Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Biden zotohet të bashkojë kombin dhe t'i japë fund "etapës së errësirës"

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pranuar edhe zyrtarisht emërimin e Partisë Demokratike si kandidat i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA me 3 nëntor.


Në fjalimin e tij, Biden u zotua t'i japë fund "ditëve kur Amerika i merr me të mirë diktatorët".


"Unë do të jem një president i cili do të qëndrojë me aleatët dhe miqtë tanë dhe do t'ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë, se ditët kur diktatorët janë marrë me të mirë kanë mbaruar", tha Biden në një fjalim brenda një salle boshe në qytetin e tij të lindjes së Wilmington , Delaware, në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të partisë, që u mbajt online.




Deklarata e tij kishte të bënte me perceptimin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka një miqësi me liderë, si presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.


Biden tha që ai po punon në një strategji kombëtare për të luftuar koronavirusin dhe do ta zbatonte atë në "ditën e parë", të presidencës së tij. Ai shtoi se ishte "e pafalshme" që politika e Trumpit kishte dështuar për të mbrojtur amerikanët nga virusi vdekjeprurës.




Biden gjithashtu u zotua të bashkojë vendin, i cili është shkatërruar nga protestat që kërkojnë drejtësi racore. Protestat u nixtën nga vrasjet e afrikanëve të paarmatosur nga oficerët e policisë.


"Këtu dhe tani po ju jap fjalën time, nëse më besoni presidencën, unë do të tërheq më të mirën në drejtim tonin dhe jo më të keqen", deklaroi Biden.


"Unë do të jem një aleat i dritës, jo i errësirës sonë. Të bashkuar ne mund dhe do ta kapërcejmë këtë etapë të errësirës në Amerikë", tha kandidati për presidenti i SHBA-së nga ana e demokratëve.


Pasi Konventa përfundoi punimet, fishekzjarret u ndezën jashtë në qiell, duke shënuar një arritje të madhe në karrierën politike të Bidenit, i cili edhe dy herë tjera ka synuar kandidaturën për president.


Bashkë me Biden, për postin e nënpresidentes kandidon, senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris.


Trump, 74 vjeç, do të riemërohet zyrtarisht si kandidati i Partisë Republikane gjatë Konventës Kombëtare Republikane javën e ardhshme.


Trump qëndron pas Biden në sondazhe pasi votuesit shprehin pakënaqësi lidhur me përgjigjen e administratës së tij ndaj pandemisë koronavirusit, e cila ka vrarë më shumë se 174,000 amerikanë, si dhe për padrejtësitë racore.




Presidenti zhvilloi një ngjarje fushate më herët në 20 gusht afër vendlindjes së Bidenit në Scranton, Pensilvani.


Trump tha se Biden përfaqëson të majtën radikale dhe paralajmëroi se nëse ai zgjidhet, taksat mbi të ardhurat personale në Amerikë do të rriten edhe më shumë si dhe trazira do të ndodhin në qytetet e mëdha.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus