Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kalon ndryshimin e ligjit për armët bërthamore

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ndaloi rifillimin e testimit të armëve bërthamore, duke miratuar një ndryshim në ligj.


Ndryshimi në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili ndalon përdorimin e çdo fondi për testimin e armëve bërthamore, u miratua me 227 vota për dhe 179 kundër.


Masa duhet të miratohet edhe nga Senati amerikan, përpara se të shkojë te presidenti Donald Trump për nënshkrim.


Shtetet e Bashkuara nuk kanë testuar armë bërthamore qysh në vitin 1992, edhe pse Washington Post ka raportuar në muajin maj se zyrtarë të lartë të administratës e kanë ngritur një mundësi të tillë.


Përfaqësuesja demokrate, Dina Titus, tha gjatë debatit se zyrtarët përgjegjës “nuk kanë identifikuar asnjë arsye teknike për të rifilluar testimin bërthamor nëntokësor”.


Republikanët, megjithatë, thanë se amendamenti ia lidh duart e SHBA-së, derisa vendet e tjera me armë bërthamore janë të lira t'i vazhdojnë provat.


“Sa më të vështirë ta bëjmë, aq më pak e besueshme bëhet mbrojtja jonë. Sa më pak e besueshme që është mbrojtja jonë, aq më shumë kundërshtarët tanë do të përpiqen të përfitojnë nga ne”, tha përfaqësuesi republikan, Mac Thornberry.


SHBA-ja i ka kryer më herët testet e armëve bërthamore në Nevada dhe Nju Meksiko.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus