Kosovë: 124 të infektuar me COVID-19, asnjë viktimë në 24 orë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 49 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,770.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,263 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 657 pacientë kanë vdekur.