Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Ministria e Arsimit në Kosovë propozon që viti shkollor të fillojë në shtator

Ministria Arsimit dhe Shkencës në Kosovë,  ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në  tri faza - më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator, ka thënë ministri i Arsimit Ramë Likaj, në mbledhjen e qeverisë se Kosovës të premtën. Miratimi i planit pritet të bëhet në takimin e radhës së Qeverisë.


Ai tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgaditur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19. Gatishmëria e drejtorive komunale të arsimit, sipas tij, është që nxënësit mësimin më 1 shtator të fillojnë në objektet e shkollave.


Ministri Likaj, poashtu kërkoi buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që përgatitjet për fillimin e mësimit të organizohen në mënyrën e duhur.


Kryeministri I Republikës se Kosovës, Avdullah Hoti, ndërkaq ka treguar mbështetjen e qeverisë sa i përket buxhetit të nevojshëm.


“Ju e dini se në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi ndarë 10 milion euro për fushën e arsimit, 10 milionë euro tjera shtesë kemi ndarë për komunat për çështjen e menaxhimit COVID-19 edhe për fushën e arsimit. Komunat kanë në dispozicion  edhe një shumë prej 29 milionë euro shtesë, që mund të përdoren për këto qëllime në rast se e shohin të nevojshme” tha Hoti.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1,000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator.




Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.


 


Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


Pastaj, Ministria e Arsimit vendosi që mësimi të vazhdojë nga distancë. Për klasat 1-9, mësimi është realizuar nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik, si dhe përmes kanalit të Ministrisë së Arsimit në YouTube.


Ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta, mësimi në distancë është zhvilluar në mënyrë të decentralizuar, ku mësimdhënësit ishin bartësit kryesor.e


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus