikë. Antuerp, porti i dytë më i madh tregtar i Evropës, favorizohet si një pikë kyçe për kontrabandistët e kokainës, për shkak të lidhjeve të transportit me Amerikën Latine.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus