Austria e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se veshja e maskave do të bëhet e detyrueshme që nga e premtja.
"Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri ", u tha Kurz gazetarëve.
Në këtë vend të Bashkimit Evropian aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës në transport publik dhe barnatore.
Austria ka rreth nëntë milionë banorë. Deri më tani ka raportuar më pak se 20,000 raste dhe 710 vdekje nga COVID-19. Por, numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.