Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Steve Bannon deklarohet i pafajshëm

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, i tha një gjykate në Nju Jork, se nuk është fajtor për akuzat se, ai dhe tre të tjerë mashtruan donatorët në një skemë fondesh në internet të njohur si "Ne ndërtojmë murin".


Prokurorët pretendojnë se ai dhe të tjerët "orkestruan një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë" në lidhje me fushatën e mbledhjes së parave në internet në kuadër të fushatës "Ne ndërtojmë murin".


Gjatë fushatës, u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë për të ndihmuar në ndërtimin e një muri përgjatë vijës kufitare SHBA-Meksikë.


Organizatorët e skemës u zotuan se 100 për qind e parave të dhuruara do të përdoren për ndërtimin e murit.


Ndërtimi i tij, ka qenë një premtim kyç i fushatës e presidentit, Donald Trump, në fushatën e tij më 2016.


Trump u distancua nga Bannon dhe projekti pasi u shpall aktakuza.


"Unë nuk jam marrë me të për një periudhë të gjatë kohore", tha Trump.


“Unë nuk isha i përfshirë në projekt. Nuk e di se kush ishte”, tha ai.


Personat tjerë të përmendur në aktakuzë janë Brian Kolfage, Andrew Badolato dhe Timothy Shea. Ata akuzohen se përdorën qindra mijëra dollarë për shpenzime personale dhe skema për të mbuluar krimet e tyre.


Bannon udhëhoqi fushatën presidenciale të Trump më 2016. Pasi Trump u zgjodh president, ai u bë këshilltar i tij.


Bannon u shkarkua nga pozita në gusht të vitit 2017.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus