Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Vuçiq thotë se mund të ketë "një shtyrje të shkurtër" të takimit në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mundësinë e shtyrjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të mbahen më 2 shtator në Uashington të Shteteve të Bashkuara.


Ai tha se ende asgjë nuk është vendosur, por ka sinjale se mund të ketë një shtyrje “prej dy ditësh, ose diçka të tillë”.


Ai u tha gazetarëve se nuk e di se cilat tema do t'i paraqesin nikoqirët e takimit, përveç temave të ekonomisë, për të cilat tashmë janë informuar.


"Unë do të doja që të ishin vetëm tema ekonomike, nuk e di nëse do të paraqiten tema tjera, pasi për dialogun politik dhe çështjen e statusit është përgjegjës Bashkimi Evropian, por nuk e përjashtojmë mundësinë e ndonjë befasie”, ka thënë Vuçiq në Batajnicë, ku ai mori pjesë në një ushtrim të njësive të Forcave Ajrore të Ushtrisë Serbe.




Qeveria e Kosovës nuk ka informacione nëse takimi do të shtyhet. Xhavit Beqiri, keshilltar për media i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se "ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për mundësinë e shtyrjes së takimit".


Ndërkohë, presidenti i Serbisë tha se në asnjë rrethanë nuk ka mundësi që njohja e Kosovës të nënshkruhet në Uashington.


“Ne jemi përballur më gjëra të tilla, kur na është kërkuar të pranojmë diçka të cilën ne nuk mund ta pranojmë. Por, për këtë do të ju njoftojmë pas takimit në Uashington, nëse zhvillohet në këtë mënyrë, pasi ne nuk jemi lodër që të na lëviz dikush kur të mundet dhe si të dojë ”, ka thënë Vuçiq.




Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar të enjten ndaj deklaratës së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, tha se Kosova duhet të shkojë në Uashington më 2 shtator për një marrëveshje përfundimtare dhe për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.


Vuçiq ka thënë se Haradinaj mund ta kthejë avionin e tij menjëherë dhe të mos shpenzojë kerozinë, nëse shkon në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, sepse ai nuk do të jetë aty.


I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, më 14 gusht njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Administrata amerikane ka konfirmuar për REL se në këtë takim do të bisedohet për çështjet ekonomike.


Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur në Bruksel më 16 korrik të këtij viti.


Ky proces ishte pezulluar nga nëntori i vitit 2018, meqë autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në importet e Serbisë.


Kjo masë ka qenë e papranueshme për autoritetet serbe, derisa heqjen e saj më vonë e ka mirëpritur edhe faktori ndërkombëtar, me qëllim të rikthimit të dialogut.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus